Pal Sokoli |
PARAJSA NË RREZIK
Në rrezik është sot Parajsa
Dikush i mbeshtjellur me tritol
U kacavjerret muranave të hirta
Te shembë shenjtërinë e"vjetër"
E gjak i sterpikin arealet
Ti emrojnë grabitshem
Me të zezat e veta " Trofe".
Në rrezik është sot parajsa
Qe hyrjen e paska nga ferri.
08.07.2014
KUMT PAS KUMTI
(Gjergji për Shëngjergj)
Oh sa më dhëmb sot
Në zemër e shpirt
kur vritemi në pritë
për lakmi
mendim të zi
e mëri.
Po po, në shpirt më dhëmb
kur shqipet në Flamur
I gjuajm më gur
e ndjellim ugur
më të huaj në duar.
Shpirti më dhëmb se ai jeton
E Korpin falë Atdheut ja pat
Ta mishëroni
Në daqi Permendore
Në daqi keshtjellë
Në daqi shpatë.
Vetëm ngjyrë të zezë
Mos e bëni
Se nuk ju duket
fytyra e vertetë
Tha Gjergji/* pak pa
ndërru jetë.
/*Pas një përdhunimi të bronxt
GURËLOTI SHKRELIAN
Fjalën tënde gur
Të kalitur mirë e gjetem
Po e gurzojmë
Pa friken e syve te bukur
E 1000 gurë po bëhem
Kur po ta luajnë gurin
E heshtur buzëvarri
Cicërrimë tingëllon
Një tel në tjeter degë
Zogçe, këndohen lirikat
E mugulluara çdo pranverë.
Gurë u bëka loti
Kur pafajsisht rrëshqet
Faqeve të njoma
Rrëpishtjeve të huaja
E memece kjo kohë
Me gjuhë të nxënë keq
Mes dhëmbësh
E varg bëhemi shkrimtarët
Për të ngjy penën
E tharë ne këtë verë.
Ah po të na shihje në pasqyrë...
E di se nuk jemi për tu puthur.
LULËZONI LULËKUQE
Lulëzoni lulëkuqe sjellni pranverë të re
Se këngët për ju i ka mbuluar borë e vjetër
Dikush ju ka hjekë nga lista e re
Rreshtohen vet brënda e jo dikush tjetër.
Vet brenda dhe vet mbi kolltuqe
Frymën lulëkuqeve u kanë nxënë
Ju me gjakun tuaj çdo pëllëmbë skuqët
Lulëzoni pra se frymën na kanë nxënë .
Erë nuk durohet as ndjehët më
Lulëzoni pra lulëkuqet e mia
Mbulojeni me erë, thirrni me zë
Se Lule te reja do shqipëria.
18.01.17
NDËRSKAMSË, PRAGU IM
Po nxë ne thua
Ne pragun e shtepisë sime
E se di a po rritet ai
Apo zvoglohem unë...
Kur brenda hy
E kur jasht dal
Ne thua po nxë
Ne Pragun tim ndërskamsë..
Rritet ai, apo zvoglohem unë
Rugëve te degëzuara mugullimit.
Ka qe atij i besojnë
Më shumë se mua
Qe qirrem sa mund
Oooo pragu im ore.
16.06.2015
URA E TRINISË
Ura e trinisë në Valensi
Pikon gjak Kastrioti
Aty u mat një asht i tij
Me shpatë të topitur
E gjak të ngjizur
Përballë një orgi
Në Valensi.
Alfons Kastrioti * ynë
Pesmbëdhjet vjeçar
Provoj një shpatë të re
Jo ate të muzeut "Ambrar"
Jo me osman
Jo me shqiptar
Jo trashëgimtar
Mbeti i vrarë.
E Donika gjyshe
Nuk ishte Tetida
As Alfonsi ishte Akil
U pre keq ne besë
Kastriot i ri
Prehet qetë ne Trini...
Qershor 2017
*Alfons Kastrioti; Nipi i Gj. Kastriotit i vrarë 15vj..te Ura e trinisë dhe varrosë ne Manastirin e trinisë ne Valensia.
HARAQ NË GJAK
Na moren haraq
Në Fushë
Në Tufë
Në gjak.
Pas mbi 500 vitësh
Po i japim vet
Pa na i kërkuar
aspak..
10.07.2014
E KAM NJË DET
Kur shkruaj poezi
Pritave të trurit labirint
Kullon pikturë muza
Rreshken metaforat diell
Zihen personazhet
Për një hierarki në varg
Në shkallët e nderit
Një lëvozhgë i ndanë
Nga tis i territ
Marrin flakë hijet në fjalë
Ta marrin hisen e natës
Në natën e vargjeve të mia
Do të mbytën tym
Në detin e zëmrës sime plagë.
Për ditë bëjnë vetëvrasje
Kur provojnë të shndërrohen në Yje.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen