Shkrimtari Fran Ukcama |
UNE KAM NJE MIK TE MADH,
AI ASHT DHE MIKU I JUAJ!!
-TUNGATJETA O HAXHI MUHAXHERI-
Miku i artit kombeter, vetë vreshtar si Dionizi, prodhon art brilant,
dhe art e kulturë ndër kombesi shpërndanë,
si mundet, rrallë t`gjesh njeri, intelektual, kaq fisnik,
kaq zemergjerë si një rudinë me lule, horizonti i pamatë,
shpirtthellë si deti,
shkelqimin merr prej dielli,
e udhët i shtron me kaltersi qielli,
ky miku im, i juaj,
i artit kombetar moderator, inspirues,
eksplorues - ekspert, HAXHI MUHAXHERI..!!
I Drdanisë, ky Dardan,
bajrak ndër bajraqe, një krijues brilant që me cilesinë dhe kohën bën garë,
leshon gjogun e tij, trojeve legjendare,
ky epet e lirizmat e pa shoqe lulezojnë bjeshkë, Pejës, Rugovës, Fushë Kosoves, Mitrivicës, eh e ka dhimbë, Doruntinë, e pret n`prag,
motrën t`vijë, të rrijë si si ka kanë,
e pacenueme,
eh, Çamerinë plagë shpirti, një Zanë me varrë, o vorre, troje djerrë, tejmbanë,
elegjitë i thur, me orët e Kombit, vajet i kthen në kangë majekrahu..shprese dhe kushtrimi..
Mik si ky, ani pse fati nuk na bëhu, t`piqeshim n`kaptuej kombi,
t`ndrronim kutitë e bakhanit,
të pinim një kafe,
t`i ciknim si malet kungat e ballit,
por tek krijuesit ndodh që miqesia nuk njeh as kohë, as moshë,
as distancë,
Ky, i madh mik, pra Haxhiu, shqiponjë në Austri,
unë pelikan i zbardhun detit Adriatik në anë,
Zoti ta ndrittë udhnajen e begatë o shpirtformues drite - fisnikerie, nderi, respekti kjoftë për ty, me dorë në zemër ky t`ardhtë i bardhë mot mbas moti, urimi im!!
20 shkurt 2019
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen