Montag, 26. März 2018

Alketa Maksuti Beqari: LETËR PËR TY

Letër për Ty

Dimri kaloj dhe pranvera erdhi.
Sa herë më shkruan edhe ditët dimërore bëhen të ngrohta.
Netët e gjata pa ty i kaloj duke menduar për ty. Mbyll sytë dhe në ndërhapësirën e tyre ti më buzëqesh.
Oh sa e dua fytyrën tënde të qeshur! Sa dua të shoh sytë që janë plotë dritë!
Më ka marr malli të përkëdhelem nga ty! 
Ashtu si më ka marr malli të shijoj ushqimin e gatuar prej teje!
Çdo ditë në ecje, apo buzë Danubit kujtoj fjalët që më ke thënë, shprehjet e fytyrës, reagimin, lojrat tona. 
Të kam thënë që të dua, tani po ta them prapë: Të dua!
Sepse gjej gëzimin tek ti, gjej paqen, ngrohtësinë, ndjehem se jetoj dy herë, tre herë, katër herë.....
Ndjej se asnjëherë nuk do iki nga ky univers.
Thjesht, të dua.
Thjesht si dashuria është e bukur tek thjeshtësia.
__
Danub, ditë fundmarsi.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen