Shukrije Gashi |
Ne sheshin e patkojve
E di edhe neser
nuk do te vish
nuk te pelqene
qyteti ku nuk i njeh
me shoket
rrugicave me kallderm
jane zhdukur
ecjet vertikalisht
Ne sheshin e patkojve
heronjeve po u dhembin
syte nuk po duan
ta shohin serish
Kalin e Trojes dhurate
Nen çatine e Kosoves
ka zene vend harrimi
per endrren dje
te gjitha mengjeset
ofshajne njetrajtshem ne janar
nuk ke pse vjen me kurre miko
Qyteti yne jetone
vetem ne vargje
Ma shkund mordjen e harrimit
syte nuk po me bejne drite
Akilit thembra po i pikon gjak...
13 janar, 2018
MREKULLIA ANEMONE ME NENEN
Tek po ikte nata nga qielli mbrëmë
Ajo erdhi ne krah fluture
me lehtesi u pervodhe mbrenda
ne dhomen time
u fute n'shtroja nen lekuren time
ia nuhata pranine gjithandej
per nje çast u rrenqetha nga frika
se do te me ikte pa e shijuar
erën e perqafimit sikur valet e detit
kur nen diellin guldises kallnueri
na e perkedhelin fytyren tek lozin
me floket tona
e pastaj, shpejt e me duart qe m' dridheshin
nga malli u mbeshtolla me frymen e Saj
Nuk i hapa syte asnje sekonde
nga trishti se Ajo do te trembej
e shihja edhe me sy mbyllur tek me sodiste
ia ndjeva edhe ofshamat e prekjen e duarve
memzi u permbajta t'mos zhgrehesha ne vaj
ah Nene me foli shpirti nen heshtjen
qe nuk guxoi t'pelcet
Nuk e di per sa kohë nuk leviza fare u mpiva
e tera ne krahun e djathte
derisa u vesha krejt me erën e trupit
te Saj
nje dehje magjike qe nuk shqitet kurre
nga ne
kaq ishte mrekullia Anemone me Nenen
Kur hapa syte Ajo kishte leshuar dhomen
nje ferfllaze e lehte ere dimri
shkundi pereden e dritares time
sa ftohte serish u vesha me pikellim
dhe shume zbraztesi...
Patkonjë të huazuar
Merr rrugën s'prapthi
zbrit nga froni pa fjalë
se mbajte asnjë sekond
yshtjen për një kacidhe
pushtet
as pesë grosh burrni
t' kundërmojnë patkonjtë
huazuar n'kojshi
Merr shtegun tatpjetë
me kokën ndër shalë
trimave nuk u rri mirë
shkëlqimi i rrem
nuk ka më poshtë se poshtë
sot t'paska marr nama e zezë
tundimit sërish po i dridhen leqet
ik se u bë vonë...!
9 janar, 2018
Ankth bore
(Nehat S. Hoxhës)
Borë e butë prajshëm binte jashtë
e marazi më grryente nuk dinja për çka
ka ditë që më silleshe ndërmend
e bëra asgjë asnjë gur e lëviza
nga vendi
Nga malli javën që iku
postova në facebook
një foto me ty dhe ca miqë të tjerë
ikën vitet dhe na i vodhën motet
"n'qytetin tonë pa lum!"
Një drithërim pikëlluese
apo një ogur vegimesh akull
më foli dje gjithë ditën
nuk kam kohë as për një telefonatë
pshertiva plot mllef me veti
Shqetësimi u dremit nuk fjeti
as unë të thirra miko
mendime trishti më vërshuan
nga ndjenja e harrimit
u mbështolla me rrënqethje
pendimi deri në thembra
Ëndrra me pajton më zgjoi idhët
një trokitje e plogështë shkundjeje
nga dremitja nuk më lejonte
të lëvizja nga shtrati
Me përtesë pashë edhe orën
ishte koha e lajmeve të fundit
Nuk e di pse por
nuk më pëlqente të mendoja
as për pajtonin dhe as për kalin
veshur me të zi
për një çast mbylla sytë
një kambanë trishti
lajmi nga televizori
nuk gjeta fjalë ngushëllimi
as për veti as për ty
heu paske ikur n’përqafim
të borës së parë
nuk të thirra jo pse nuk
deshta u ndjeva me faj
gjithmonë nesër është vonë…
11.12.2017
Etje e dyzuar
Jam dashuruar në ofshamat e tokës
së djegur me helmë mllefi barbarë
në tingujt e britmave qe u harruan Kosovë
e pak kush i ndjeu
o njerëz për më shumë bukuri shpirti mes nesh
kam shumë etje edhe nesër
Pse u deshtëm më shumë dje kurrë nuk e kuptova
mbase paska qenë vetëm një dëshirë e imja
Më ço tej mllefit tënd Irma për premtimin
e rrem
më vish me sirena oqeani që ta ndjej
pikëllimin për çmendinë e dashurisë s’humbur
për dufin e pëlcitur me hidhërim
që mendimet e mia pelim të gurgollojnë
si vaji i heshtur i Ibrit
Bistricës lirshëm në tastiera piano
T’ia nxjerrë mallin e këngës kishtare shqip
Nuk po e dua më gënjeshtrën e Lirisë
që po kullon qelb në trupin tim gjithë jetën
ma flakni Atë në një vend të largët
2000 vjet kaluar mbi shpinën e Ilirisë
të përgjakur në Vraninën e Osa Kukës
vetëm mendja le ta shohë
Novica i zi ka zënë vend sërish n’safin e parë
Nuk po e dua më lirinë
në qerdhet e çakejëve le të jep shpirt Ajo
të rilindet në një portret të madh hadithi
se çfarë duhet të jetë kjo botë
ku zotrat e lindin dhe e hanë llojin njeri
Një zhgjëndërr që na i hëngri të gjitha ëndrrat
veç luftërave për vetëvetën mbi zhurma patkonjësh
hileqar dhe varfërisë njerëzore Halelluja...
5 tetor 2017
Me valsin e vdekjes
(A. Deharit)
Më lejoni të vallzoj me valsin e vdekjes bukur
madhrishëm e vertikalisht
tej pragut tjetër
jam dashuaruar në dhimbjen njerëzore
ç’moti edhe nesër
kur s’do tua shohë më surratin
hijenave me fytyrë njeriu
që kundërmojnë gjak djaloshi
të njomë vrarë me pahir
në ditën që veç hijenat
e pane atë
Veshur me këmishën e trishtit
po ndihem e fortë vetëvetja
Miq më lejoni të çmendem sonte
t’i shkulë flokët në valsin e vdekjes
bukur një baladë mënxyre
më është ngjitur në shpirt
e po ma zë frymën
po më pëlqejnë lotët dhe ofshamat
zëshëm
nuk po e ndjejë më dëshirën për te jetuar
rrethuar me çakej...
11 nentor, 2016
Më lejoni të jem vetëvetja
Nuk di pse nuk më lejoni të jem
Vetëvetja ashtu siç e kam emrin
Poezi
ngjizur në dashuri sytë e m'i kanë
më shumë ngjyra se nyancat e ylberit
Ata që nuk më ndegjuan as kurrë më lexuan
as gazin e dhimbjet e mia i njohin
me veshin me rrobat e smirës
egozmit dhe ankthit perverëz
që helmit i thonë Elitë
Më lejoni të jem mishrim i të bukurës
grimcave atomike t'ua ndjejë frymëmarrjen
ritmin e vallzimit magjik t'ua prekë në nota
rrënqethje tej për tej perdes palcë
e fijet e flokut të më ngriten përpjetë
Heu kujt po i flas
jam Poezia një grua që tokës i dhashë jetë
Kupën e eleksirit asnjëherë e këmbeva
me tharmin e gjakut të prishur
gjymtyrët po më dhëmbin nga
dhuna e poetëve që shkruajnë në gjuhën asnjanëse
e kurrë folën me mua
më ulin dhe më varin ku të duan kujtojnë
anipse më thonë mbretëreshë e artit
Një notë proteste shpirtrore e kam
mos u tallni me mua
Jam e ndjeshme si krymbi i mëndafshit
flasë në të gjitha gjuhët e sojit tim
veç arrogancën dhe padijen
nuk m'i kapërdinë midja
Jam bijë e fisme e artit
në fronin e yllësisë e kam vendin
Folni rrjedhshëm me mua se nuk ju kuptoj
Një notë protestë më ndëgjoni
më lejoni të jem Vetëvetja
Më dhembë shpirti
nga pezmi po flas
me fantomën time dje
U shkunda nga dheu sërish
kaluar mbi vargjet e Azem Shkrelit erdha
pa ndrojtje në odat e mia
Lirikë u nominova para Mileniumit të Parë
jam rebeluar sonte sërish nga vrasësit bastard
të gjymtyrëve të mia
ju që kurrë më lexuat për poezi
mos u merrni kot me mua...!
3 maj, 2017
NËNA
E di edhe tash si çdoherë
je aty kur lodhja lëshohet me përtesë
në përqafim të errësirës dremitje
mbi krahun tim të djathtë rri
engjull mbrojtës
Ta ndjej praninë frymëmarrjen
e fyti më thahet nga dëshira
për të pëshpëritur vetëm
një çapitje rrëfejzë me Ty
ua sa mall kam të të përqafoj si dikur
zgjas dorën të të përkdhelë
sërish e terheqë
kam frikë se të trembë Nënë
vetëm ëndërr paska qenë kjo
erë dimri sërish hyri akull në kockat
e mia.
Një dolli vere pelim
Babë
Ah gjithmonë njësoj m'shijon
trishti i fundnëntorit babë
sytë e tu njësoj m' goditën
edhe dje pikëllueshëm
si pllaka e mermertë e varrit tënd
akull
këmbët mu prenë n'gjunjë
nuk di n'isha unë apo fantazma ime
kaluar mbi ecjen kukëza magjike
friksohesha mos m'tradhtonte
fuqia deri tek pjekja me ty
Sërish mu lidhë nyje n'grykë fjala
dhimbja për ty lotët me zor i kapërdiva
E di kurrë nuk do të mësohem
me mungesën për ty
Ma shumë se çdo gjë n' jetë
më dhembë shekulli i vetmisë sate
rebelimi yt për ta refuzuar vdekjen
ikjen n'pragun tjetër
Ah sa shumë sa shumë e deshte
vetëm edhe pak jetë
vetëm për një çast braktisjen e lekurës
lengatë që ta mori gojën
për ta shfryrë mllefin e harrimit
ndër ne
për ta shpalosur dhimbjen
prapa çelqeve mjegulluar
me lotë mbi sytë e mallit dashni
t'paktën me fërfshfërimë gethe
drunjësh maleve t'Germisë
Edhe tash po t'i ndjej ofshamat
sa rënd e kam pa ty
jo aq per mua sa për ecjet tua
mengjeseve shtigjeve per
me shumë frymëmarrje
u mungon lisave pëshpëritja jote
kur m'thoshe: "Une tash moj bijë
jetoj vetëm me t'kaluarën
me gruan time të dashur
sa pak e hiq kohë ndejta me te
iku si furtunë gjithçka tonën
mori me vete
kush jam unë sot pa te
madje edhe fjalët m'kanë
humbur jam pa gojë pa cak
një hije fantomë një rebel plak"
Heroi im n'pllakë mermeri
akull
gjithmonë do t'vuaj për
shpirtin tënd për ikjen
mizore që të vodhi pa fjalë
O zot më ndje pse kaq
shumë e idhtë po më dhembë
malli për ty
një oqean lotësh rreke tundimi
për dje tek shkallët e shtëpisë
e di m'kurrë do të gjej
t' dua shumë e pëcita n' heshtjen
që nuk bzanë dil nga akulli gur
zbrit n'anën tjetër
ta pimë nga një gotë vere dashni
për Hafkën për Ty
veshur me lëkurën tënde
u ngoha në nuskën e dashnisë
përcëllim po digjem bukur për pak çaste
n' përshpirtjen e ditës që ike
kurrë t' braktisa as nesër
sot është festë një dolli vere pelim...
NJË GONXHE LOTI
(Bubulinë Lajçit)
M’ ndodhi edhe kjo o lum miku
dje nuk erdha n’ rrugëtimin
e fundit për Bubën
Engjullin me syrrushi
etshëm për jetën
me ngjyra kopshti
drenushë haproi n' pragun tjetër
N’ qepallë me dhimbje
vara një gonxhe loti
pelim m'shijoi nata mbrëmë
të erdha tek dera
Heu as nesër as kurrë
ma tha goja fjalën
që dhembë
e di që Çuni mbolli
vargje Malli për Ty
sirena Odiseu n' pritjen
që oshtinë e nuk pëlcetë
e mua mu tha fyti
as me vetëvetën belbëzova
një fjalë
32 tradnafila
do t’qelin çdo ditë
gjurmëve kudo që ece
Syrrushi gjithmonë
ndjek yllin që kurrë nuk shuhet
as n’qiell as në tokë
rebele e bukur për shpirtërat
që dashurojnë njëmendë jetën
pa patkonjë dhe hire
Prehu n’paqe Bubulina
harrimi fle asnjë ditë prapa
perdeve që na ndajnë me Ty
unë të shohë gazele kodrave
t'Rugovës veshur me plisa bore...
Idhnake pa krahun tënd
(Sevdije Ahmetit)
E rëndë erdhi kjo vjeshtë mike
m’duket sikur dje ishte dita
kur ti shtegtove n’pragun tjetër
e me vete more një mal hidhërim
heshtjen plumb
për namin e vrarë me pahir
Ah nëntori me qiellin plot re
fort po ma trazon mallin
n’ shpirtin e thërmuar n’grimca atomi
veshur jam sot me shijen pelim për ty
e zemra po m’djegë
përcëllim deri n’rrënjë flokësh
nata pa gjumë n’sy dhimbje
më shkundi nga harrimi
kurrë i fjetur
Si u bë kështu që na le n’tatpjetën e Shtegut
t’Abrahamit vetëm për vetëm
kaluar krahthyer mbi vetminë
idhnake pa krahun tënd
deri te caku nesër shoqe
Ua sa kam mall për zërin tënd
për çastet bashkë në përdhese
ku hanim bukë nore gatuar nga duart e tua
kapërdinim bashkë lotët e gazin me një kupë
me pak djath, pak t’ngjyem në një pjatë
dhe flisnim me orë të tëra
për Kosovën tonë ndryshe
për vizitat n’terren shtigjeve t’trishtit
ku liria etur për më shumë diell
e dyzuar hante gratë dhe burrat
më të mirë n’muzgun ogurzi
e fëmijtë shtatore acari i mbillte
në mes të maleve ende pa e gëzuar
jetën në tokën e djegur me plumb dhe gjak
erën e shkrumit të qiellit Kosovë
një dhimbë që i fale shumë dashni
pikëllim akullnajash ua hapa derën
lotëve sot
sa keq mike t’jesh pa Ty…
14 nëntor 2017, Prishtinë
UNË NGA MITRA ERDHA
Nuk di n'jam unë hija yte apo ti je vegimi im
n’ Qiellin e Shtatë vetëm djajët rrinë Galuc
edhe sot n’ Trutë e Njerëzimit Migjen
NJERIU dhe NJERAKJA
Asnjëherë hënë e plotë
e vërteta për përrallën meskine
A thua kush do t’ia thërmoj
ADAMIT brinjën
për t’ia kthyer legjitimitetin
e lindjes Evës
Gjithë natën ma trembe Kujtesën
Gjinore me këmbanë (S)ADAM
Unë nga MITRA erdha
bashkë me vajin rebel
dhe kërkova gjirin e NËNËS
N’ Syrin e Tretë jam ngjiturë
që moti vetëm me këmbët
e mia NJERI
22.01.2013
NË DITËN E MADHE
Ju kurrë më do'fleni rehat
veshur me fantazmën horror
as shtigjeve të errëta
do të ndiheni të qetë
kthinave të nëntokës
me brejtës e lakuriq
veshët katër strukur
në magjinë e frikës
për humbjen e fronit
Receptor Miu
zhytur në jashtqitje
u mësuat me kundërmimin
e llojit tuaj në rritje
një kacidhe glaca
për një kacidhe pushtet
të gjithë fëmijtë e dijes
i hëngërtë hajnisht burracak
Lakuriq Netësh Bartolemeu
zhytur e veshur me gjak
fantazma nga Mbretëria
e Hadit klonuar nga palcë e tij
asnjëherë e jetuat shpirtin Njeri
në Ditën e Madhe nesër
do t'ua djegin
magjinë e zezë
Flakën e Ferrit në Sy
13 nëntor 2016
NO PASARAN
Heshtja per heshtjen ka zene vend
sërish ne krye t’oxhakut
Kënga që nuk ka emër asgjë thotë
një iso Hymni pa tekst për Lirinë
që erdhi kurrë as nesër
Sa keq ATO Flasin çdo ditë
përplasen me injorimin
delirin e takeve e lustrave deputet
Në numra shtatoresh urrjetje sfidojnë
harrimin ndër ne
një not proteste për gojët
që llapin në foltoret kozmetikë
“Do not harm”
e ne një grumbull muranash
mumje vegjetojmë
kaluar mbi mllefin e Tyre
veshur me patkonjtë pushtet
hijena hamë mishin e dashjes tonë
No Pasaran 1244…!
27 tetor 2017
JETIME PA TY KOSOVË
Kurora Dafinash iku ëndrra qiell i purpurtë
Lirikën e Mëmdheut kurrë vertikal
në këmbët e veta
Kosova anije kusarësh romantik pa vela
tashmë harruar braktisur në muzeume
kështjella historishë romantike
as nesër e dashuruar njëmend
nga piktorë vijash të kuqe a blu
pikturë moderne n’ harmoni me xhepat
Sa shumë dhembë mëmëdheu dje
stërkeqje ideali sot
sa ndryshe pikon pikëllimi për këtë ëndërr
pas kaq vitesh shpresë
Mall rinie trandë vegime rrugicave
Ilegale me kalldërm dhe hije misteri
veshur me rrënqethje ideal Lirie
sakrificë për më shumë ditë me diell
frymëmarrje pa firkë nga Netë Bartolemeu
vrapime lozonjare fshehur prapa
strumbullare kashtash shkujdesur
dehur me flutura dashnie n’bark
Një kaptinë romancë me vajin
dremitur n’ bukuri dhimbash krenare
u ngjallë trishti sërish me pezëm në perendim
dielli
Vajza me gershtë lidhur me një fjongo të kuqe
ushtari i vrarë në betejat e askujt për asgjë dje
heu sa poshtë t' ka ra pazari Kosovë
një pëlhurë sedefi në raftin e librave
mesazh dashurie
qëndisur me fije mëndafshi
"..sa mall kam për balluket tua kaçurrela
varur me elegancë
mbi fytyrën tënde gonxhe …!"
e Ai iku n’betejën për tokën e
larë me gjak
nuk e piu më kurrë ujin nga krojet
e ftohta të bjeshkëve që i pagoi
me një batare plumbash n’gjoks
medet për krojet që shterruan
pa e shuar etjen e tij për mall dashurie Kosovë
për kaçurrelat që kurrë i preku
për netët me trastën plot fletushka Lirie në krah
djegur me karrem nga Tregëtar Flamujësh
sot
Kosova është strukur e trembur n’xhepa vartësish
një kacidhe muti hiq më shumë peshonë sot Liria
pazar mesnate për një kacidhe pushtet
Qofshi të mallkuar po shkelët mbi gjakun e ushtarit
dhimba ime krenare arnuar varfur në vargjet e mia
jetime pa ty Kosovë...!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen