DALLGË MALLI Po mësoj e nuk mësoj pse kaq mall për kullat në ketë vend pa ëndrra me diell juga e veriu ndryshe frynë lejlekët dallëndyshet në kohë tjetër shkojnë e vijnë në ketë vend mall e dallgë dallgë e mall Janar, 2014 ÇAST Grurë i valëvitur në qershor reflekton vezullim drite në mua Erë e bukës mbrume në shtatë fqinjë ndezur ma mbajnë etjen dhe nuk ngopëm me shikimin tënd kohën mallin eshkë zjarr që asnjë çast nuk shuhet Janar 2014 KËNGË KURBETI Gurit i bie vala guri kryeneç, s’lëkundet dot nga vendi, i fortë në vend të vet. Barkën muhaxhir, vala nuk e njeh, kurdo e fut në thellësi, kurdo e përplasë në breg. Shkurt, 2014 STINËT Pranvera e lodhur vjeshta e verdhë As dimri dimër as vera verë Larg teje Kosovë Stina e rëndë plumb as unë nuk jam unë Auckland, dhjetor 2002 VALA HILEQARE Kreshtë e bardhë mbi valë Pa pra i njom buzën Bregut t’saj të tharë Flladit bregun vala Rërës i shuan zjarr Mua flokun zbardh Valë moj hileqare Freskomë edhe mua Se jam mërgimtar Auckland, 17 tetor 2009 DITË E PËRDITË Me bagazh malli plumb ditë e përditë i kthehem fëminisë tek rrënjë e lisit Arës ledhishtë kroi i moçëm tokë e Ilirisë dihej fjala fjalë në ballë të oxhakut njerëzit më të mirë Mars, 2013 DYREVE TË BOTËS Jeta dyerve të botës e hidhur pelin kafes dyerve të botës kot sheqer i hedh bukë e dyerve të botës si lëmsh mbështjellët në fyt dyerve të botës jeta pelin Mars, 2014 EC E EC Gur i shkulur, spirancë maje thyer. Ecë e ecë n’kërkim edhe kur zë vend, emrin muhaxhir! Auckland, tetor 2013 LULE UJISTE Zhgjëndërr i shihja; zogjtë në degë ftoi u lëshuan! Hap dritaren, u hedh thërrmije, zbresin e çohen gëzuar! Këtu ku bren miza hekur, paskan ardhur! Nëna me kove nxirrte ujë. Në ballkon ujiste: lule vathet, sheqeret, shelgjet Fliste me to. Saktë e dinte kur çelin e ç’ngjyrë kanë! Auckland, janar 2014 KUJTIME E MALL Shtëpia ime këngë jashtë e brenda xham fjala gur stralli oborri mbuluar gjelbërim pemë frutore mollë kumbulla qershi zëra e qeshje fëmijësh kohë tjera erdhën të rrethuan me ndërtesa betoni të ftohta të babëzitura metamorfozë kohe e ligë njerëz urë e vig Janar, 2014 GËZIM O MALL Mbaruam fjalët. Heshtja nuk shkon. Oqeani qetëson valët, shkëmbin e pushon. Hesht kur flas, flas kur hesht, ç’më bren përbrenda, qoftë gëzim o mall! Mars, 2014 ZJARR Fletët e kalendarit përherë, si fletë dushku në vjeshtë. Jeta mes zjarresh. Shkruaj e fshi fjalë, shpresa më prenë e mban. Mot i përthyer mes rreshtash merr flakë, me akull shuaj zjarr! Maj 2014 KËNGË TONA Jam bukë gruri, arave valë-valë. Jam mik dhembjesh në shi e acar. Jam gur këngësh tona, sy shqiponje sogjetar; brigjesh malesh fushash këtej e matanë! Maj, 2014 IKE Shkove si ditë e javës! Zhurmshëm llafet, hapat pa zë. Acar i pakohë fshin gjurmët barit të njomë. Rrugë me vargje hap këngën nuk e ndal, në secilin varg timin një zog thur një baladë. Maj, 2014 Marrë nga përmbledhja "Dallgë malli" . (autori)
KA MBI TRIDHJETË VITE MË VIJNË FJALË TË NËNËS ( Poemë) Sa kam mall për fshatin tim Ku kaloja fëmijërinë, Për Kokilin gurë mbi gurë Prej ku gdhendja lashtësinë. Për shumë kroje në lugshtajë E për lumin valë-valë, Dhe për burra n’kokë me plisa Që i njihja e s’janë më gjallë. Kam shumë mall për ty moj NËNË Që frymon në përjetësi, Atje lart diku mbi qiell Rrezaton në yjesi. Shpesh më vjen e buzëqeshur Unë një këngë nisi këndoj, Si dikur në prehrin tënd Flij pas pak dhe ëndërroj. Kur të zgjohëm vargis vargje Përshkruaj hapat gjër e gjatë, Me zë fjale nëpër rima Thërras heshtur ditë e natë. Shpesh të shoh si engjëllushë Se e doje bardhësinë, Vjen e thua, dëgjo bir- Me çdo kusht ruane lirinë!... Se liria ka shumë vlerë Është si mjalti në koshere, Është si Dielli është si shiu Është ylber në sy pranvere. Ka mbi tridhjetë vite Më vijnë fjalë të nënës Edhe kur është vrërët Shtatë palë qiej blerojnë, Zërat kumbojnë çiltër Të kthjellët, të ëmbël Nëpër stinë motmoti Zemrën ma forcojnë. Vijnë e rrallëherë ndalen Në ulnajë livadhi Se mund ti merr uji Balta s’iu lë fije, Por i ngjiten bregut Hyjnë në kopsht oborri I gjejnë fillet tona N’djep trashegimie. Dhe sa vete koha Atje shtrij kujtimet, Në dhomën e pritjes Rrijmë tok me ty nënë, Ulemi së bashku Qajmë hallet e jetës Bora me fortunë Si na kishte zënë. Si ngrinte çdo gjë Netëve të ftohta E se ndalnim zjarrin Deri në agim, Krisnin si nga reja Lisat në zabele, Dimra të trishtueshëm N’kalendarin tim. Vallë, kush niste rrugën Në ag të mëngjesit, Kur shkonim në shkollë Kush e çante borën?! Po kush tjetër kush Përveç një pishtari Në çdo mot t’vështirë Ai na zgjaste dorën!... Madje ku e gjenim Atë dozë optimizmi, Atë forcë çelikosur Nën kulm varfërie?!... Ishe ti nënëloke Që n’tru na kodove Të ndjekim çdo hap Për shkollim e dije. Shkonim të buzëqeshur Uleshim në banka Nxirrnim një fletore E një abetare, Sa e madhërishme Për ne ishte shkolla, Ato klasë të vogla Me nga një dritare. Nga dy e tre shokë Shpesh një laps e ndanim Na mbante vullneti Dhe pesat n’ditar, Ecnim nëpër vite Nuk ndalonim fare Me zellin për dije Plot margaritarë. Nëna numëronte Ditët që po vinin E çka vjen nga lart Thoshte, s’bën t’merzitesh, Thoshte kur vjen marsi Agu zbardhë më herët, E në vrap lendinash Më shpejt zë e rritesh. Ikte stinë e egër Diku përtej malesh Pranverën e bukur Shpeztë e lajmëronin, Dhjetra fëmijë fshati Veshur me të linta Dilnim në Fushë Mollë Me qengja lodronim. E harronim dimrin Akullin e borën, Po shpesh me ndërskamca Na lidhte pushteti, Vinin të përjargur Nëpër çdo shtëpi, Merrnin pula, vjeta Ve, miell e kryp deti. Pranvera e hershme Fliste me punëtorin, E çfarë mund të bënim Ne si krahë t’shtëpisë?! Tre si çilimij Dy pak më të rritur Me nënën fillonim Punë të bujqësisë. Shikimin e shtrinim Nga një breg në tjetrin, Syrit ia shpërfaqnim Hapsirën në arë, Njëri ndiçte pllugun Brazdave të gjata Tjetri nga një kovë Merrte hudhte farë. Hë, çfarë mendon Rea° Më thuaj punë e mbarë? Fol moj e uruar Zonjë plleshmërie!... E kemi mbjellë misrin Perëndeshë e tokës, Tash flet zemra jote Hyjneshë bujqësie. °Rea, nëna e Zeusit pellazg. Perëndeshë e plleshmërisë së tokës dhe e bujqësisë. Flet nëna e dashur Atje ku ndrijnë yjet Ku rrijnë engjëllushat Ku mbijnë vetëm lule, Ku gjyshi e gjyshja Shtrijnë shtratin kujtesës Ku i rritë mamaja Çupat me pekule. Po ne, çfarë kërkonim Si fëmijë të vegjël? I kërkonim trohëzat Ti mbledhim në sofët, Frymë të marrim lirshëm Pa frigë, pa rrudhë krahun Të dalim e hyjmë Lirshëm në çdo votër. Kërkonim pak dije Shkronjëshqipes sonë Numrat Mbledhjen Zbritjen Historinë atnore Kërkonim mollëkuqe Nën strehë të shtëpisë E jo tmerr tiranësh N’djep të Ilirisë. Kërkonim pranvera Me lule zambaku Ditë të shenjtëruara E netë me dritë hëne, kërkonim ylberin Hark pas shiut të prajshëm Buzë që flakëronin Me urata nëne. Thuaja plot një javë I shikonim retë Kur po turbulloheshin Të na sillnin shi, Dhe kur nisnin rigat O zot sa gëzoheshim E mbëltuar të mbinte Farë e misrit t’ri. Pas katër- pesë ditësh I shikonim rendet, Fletëzat e hapura I preknim me gisht, Do të mbijnë të gjitha Këto kokrra stralli!... Flisnim buzëqeshur E përzemërsisht. Rritej misri e fasulja E n’mes rendash mbinin kunguj, Pas dy javësh niste mihja Të mos bëhëj puna grumbull. Pak- ngapak arrinim cakun Pa kursyer asnjë orë, Për dëtyra kishim mbrëmjen E n’mëngjes shkonim në shkollë. Front i punës anë e kënd Front për grurin që po piqej, Merrte ngjyrën qelibar Për të mbarë shtohej e rritej. Zgjatej dita për çdo javë E n’bregdet forcohej fiku, Në qërshor mbaronim shkollën Më t’lirë ishim n’muaj korriku.
Sa gëzueshëm shtrohej lama Rreth një druri si mullar, Kuajt shqitnin kallij gruri T’bëhëj gati për hambar. Kur pak frynte erë e lehtë Me teplotë e hidhnim lart, Shkrifnim drithin me durim Në lamë mbetej grurë i artë. Do të kemi miser Gati për një vit, Veç duhet shumë punë Gjer ta fusim n’kosh, Po ndodh vijnë matufat- (Thoshte nëna ime) E marrin të gatshëm Na lënë me duar bosh. Nuk vijnë nënë nuk vijnë… Thirrnim me një zë, Me grusht rrahnim gjoksin Dhëmbët i shtrëngonim, Nëna buzëqeshur Na merrte për dore Nën hije qërshije Uleshim drekonim. Janë fëmijët si zogj mali Ku shtrijnë krahët gjejnë një trohë. I heshtur e pyesja nënën Për pak lojë a kisha kohë. Shko o bir më thoshte lokja Veç kujdes, mos vono shumë, Luaj në fushë, kënaqu shpirt Por mos zbrit të shkosh në lumë! Ka do ditë thonë turbullohet Frigohëm mos iu merr vala, Është më mirë atje te krojet Në Fushë Mollë te kalaja. Vraponim nëpër lendinë Shokë të klasës, çilimij, Furishëm thirrnim të tjerë Me zë t’lartë si me buri. Hudhnim “topin” në log fushe Dy ekipe kundërshtare, Po kur keq dikush shqelmonte Topthi shqyer nuk dukej fare. Dilnin leckat ngjyra –ngjyra Nuk ia vlenin asnjë grosh, Dikush trembej, tjetri qeshte Kërcente si gjel kokosh. Prej aty përshkonim malin Drejt kalasë andej prapshtie , Në krah mbanim varë një traste Me pak bukë e djath shtëpie. Tok së bashku përseri Bënim gara miqësisht, Pa e prishur harmoninë Pa ia bërë askujt me gisht.
Sa herë nisem shkoj në fshat Më kujtohet fëmijëria, Ato lojëra miturake I mbërthen në shpirt magjia. Më duket se fluturoj Nëpër shkrepa marr fuqi, Ti s’më sheh, por atje jam N’kopsht parajse t’kërkoj ty. Bëhëm hap që dot nuk ndihem Bëhëm flutur trëndafili, Jam unë NËNË me ngjyra vargu Ylberian qe vij nga qielli. Rrëshqet loti në petale Gjurmë kristalesh duke lënë, Dua ti hapi njëqind porta Të më thuash diçka moj nënë. Veç një fjalë o veç një fjalë Do mjaftonte n’fillim prilli, Të më dukej dita ditë Skaj planetesh rreze dielli. I rrekëm hapsirës Me muskuj Herkuli, Ndjej krahët e hapur Si disk fluturues, Dhe kur vij më afër Seç ndizen kandilat Tringëllojnë këmbanat Tingujve kumbues. Trupin e bëj xhitë Shtrirjes boreane, Bëhëm flatër zogu Nënë moj lirietur, Të kërkoj pandalur Në sferën e artë Vij të përqafoj Me mallin e ndezur. Nëpër damar gjaku Rrjedh diçka e valë, Venave të zemrës Shprushet aritmia, Dikush pranë, më thot: -T’është ngritë tensioni!... Kur i hapi sytë Shoh jam te shtëpia. Ah moj e uruar, Për se më trazove, Rrallë e zë atë akt Të marr udhë në qiell, Atje ka shumë vite Ndjej se më prêt nëna Si hënë universi Si dritë rrezediell. Për ty nënë thërmoj Çdo asht, çdo pjesë trupi Vetëm të mbërrij Ku zë vend mejtimi, Dhe të bisedojmë Çiltër si dikur Pranë e më pranë teje Në prehër gëzimi. Për ty do të nxirrja Mijëra gurë nga bjeshka, Mijëra shkallë të pjerrta Do ngritja përpjetë, Edhe nëse bëhëm Stacion i fundit Atje do të ndalem Bashkë të rrijmë përjetë. Edhe nëse bëhëm Hamall, vagonetë Të më ngarkojnë shpinën Me një barrë të rëndë, I mësuar jam Koha më ka regjur Sapo ti fshij djersët Nisi këndoj këngë. Këngës të ja themi Me ngjyra vokali Me ty rirreshtohem Marshit funeral, Dhe në ritëm hapash Si dy shenjtorë, Bashkë e ngrisim zërin Pa instrumental. Kujtesën e kthejmë Kah ecnim dikur, ku pushonim trupin Lisnajës me hije, Përtej dhimbjes ndjekim Ishuj përrallorë Drejt harkut të hënës Yllnaj bukurie. Hershëm vinte agu Shkëlqimit diellor Me ty ndriste dita Faqes së mbëltuar, Tre djem e dy vajza Rriteshim përditë Duke na dhënë shpresa Nënë moj e praruar. Vështirë qenka, nënë Të shkruaj krejt çka ndjej Se më rrjedhin lotët Ethet përcëllojnë, Ngulfatem në fyt Sytë më turbullohen Koka më ushton Dhimbjet nuk pushojnë. Ishin vite skamjesh Tmerr ishte atë kohë Me stres hapnim porta Me stres ndiçnim dritën, Djaj silleshin rrotull Në fshat e qytet Çdokend e përcillnin për t’ia ndalur rritën. Shërbëtorë satrapësh Vinin nëpër shkolla Kur çfaqnim programe Hapnin sytë si buaj, Nuk e kishin lehtë Arsimtarët tanë T’ia dilnin suksesshëm Me atë gjak të huaj. Po librat si lënim Në raft pluhërosur, I radhitnim shkronjat Rilindjes së jetës, Udhëve të mjegullta E filtronim dijen Të gjenim e ndjekim Fillin së vërtetës. Je me mua nënë Si atbotë e etur Për punë në kuzhinë Gjellëra,ëmbëlsira, Për pritje përcjellje T’artë e kishe fjalën, O kulmi shtëpisë, Nëna jonë më e mira. Sot edhe gjithë jetën E ndij zërin tënd E ndjej ngrohtësinë, Në krah përqafimi Për 8 Mars kur vinim Nga vatra e dijes Në çdo cep oborri Shpërthente gëzimi. Dukej ndryshe kopshti, Pemët me zogj plot Ëmbël cicërinte Trumcaku këngëtar, Kur nuk kisha lule Heshtur të tregoja: - Sot nënë i kam marrë Dy pesa n’ditarë! Pse flet heshtur bir?! Pyeste ëmbël nëna Afrohu, më thoshte Më shiko në sy, Ti më duhesh shpirt Ato nota t’arta Ndërsa përplot lule, Kemi në saksi. Si krismë lajmëtare Erdhi vjeshtë e parë, Gjashtëdhjetë e teta Hyri në binarë, Studentët kërkonin Tufëza lirie Ata djem e vajza Sy margaritarë. Dhe sa vinte shtohej Ai zë krenarie, Rriteshim si lisat Pa u ndalur fare, Vërtet ishim lodhur Nën zgjedhën e huaj Pa na lënë të qetë Zezona barbare. Mësuam përmendësh Si të ndjekim hapa Dhe si ti dëbojmë Ato bisha mali, Si ta ngrisnim zërin Në atë kohë trishtimi Ta largojmë nga trojet Atë farë kanibali. Po ngritej fuqishëm Truri ynë i fjetur, Tashmë mendjen tonë E kthjellonte libri, E kthjellonin gjyshërit Me qindra rrëfime Tregonin pse ashpër Atbotë vinte dimri. Pse në vend të luleve Flakë sillte pranvera Shkrepja e vetimës Vriste nëpër ara, Pse në vend të grurit Mbinin kaqa, therra Dhe e rëndë si tuqi N’shpinë na vëhëj barra. Më nuk mund të shtirej Asnjë profetik, Syri i kamerës Çdo gjë regjistronte, Rexhimi armikut Dhëmbët i shpaloste N’ujë binin gënjeshtrat Që po i sajonte. Si mijëra të rinj E vasha të reja Edhe nënat tona Nuk e kursyen veten, Lart e ngritën zërin Përpara tribune, Çfarë po bënin horrat E thanë të vërtetën. Edhe ti moj nëna ime Përjetove ato vite, Mbaje ves çfarë kohe vinte Për fëmijët që i rrite. Për ty ishim ag mëngjesi Dritë e syve nën qepallë, Për ty ishim shpirt e zemër Të na ruaje sa t’jesh gjallë. Ishe buka, etja jonë Ninullë kënge urtësie, Ishe zë që ngjallte shpresë Të arrijm’ në cak lirie. Ishim ne që dolëm rrugës Shfrynim mllefin me pankarta, Rrahnim gjoksin çelikosur Të rreshtuar në demostrata. Ndihej zëri kundërshtues Buqiste në megafon, Shpërndahej zë liridashës Në Europë e Pentagon. Kjo poemë Nuk është përrallë Që tregohet në malsi, S’është lirikë Që trumbetohet Nëpër dasma me krushqi, As çka flisnin E përflisnin Injorantet “shakaxhi”, Shallë mbështjellur Për rreth koke Dhëmbë të bardhë si inxhi. Nuk janë vargje marsiane Që askush nuk i merr vesh, Janë moj nënë si vile rrushi Kokrra-kokrra, kalavesh. Janë si fjalët që nuk tunden As me tpi as me çekan, Janë si zëri që del sheshit Si këmbanë e burizan. E mbaj mend atë kohë idhnake Kohë me stres në moshë rinie, Ndërsa nëna po numronte Rrudha balli n’prag shtëpie. Kujdes bir, thoshte, kujdes Kur merr hapin mos nxito, Kemi punë me xhelatxhi Prandaj kurrë mos ju beso. Ata s’dijnë çka është njerzimi Janë si llava e tërbuar, Janë tinzarë pa fije bese Egërsira, shpirt helmuar. Nëna thoshte vazhdimisht, Tri herë mat e njëher qep, Mos e shtro sofrën në vatër Pa u pjek buka n’çerep. Por shko bir, mos ndalo hapin Mos i le miqtë duke pritur, Mbaju fort në rrënjet tua Ndero vendin ku je rritur. E çfarë flitej nëpër oda Nga disa që bënin qejfe… Nga disa që rrinin ulur Pinin kafe, thurnin bejte. Se rëndonin aspak trurin Uji nën çergë me ju ngri, Luanin lojra herë këndonin Me një def e çifteli. Dhe sa hynte hallexhiu N’dorë kutinë pa duhan, Nga britma krisnin filxhanat Krisnin trarët në tavan. Trembej macja dilte jashtë N’lojë kotelesh futej miu, Zgjidhej qeni prej zingjiri Thuase ikte nga ariu. Edhe pulat kokoriznin Fluturonin mbi çati Dridhej magjja me pak miell Shkrifej pitja në tepsi. Dy kuqoja te një breg Mprehnin brirët nëpër rrasa, Më përtej një mjeshtër druri Pa sopatë çante dërrasa!... Çfarë po ndodhë kështu moj plakë E pyet burri gruan e vet, Më ka “trashë “ pak pleqërija Shoh me sy e s’marr gjë vesh. Djem tanë rrugës hedhin pluhur Shkojnë diku, thonë, kemi punë, Shëndosh plakë, veç po frigohem Ara shesin kur t’vdes unë!.... E disa shkelin Europën Dredhë mustaqet katarosh, I kanë lënë djerrina tokat Mal, shtëpi Hambar e kosh. Në Azi mësyjnë Stambollin T’pijnë duhan tarabosh, Thonë shumë vjet Nga varfëria E hanë bukën veç me kos. Thonë shumëkush Ndërroj mbiemrin T’mos e njohin fis e farë, Bijt e tyre tjetërsohen Nuk e dijnë a janë shqiptarë. Shko tash plako, mos vono Nuk është mirë të ftohet flija!... Kur të hamë më mirë dëgjojmë Këngëtarë me çiftelia. Këngë o zë i ndruajur Varg me dhimbje koke, Vaj e lot Toplice Gjymtyrë e shpërndarë, Për ty Çamëri Mushkëri pellazge Në zemër Europe E ndarë e përçarë. Për ju më të bukurat Perla JONIANE Janinë epirote Zonjë Arbërie, shkruaj e kurrë nuk ndalëm Luginë e Preshevës Iliridë e dashur Fole Shqipërie. Edhe ty o nënë Sa afër të ndjej Si para shumë vitesh Më jep frymëzim, Duke biseduar Kthehemi në kohë, Plot me ngjyta jete N’kalendarin tim. Fare nuk venitet Simfoni e fjalës, edhe kur ndër stinë shpupurit harresa, shetisim së bashku Fushave yjore, Frymë të marrim lirshëm Ku zë fill kujtesa. Në fill përjetësie Pëlhurë end në vek Me drugëz që shpie Indin fije-fije, Duke e mbështjellur Boshtin e pambukut Levizjet e duarve Sa të kishin hije. Sa të kishte hije Shamija në kokë Flokët ngjyrë gështenje Shkëlqenin mbi ballë, MIRUSHE të quanin Shoqet e katundit Ty nënë që na mbaje Në sy nën qepallë. E mbaj mend moj loke Sa isha i vogël Atbotë vishje trupin Me këmishë qenari, Jelek, shokë e shall Qendisur me ojma Pshtjellakët e leshtë Ndritnin si fanari. Kur vinim nga shkolla Nga fusha e loja Ne flisnim ti qeshje Me plot ëmbëlsi, Dhe kur kishte ndodhur Bënim ndoj gabim, Me këshillat tua Ndjenim kënaqësi… Rriteshim ngadalë Me zemër të hapur, Për mësim e shkollë Na frymëzoje nënë, Është det i pafund Rrugëtimi dijes Dhe duhej shumë mund Diçka për të zënë. Kur punët i nisnim Në sy të pranverës Isha i shtrënguar Mamanë ta ndihmoja, Mirëpo gjeja kohë Edhe për detyra Dhe me varg poetik Shpesh imagjinoja. Më thuaj çka po shkruan Shpesh më pyeste nëna, E unë çfarë ti them Me vete mendoja, Athua kishte vlerë Me vargje poezie Drejt cepit të hënës Lart të fluturoja. Të shkoja atje Ku veq mendja ndrit Ku thoshin është botë Me një natyrë tjetër, Është vend përrallor Që s’mund ta përshkruash, As ta ilustrosh Me ngjyra në letër. Kur kam mall Për ty nënëloke Mbylli sytë mbështjellur rri, Në një shtrat të gjatë sa kuti Mundohem e s’mund të flij. Nganjëherë gërryj kujtime Çfarë kam ruajtur n’arkën time Për atë botë e ato vite Ato këngë që sot janë hite Dhe çdo fshat e çdo shtëpi Kishte dele, lopë e dhi. Ti nënë flisje Për një djalë Si e ndiçte ujku plak, Por ai djalë Trimosh i rrallë Falë zgjuarsisë Ndjek tjetër hap. Sheh një lis të trashë Të drejtë Ngjitet lart Me të shpejtë, Prek djaloshi Njërin xhep Sheh se ka Një brisk të mprehtë. Si mijëra të rinj E vasha të reja Edhe nënat tona Nuk e kursyen veten, Lart e ngritën zërin Përpara tribune, Çfarë po bënin horrat E thanë të vërtetën. Edhe ti moj nëna ime Përjetove ato vite, Mbaje ves çfarë kohe vinte Për fëmijët që i rrite. Për ty ishim ag mëngjesi Dritë e syve nën qepallë, Për ty ishim shpirt e zemër Të na ruaje sa t’jesh gjallë. Ishe buka, etja jonë Ninullë kënge urtësie, Ishe zë që ngjallte shpresë Të arrijm’ në cak lirie. Ishim ne që dolëm rrugës Shfrynim mllefin me pankarta, Rrahnim gjoksin çelikosur Të rreshtuar në demostrata. Ndihej zëri kundërshtues Buqiste në megafon, Shpërndahej zë liridashës Në Europë e Pentagon. Kjo poemë Nuk është përrallë Që tregohet në malsi, S’është lirikë Që trumbetohet Nëpër dasma me krushqi, As çka flisnin E përflisnin Injorantet “shakaxhi”, Shallë mbështjellur Për rreth koke Dhëmbë të bardhë si inxhi. Nuk janë vargje marsiane Që askush nuk i merr vesh, Janë moj nënë si vile rrushi Kokrra-kokrra, kalavesh. Janë si fjalët që nuk tunden As me tpi as me çekan, Janë si zëri që del sheshit Si këmbanë e burizan. E mbaj mend atë kohë idhnake Kohë me stres në moshë rinie, Ndërsa nëna po numronte Rrudha balli n’prag shtëpie. Kujdes bir, thoshte, kujdes Kur merr hapin mos nxito, Kemi punë me xhelatxhi Prandaj kurrë mos ju beso. Ata s’dijnë çka është njerzimi Janë si llava e tërbuar, Janë tinzarë pa fije bese Egërsira, shpirt helmuar. Nëna thoshte vazhdimisht, Tri herë mat e njëher qep, Mos e shtro sofrën në vatër Pa u pjek buka n’çerep. Por shko bir, mos ndalo hapin Mos i le miqtë duke pritur, Mbaju fort në rrënjet tua Ndero vendin ku je rritur. E çfarë flitej nëpër oda Nga disa që bënin qejfe… Nga disa që rrinin ulur Pinin kafe, thurnin bejte. Se rëndonin aspak trurin Uji nën çergë me ju ngri, Luanin lojra herë këndonin Me një def e çifteli. Dhe sa hynte hallexhiu N’dorë kutinë pa duhan, Nga britma krisnin filxhanat Krisnin trarët në tavan. Trembej macja dilte jashtë N’lojë kotelesh futej miu, Zgjidhej qeni prej zingjiri Thuase ikte nga ariu. Edhe pulat kokoriznin Fluturonin mbi çati Dridhej magjja me pak miell Shkrifej pitja në tepsi. Dy kuqoja te një breg Mprehnin brirët nëpër rrasa, Më përtej një mjeshtër druri Pa sopatë çante dërrasa!... Çfarë po ndodhë kështu moj plakë E pyet burri gruan e vet, Më ka “trashë “ pak pleqërija Shoh me sy e s’marr gjë vesh. Djem tanë rrugës hedhin pluhur Shkojnë diku, thonë, kemi punë, Shëndosh plakë, veç po frigohem Ara shesin kur t’vdes unë!.... E disa shkelin Europën Dredhë mustaqet katarosh, I kanë lënë djerrina tokat Mal, shtëpi Hambar e kosh. Në Azi mësyjnë Stambollin T’pijnë duhan tarabosh, Thonë shumë vjet Nga varfëria E hanë bukën veç me kos. Thonë shumëkush Ndërroj mbiemrin T’mos e njohin fis e farë, Bijt e tyre tjetërsohen Nuk e dijnë a janë shqiptarë. Shko tash plako, mos vono Nuk është mirë të ftohet flija!... Kur të hamë më mirë dëgjojmë Këngëtarë me çiftelia. Këngë o zë i ndruajur Varg me dhimbje koke, Vaj e lot Toplice Gjymtyrë e shpërndarë, Për ty Çamëri Mushkëri pellazge Në zemër Europe E ndarë e përçarë. Për ju më të bukurat Perla JONIANE Janinë epirote Zonjë Arbërie, shkruaj e kurrë nuk ndalëm Luginë e Preshevës Iliridë e dashur Fole Shqipërie. Edhe ty o nënë Sa afër të ndjej Si para shumë vitesh Më jep frymëzim, Duke biseduar Kthehemi në kohë, Plot me ngjyta jete N’kalendarin tim. Fare nuk venitet Simfoni e fjalës, edhe kur ndër stinë shpupurit harresa, shetisim së bashku Fushave yjore, Frymë të marrim lirshëm Ku zë fill kujtesa. Në fill përjetësie Pëlhurë end në vek Me drugëz që shpie Indin fije-fije, Duke e mbështjellur Boshtin e pambukut Levizjet e duarve Sa të kishin hije. Sa të kishte hije Shamija në kokë Flokët ngjyrë gështenje Shkëlqenin mbi ballë, MIRUSHE të quanin Shoqet e katundit Ty nënë që na mbaje Në sy nën qepallë. E mbaj mend moj loke Sa isha i vogël Atbotë vishje trupin Me këmishë qenari, Jelek, shokë e shall Qendisur me ojma Pshtjellakët e leshtë Ndritnin si fanari. Kur vinim nga shkolla Nga fusha e loja Ne flisnim ti qeshje Me plot ëmbëlsi, Dhe kur kishte ndodhur Bënim ndoj gabim, Me këshillat tua Ndjenim kënaqësi… Rriteshim ngadalë Me zemër të hapur, Për mësim e shkollë Na frymëzoje nënë, Është det i pafund Rrugëtimi dijes Dhe duhej shumë mund Diçka për të zënë. Kur punët i nisnim Në sy të pranverës Isha i shtrënguar Mamanë ta ndihmoja, Mirëpo gjeja kohë Edhe për detyra Dhe me varg poetik Shpesh imagjinoja. Më thuaj çka po shkruan Shpesh më pyeste nëna, E unë çfarë ti them Me vete mendoja, Athua kishte vlerë Me vargje poezie Drejt cepit të hënës Lart të fluturoja. Të shkoja atje Ku veq mendja ndrit Ku thoshin është botë Me një natyrë tjetër, Është vend përrallor Që s’mund ta përshkruash, As ta ilustrosh Me ngjyra në letër. Kur kam mall Për ty nënëloke Mbylli sytë mbështjellur rri, Në një shtrat të gjatë sa kuti Mundohem e s’mund të flij. Nganjëherë gërryj kujtime Çfarë kam ruajtur n’arkën time Për atë botë e ato vite Ato këngë që sot janë hite Dhe çdo fshat e çdo shtëpi Kishte dele, lopë e dhi. Ti nënë flisje Për një djalë Si e ndiçte ujku plak, Por ai djalë Trimosh i rrallë Falë zgjuarsisë Ndjek tjetër hap. Sheh një lis të trashë Të drejtë Ngjitet lart Me të shpejtë, Prek djaloshi Njërin xhep Sheh se ka Një brisk të mprehtë. Me frigë gjer në palc Rrinim pa u trembur Përskaj asaj llave Nuk levizëm fare, Kur ngul këmbë, tha nëna Ikë nga ti i ligu Shkon e gjen pre tjetër Ajo bishë bizare. Zbrazëm mushkëritë Pimë pak ujë të ftohtë Po bëhëshim gati Atë rrugë të vazhdonim, Tashmë ishim afër Vendlindjes së nënës Dhe një këngë të vjetër Nisnim e këndonim. Po kush se këndonte “Çikën Patureshë”? Atë vashë të bekuar trojeve dardane, Për gra arbëreshe, ato dalmatine Legjenda ilire Amazonë shqiptare. Shkonim atje poshtë Ku kish lindur nëna Ku kishte lënë gjurmë Në moshë vajzërie, Ku një ditë të premte Ende pa lind dielli Në kokë i vëndosin Duvak nuserie. E në fshatin tim Nisë një jetë të re Katërmbëdhjetë vjeçare Arnon e rrjeton, Mjel, zë djath e kos Gatuan, korrë në arë, Lind katër fëmijë I rritë, i pastron. Dhe pas një decenie Bie mort i zi Vdes motra e nënës E lë një fëmijë, Mandej vdes kunati Pas një viti burri Mbesin pesë jetima Pa kulm mbi shtëpi. O zot, po çfarë bëre?!- Ndihej të thot nëna, Më ke lënë të vetme Nën strehë të rrëzuar, Më ndihmo o zot Ti rris këta zogj, Ti ushqej e mbathi Për mot të trazuar. Me gjithë ato sfida Nëna nuk ligshtohej, Madje ëndërronte Krejt një tjetër FUSHË, Djalin më të madh Filloj e shkollonte Në shkollë mbante shpresa Nëna engjëllushë. Ti bir do të bëhësh Zyrtar i komunës, Shtrengoje fort librin Mëso biri im! Pastaj gjithë të tjerët Ndjekin hapin tënd Se thonë - vetëm dija Të sjell përparim! Kishin aq shumë vlerë Ato vite stralli, Pas gati dhjetë vitesh Prej kur vdiq babai… Edhepse me strese Nëpër kohë pa kohë, Me sukses e kreu Shkollimin vëllai. E thyem varfërinë, Ngërçin, dërdëllisjet, Këmbngulja e nënës Jepte rezultate, Ndryshe tash frymonte Kopshti e oborri Drejt dijes zgjëroheshin Udhët monopate. *********** Athua kishin gjuhë Yjet, meteorët, Dielli , Hëna, Marsi A flasin ndoj’ herë, Pse përmbi kala Fushë Mollë e lugshtaja Lart krrokatnin korbat Në dimër e verë. N’vend që ti gëzohemi Stinës me plot lule, Qengjit, kecit, vjetave Pulave gjatore, Neve kishim halle Si të shkojmë te miku, E të mos takonim Hordhi xhakatare. Më thuaj diell,o diell Pashë atë tufë me rreze Ti hënë bukuroshe Që na sjell kujtime, Çfarë ndjen kur TË RËNËT Vijnë në prehrin tënd A rrijnë ndonjëherë Bashkë me nënat trime. Nëna e Bekimit, gjyshja e Shpëtimit, Edhe e Betimit Trembëdhjetë vjeçarë, Dhe me qindra tjera Nuse me fëmijë Motra e vëllëzër E shumë baballarë. Tek ju rrijnë e prehen Hënë moj sybleruar, Me krahët e bardhë Qiellin e përshkojnë, Katërmbëdhjetë fëmijë Tufë me trëndafila Me engjuj të qiellit Vallen e fillojnë. Janë me ju nënëloke Të gjithë të një fshati, Të githë po vazhdonin Në të njejtën shkollë, Kush i ndau nga dija Nga çanta me libra, Këta yje qielli Këta mendjehollë. Kush ua mori jetën Më thuaj diell o qiell Ju i keni parë Në ato ditë prilli, Ah sikur ti dinim Emrat e mbiemrat Kudo do ti gjenim Ata çakej krimi. Kush ua mori jetën Më thuaj diell o qiell Ju i keni parë Në ato ditë prilli, Ah sikur ti dinim Emrat e mbiemrat Kudo do ti gjenim Ata çakej krimi. Pse o mendje krisur O ju xhelatxhi Ç’ ju bënin fëmijët Ju farë e mallkuar, E mshehni surratin Diku në Serbi Horra kokëderri Me djaj të mbarsuar. Për ju ditë mos pastë Nata ferr ju bëftë Ju sy të vërbuar Syrrat kanibali, Kurrë ne vendin tuaj Mos bëftë lum shtëpia Ju o të droguar O ju bisha mali!. Nëpër gurë të kodrës Me gjurmë letargjie Shndërruar jam në rreze Të ju shoh syçelë, Rreth turmës vezake Sillen re të hirta Te “Furra” nën lisa Kujtimet kanë ngelë. Ajo luftë me djaj Ka mbaruar nënë, Falë gjakut të rënëve Lirshëm merr frymë toka, Rriten malet, rriten Bari nëpër fusha, Bashkë me keca luajnë Lepujt nëpër boka. Nxënësit e shkollës Më nuk kanë të ndalur Dritarës së hapur Mbëltojnë dituri, Fëmijët në çerdhe Me edukatore Luajnë e argëtohen Me plot dashuri. Rriten nipat, nënë Si rrushi në vreshtë Mbesat e stërmbesat Mësyjnë fakultetin, Për pushim veror Kur mbarojnë mësimin, Për tri-katër orë E arrijnë bregdetin. P.S.Pjesa e fundit e poemës për nënën, përfshin disa strofa për fundprillin e vitit 1999, përkatësisht 30 Prillin, kur saldoteska sebo-sllave mori jetën e 85 bashkëfshatarëve të Vërbocit të Drenasit, në mesin e tyre 14 fëmijë, të gjithë nxënës që mësonin në shkollën fillore ku punoja si mësimdhënës. Lë ti kujtojmë e përkujtojmë për jetë e mote!. (autori)