Pas situatës tejet të rrezikshme në Gjermani nga vendosja e Nazizmit, Ajshtanji vendosi të emigronte në Rusi. Në vendin e të Kuqëve, kështu quhej për shkak të bindjeve komunisto- socialiste kishte adhurues të shumtë. Pas diskutimit me Elsën nëse do zgjidhnin për të emigruar në Rusi apo Amerikë, Ajnshtanj zgjodhi Rusinë. Ky vend me stepa dhe siberian e tërhiqte për dy arsye:
E para sepse kishte fizikantë të talentuar dhe e dyta se kishin një Stalin, që mos e paçim kurrë.
Pavarsisht se Elsa donte perëndimin dhe ishte në fis me gruan e Presidentit Amerikan, u bind të ndiqte idhullin e saj, burrin më të mençur të të gjithë kohrave, të cilit i lejonte edhe dashuriçkat si një nga tekat e tij.
Kështu rrugëtuan drejt lindjes, atje tek të Kuqtë.
Lajmi se Ajnshtanj ishte lindor, i majtë u përhap si era e ftohtë e që të than fytyrën. Gazetat të gjitha titull, kryeartikull kishin mbërritjen e Ajnshtanjit në Rusi. I vetmi që nuk u përfshi në këtë entuziazëm dhe furi ishte Stalini. Madje në ato momente si i pafytyrë që ishte hartonte listat e zeza të armiqëve të partisë.
Trocki e njoftoj që Ajshtanji ndodhet në Moskë. Ka kërkuar strehim politik. Stalin buzëqeshi dhe i tha: - Ai idiot iku nga shiu në breshër. Madje dyshoj se mund të jetë edhe i krahut gjerman. Nga një hebre nuk vjen asnjë e mirë. Ai pretendon se ka zbuluar një teori,. Më shumë shet tituj gazetash se merret me shkencë. Shfrytëzoheni që në këtë moment.
Trocki u zverdh në fytyrë dhe me një zë sikur kakariste foli: - Kam informacion se në Amerikë janë mbledhur gjith shkencëtarët më të mirë të botës dhe Amerika po i shfrytëzon për krijimin e bombës atomike....
Pa mbaruar fjalën Stalini dha urdhër: Ç' prisni! Idiotin e Relativitetit e keni këtu, mbaheni në vrojtim dhe krijojini kushte të merret me studimin dhe projektimin me grupin tonë rus për kundër bombën atomike. Përpara se amerikanët ta krijojnë. Ndryshe ty të parin dhe grupin e shkencëtarëve iu pret i ftohti siberian deri sa të jepni shpirtin me zor.
Ajshtanji qëndroi fillimisht në hoteli që për kushtet e fillim luftës së dytë botërore quhej më luksozi. Agjenti i KGB - së i kishte marrë udhëzimet nga Trocki për vëzhgimin e Ajnshtanjit dhe sigurimin sa më shpejt të banesës me qëndrën e grupit shkencor, ku të burgosurit- shkencëtarë të fushave ekzakte mbaheshin. Urdhëri ishte që Ajshtanji asnjëherë të mos kuptonte që ishte një i burgosur si ata.
Madje mes rrethit të ngushtë oficerët e burgut dhe drejtori i tij e quanin Ajshtanjin " Naivi", " Kokëleshi". Talleshin me Teorinë e tij.
Pasi kaluan disa muaj Ajshtanji ndjeu që frymëmarrja e tij rëndohej dhe vet gjendja e luftës i bregoste shpirtin. Megjithatë edhe mes oshëtimave të topave, krismave të pushkëve dhe tronditjes së dheut nga tanket, ai shihte qiellin dhe diellin. Elsa e rrethonte me dashurinë e saj.
Vitet kaluan dhe anti bomba atomike ishte gati.
Ecejaket e Ajshtanjit shoqëroheshin nga vëzhguesi i KGB- së dhe fitoret e Ushtrisë së Kuqe ndaj nazizmit. Kurrora e fitores po i vendosej mbi kokë një diktatori po aq i ngjashëm sa ai që vetvrau veten nga disfata që pësoi.
Populli gëzonte për lirinë e fituar dhe i pavetëdijshëm ra në robërinë më të egër.
Dimër. As patate nuk linte në vatrat e fshatarëve ukrainase, dënimet dhe vdekjet e urisë mbinë mbi rrugët e sheshet e fushat e stepën e akullnajën siberiane. Diku u dëgjua se edhe Ajshtanji do të kishte këtë fund.
Trocki ishte ai që i jepte raportimin javor për Ajshtanjin Stalinit.
Duhet t' i kufizoni mendimin! - urdhëroj Stalini. Izolojeni nga çdo kontakt me gazetat dhe njerëz intelektual.
Vitet kaluan dhe ecejaket e Ajshtanjit ishin nga shtëpia tek qëndra shkencore. Madje ai shkonte në këmbë atje. Me kapelën që mbanin flokët e gjatë e të bardhë, xhypin e lëkurtë, i veshur me kostumin e qepur vite më parë hidhte hapat mbi trotuarët e Moskës me mendjen tek drita dhe pesha e saj.
Matematika dhe fizika, politika dhe filozofia të gjitha kanë një dritë e cila të orienton në dritë ose në errësirë. Ai ecte me dritën.
Stalini dëgjonte raportin javor për Ajshtanjin dhe sa herë merrte një fletë në dorë. Kishte 22 vite që fletë arrestin e kishte hartuar dhe jo firmosur.
Një dritë binte mbi fletë dhe i errte sytë.
Mars 1953.
Vdes një Diktator.
Prill 1955.
Nuk ka vdekje për një Gjeni.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen