Nazmi Rudari |
E pash hënën që i ngjante vetullës tënde të shkëputur, në qiell praruar. Cili mallkim na ndiqte me shekuj. M´u kujtuan gjithë ata nizam. Vaji i tyre nëpër shekuj dhe letrat e tyre që u shkruan grave kur ikën. Të martohen më burra pleq ishte porosia. Duhej disi të siguroheshin trashëgimtarët. Dhe nuk prita të mendoja për takimet tona të para, as për puthjen e parë. Ulërita si ujku i vetmuar e i uritur asaj nate vere. Dhe ishte befasia më e këndshme e jetës tuaj besoj. Kështu disi më the kur më përcolle. Edhe sot e falënderoj Zotin që aq shpesh më përkrahu në qëllimet e mija. Te falënderoj ty e dashur për durimin që tregove. Edhe sot e kam të ëmbël at kujtim të jashtëzakonshëm. Atë natë vere kur ti po i qaje hallin një shoqes tuaj, që ishte një prej atyre turisteve të shumta të verës.
“Ti nuk e njeh atë mike. Unë i besoj shumë dhe jam i bindur se edhe në skaj tjetër të botës nuk do të më tradhtoj, e dua shumë. E ndiej secilën ditë më dukët se e kam pranë. E ndiej ngrohtësinë e tij dhe aromën e trupit të tij sa herë bie në shtrat. Është njeri i mirë. Është shpirtmirë. Jo moj mike nuk dorëzohemi ne. Nuk jemi aq të mallkuar. I qe dashur të iku jo për skamje, por se gjarpinjtë filluan të silleshin e pështilleshin nëpër skuta të errëta. Nuk mjafton dhembja për t´i ndal synimet e tyre gjakatare. Por ne nuk do ta lëmë Deçanin. Jo, jo asnjëherë!”
E mbaj mend kur u shfaqa befasishëm asaj nate vere dhe kur të thirra. “ O e lumja Herë, po me bë e më e pa burrin tënd a e kishe njohur. Fol moj zanë.
- K o s o v ë ! Mos bë shaka! E lumja unë e lumja! E lumja unë për natën e sotme! Ti flisje e nuk kishe fuqi ta bëje asnjë hap. Ishte kjo ëndërr që po frikoheshe se po lëvize e prishe!
Unë të mora dhe nisa të puthje e ti ende flisje më hënën. I luteshe ta ruante fshehtësinë e të mos ta prishte ëndrrën. Pak më vonë nisën të lëvizin edhe duart tuaja. Të qetësova ngadalë, krejt ngadalë dhe ne qëndruam në dritë të hënës, derisa na përpiu errësira...bashkë më hënën e lazdruar e të hollë si vetulla jote...
Pos unë e di sa hoqa të, të bindi se as ishte ëndërr e as Agoni! Në atë nate më hanë në shtëpinë tonë të re ishim pos unë dhe ti.
Isha ikur papritur, por u ktheva edhe më papritur. Ishin ata lot dëshpërimi. Kurse këso nate ishin lot gëzimi. E qartë ishte ikja ime në pakthim. Por edhe më i qartë ishte kthimi im. Nuk ka rrugë që nuk kthen kur do njeriu. Me thuaj sa fatlum isha unë që të kisha ty?
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen