Sonntag, 28. Januar 2018
Alketa Maksuti Beqari: NUSE DO T'MË SHOHËSH
Alketa Maksuti Beqari
NUSE DO T'MË SHOHËSH
Ti më dashuron, që nuse të jem në Kosovë
Ti e di sa shumë e dua Kosovën e bukur
ndaj si me mote të mësuan të sakrifikosh
e për Nënën biri, mundet bëhet fli, dashuron.
Ti më do, që nga toka e lashtë të më kesh
të dashurën tënde, të bëhesh deri në pafrymë
argati im, se në mijëvjeçarë të mësuan një grua
si ta duash deri në dhimbje, dhe palcën ta shkrish.
Ti verbërisht, marrëzisht, por i dëshirueshëm shpirtërisht
kokën time me kurrorë lulesh rugove do ta zbukurosh
trupin tim me fustan ndër fije ari të qëndisur do ta hijeshosh
se më ke dashurinë e hershme e të patjetërsueshme.
Ti , oh, Ti -
sa kohë ke që nuse do t'më shohësh - atje... n'Kosovën tonë!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen