Samstag, 13. Januar 2018

Haxhi Muhaxheri - SHKELJA E KUFIJVE

Haxhi Muhaxheri

SHKELJA E KUFIJVE

Në Ishullin Eta - ka nisë dimër i madh
shpirtit përditë i shtohen akullnajat
dhe ëndrrat i merr kolla e thatë

Atje... përveç të zezës
të gjitha ngjyrave u ka rënë pika
e nuk këndohen më serenada
as lule u jepen Perëndeshave

Në atë ishull të shkretë - ku shëmton magjia
më nuk bëhet dashuri as seks si dikur
dhe orgazma përjetohet krejt ndryshe

Atje... njerëzit shkërdhehen me numrat
Teoremën e Pitagorës... Kodin e Davinçit
orë e çast shkelin kufinjtë e ndaluar
dhe Zotit duan t’ja vjedhin fuqinë

Thonë se atje... nuk do të zbardh më dita
Thonë se atje... do të përseritet Atlantida

13 janar 2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen