Montag, 15. Januar 2018

Shtatë poetë shqiptarë në gjuhën suedeze

Në gjuhën suedeze janë prezentuar këta shtatë poetë:
Dritë Ademi, Shefqet Dibrani, Hasan Qyqall, Alketa Maksuti- Beqari, Haxhi Muhaxheri, Lili dhe Yllka Sheqiri.
Revista letrare në gjuhën suedeze ”Groblad” në numrin e saj të fundit të vitit që sapo e mbyllëm (nr. 4- 2017), ka botuar poezi të zgjedhura nga poetë shqiptarë. Në këtë numër me poezitë e tyre janë prezentuar poetët: Dritë Ademi me poezinë ”Hije zogu”, Shefqet Dibrani me poezinë ”Qëndisje”, Hasan Qyqalla me poezinë ”Prekja e ëndrrës”, Alketa Maksuti- Beqari me poezinë ”Numërim ndjenjash”, Haxhi Muhaxheri me poezitë ”Kur më rrëmben fjala” dhe ”Unë dhe kënga”, Lili e Yllka Sheqiri me poezi kushtuar nënës, respektivisht gjyshes.

Poezitë janë përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën suedeze nga redaktori i kësaj reviste poeti Rizah Sheqiri, i cili herë pas herë ka prezentuar dhe synon të prezentoi në vazhdimësi edhe poetë shqiptarë nga gjithë hapsira shqiptare. Kjo revistë me traditë dyzetë vjeçare botohet nga Klubi i Krijuesëve Letrar nga Blekinge, që njëherësh është Klubi Letrar më i vjetër në Suedi dhe që nga themelimi ka botuar 167 numra të kësaj reviste në faqet e të cilës edhe më parë janë botuar poezi të përkthyer nga  poetë shqiptarë; si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Shaip Emërllahu, Nase Jani, Ferdinand Laholli, Rizah Sheqiri, etj.


Revista suedeze "Groblad"
______
Informata është marrur nga Radio LIRIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen