Montag, 8. Januar 2018

Haxhi Muhaxheri: AJO NUK I DO GJËRAT E VOGLA

Haxhi Muhaxheri


AJO NUK I DO GJËRAT E VOGLA

Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
të mëdha i ka ndjenjat bardhësitë

Edhe shtëpinë e do të madhe
me shtrat të gjerë perandorak
dritare të hapura pëplot me dritë
dhe burrin vigan... si perënditë

Eta është krejt botë në vete
në shpirt mban të gjitha mirësitë
dimension i panjohur lirie është ajo
e çilter madheshtore si republikë

Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
është Perendeshë ëdrrash që shndrit

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen