Haxhi Muhaxheri dhe Basri Çapriqi |
Haxhi MUHAXHERI
TI DUHEJ TË IKJE, LUM MIKU...
Kur vjedhurazi ike drejt qiellit – mes yjesh
Emrin ta kemi parë gjithandej gazetave
Ku rrallë t'i lexuam vargjet – shumë rrallë
Disa ende i duan lajmet e zeza – medet
Ti duhej të ikje profesor
E bota ta mësonte se kishe shumë miq –
Tash e kuptuan se të kanë dashur
O zot – sa të vegjël jemi kur duhemi
E sa të mëdhenj kur urrehemi
Ti duhej të ikje –
Që ndonjë i marrë ta shkruante një fjalë morti
Apo ta thurte një këngë loti – për ta dëshmuar –
Sa shumë na duan – kur më t'mos jemi
Diellit po i bien dhëmbët nga mashtrimi
Ti duhej të ikje – lum miku
Lirisë vërtetë po i vjen era
Zorrët duam t'i nxjerrim prej të vjellurave
E heronjëve u ka hyrë lepuri në bark
Tash as kreshnikët pranojnë dalin nga legjendat
15.01.2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen