Montag, 15. Januar 2018

Mmoza Rexhvelaj: Cikli poetik "Fluturoj në hapsirë"

Mimoza Rexhvelaj

KAM ME U STRUK

Kam me u struk
Nën gushën tande
kam me gjet streh
Aty ...
Ku pesha e botës
nuk mundet m'prek ...
Avujtë e nxetë
më ledhatojnë qënien.
Më mbëshjellin me mëndafshin
E dashnisë...
N'altarin e shpirtit
K'noj kangën e perënis,
E të falem ty
N' çdo frymë
Gjysma jeme.



Babit

Në kërkim të imazhit tënd,
Humba në skutat e rrudhave.
Varka letre mbyten në detin e syve . . .
Cigaren kafshon me buzët e trashura me kallo
Nga pauzat e gjata midis fjalëve
Dhe sapo kujtoj se po hy ne mendjen tënde
Filli këputet ,ne mbesim prap dy skaje.
Por, kur rrëshqas ndër valë e përplasem brigjesh. . .
Zëri yt më rri pas,më mbron shpatullat
'Boxh! Të ka babi djalë!'
Cila përendi ta bën udhëtimin të lehtë:
E uji, stuhisë,e luftes apo e mallit për te gjallët?
Numeroj hapat e tu të shpejtë
Nga dy e tre shkallë njëherazi,
Frymëmarrjen e zënë "mat" midis tyre,
Dhe fëmijen e zënë "mat" brenda burrit.
Në mbrëmjen e njomur nga vesa
Pres kthimin tënd ulur në prag
E njëjta perëndi që të merr prej meje,
Të kthen sërish tek unë, në Itakë.



Mam,Vangjeli Cufaj

A din se jam n'hakun tand
Çdo ditë lume
Se jam rrit larg e nuk të kam puth sa kam dasht,
Nuk të kam përqafua sa herë ma ka lyp shpirti.
Nuk kam ardh as me qajt në prehnin tand.
Kam krenari t'marrë
Zog rrebel ...
A thua si djali "plangprishës" të ngjaj ...?
Mam,
Kur t'i kam mshef gjanat
E të kam thanë se jam mirë,
nuk doja me lëndu ashtin,
Nuk mundem me fal vedin për shumëçka,
Por në hakun tand e di se jam
Çdo ditë lume.
Nuk të kam thanë një sekret
Ta kam mshef në pala të shpirtit
se je dashnia ma e madhe Mam
që njiri mundet me pas,
Sa herë thotë NANË!
Me fal Mam!
Me fal!

Jam erë
Eci udhës
Ku më shpien
Këmbët e mëndjes.
Hijeve
M'kafshojnë kujtime...
Eci si erë
E lehtë
E fortë
E stuhishme
Si uragan
Eci
Në erën e përjetësisë
Pa qënë e përjetshme.
Fluturoj në hapsirë
Horizonti
Është varri im...



Mbretëreshë pa mbretëri

Strukem
Gjeje ti se ku...
Gjej strehë
Nën gushën tënde
Ku rëndesa e akujve
Pupul shkabe më duket.
Avujt e tejdukshëm
Me ngrotësi rëre
Më ledhatojnë sedrën
E mbjellë me trëndafila.
Në altarin e shpirtit
Këndoj këngë epsh të përgjakura,
Pra të falem Mari
Unë mbretëresha e njëmijëmendtë
Anipse pa mbretëri.



Ndëshkim

Fjala jote nxorri dhëmbët
Të kafshojë lotin tim..
Harrimin të dhuroj si mallkim
Më të bukurin ndëshkim!

Asgjë e re në horizont
Asgjë e re në retinën e syve të mi
Veç fishkëllimës së fletës që kthehet,
Një monotoni flakëruese
Me avuj sokakësh dehet.
Meridianë të humbur
Si jastekë gjithë pluhur,
Sa e Anteut gjurma ime
E krahët e lehtë, si flutur.
Pentagrami i jetës sime përshkon kthesën e radhës
Me gjethe pa krahë por të fluturojnë dinë,
Minutat në vakum sajojnë katërorë të imët
Në një liman të zbrazët dikur mbrrijnë...
Ora mban frymën me ritmin e zemrës
Tinguj trishtimi buzëqeshjen ma dhunojnë,
Cepat e buzëve të etshme për puthje
Zot, më thuaj, si mund t’i durojmë?
E thënë tjetërsi
Në horizont shoh vetëm prapësi!

Për në Olimp rrugën ma tregove
Ëndrrat e dlira
Nën sqetullën tënde i struka,
Dhe gjakun në damarë
Më të kuq se rubinët e pata.
Më rrëshkiti vështrim tinëz
Përtej mbi shtratin e lumit
Në kërkim të Zeusit e graha
Tërkuzën e tundimit.
Mbi etjen e buzëve të tua
U shkriva si të isha bulëz vese,
Në qemerin e shpirtit tënd
Me skatul e pastrova honin
E hamëndjeve e mëdyshjeve
Që deri vonë nuk patën gjumë.
Për sa kohë rri në pritje
Me areolën e agimit të kuqërremtë,
Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë Pishtarin me flakë
E për në Olimp më prin.
............
Kur te bjèn bloza e nàts
ti qeshu,
kur te vijn dita te ndricoj' hana
qeshu shtegjeve te rrpinjta dhe ishujve,
qeshu me njat' djalosh t'marr'
qe t'dashunon,
por kur ti celsh syt'
edhe kur ti mbyllsh,
njateher kur hapat e mi t'lshojne
dhe kur kthehem prap,
merrma buken dhe ajrin,
driten dhe pranveren,
por kurre buzagazin tand
se pà te do te vdes!

(Pablo Neruda)



Flijim, përsiatje rreth këtej termi të diskutuar pambarimisht

E çmoj dhe një nderim e ka hak
Arratia jote drejt qiejve të lirisë,
Njeri që bëhesh fli e nga fija sak
Prapë kthehesh në pragun e shtëpisë.

Tigri i drejtësisë t’u vërsul tinëzisht
Të drejtën për të jetuar si mos ta kesh,
Qilimi i ndëshkimit i shtruar barbarisht
E kundërta e binomit: “Të jesh a t’mos jesh”!
Mos m’i mpreh dhëmbët dhe sot diktaturë
Kur e bindur je, se kafshimi s’ka strukturë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen