Dienstag, 10. September 2019

Qëndrimet e çakorduara të një kryetari në ikje dhe të mëkëmbësve të tij

Shkruan: Dan KOSUMI

Të nderuar miq dhe ish anëtarë të LKSHM-së, po bëhen tri javë prej kur unë Dan Kosumi e bëra publike dorëheqjen time nga Lidhja e Krijuesëve të Mërgatës. Nga ajo ditë e deri më tash, dorëheqje dhanë këta bashkëthemelues dhe anëtarë të kryesisë:
Të dorëhequrit  (Kolazh i bërë nga Dan Kosumi)

1. Dan Kosumi - anëtar kryesie
2. Seveme Fetiqi - anëtare kryesie
3. Muhamet Luma - anëtar kryesie
4. Driton Smakaj - anëtar kryesie
5. Fakete Rexha - anëtare kryesie
6. Miradije Avdullahi - anëtar kryesie
7. Shenida Bilalli - anëtare kryesie
8. Valdete Berisha - nënkryetare

9. Raimonda Moisiu - USA - nuk ka as njohuri për egzistimin e LKSHM-së, emri i saj është futur si anëtare kryesie pa e pyetur askush!

10. Bes Camaj - Ka dhënë dorëheqje nga kryesia dhe nuk është pjesë e kësaj lidhje.

11. Silva Tërrnava - ishte anëtare kryesie nga Zelanda e re, ajo ka shumë vite që jeton dhe punon në Kosovë nuk përfaqëson asnjë shoqatë në mërgatë.

12. Rita Saliu - USA, është Nënkryetare e lidhjes, nuk përfaqëson asnjë shoqatë në vendin ku jeton (sipas kryetarit të lidhjes së krijuesëve Mëhill Velaj).

13. Gani Bytyçi - i emëruar (kryetar i kontestueshëm i SHKSHZ) nënkryetar i LKSHM! Nuk është i zgjedhur në kuvend zgjedhor në Zvicër. Pas dorëheqjes së Dan Kosumit, në mbledhjen e mbajtur 26.05.2018 në Lozanë, ushtrues detyre i kryetarit është caktuar deri në kuvendin e ri Muharrem Blakaj.

14. Dan Kovaçi - I emëruar krye në vete nga Kryetari në largim HQ

15. Ajet Shala - i dorëhequr, ish anëtarë i SHKSHZ/LKSHM,
si dhe shumë anëtarë tjerë të shoqatave, që më nuk duan të dijnë më për një lidhje sikur kjo!

Edhe pse publikisht hoqën dorë nga Lidhja tetë anëtarë kryesie. Edhe pse lista e anëtarëve të kryesisë është fryrë dhe mbushur me emra që nuk përfaqësojnë askënd. Edhe pse pritet që dorëheqjet do te vazhdojnë. Përveq komenteve dhe përgjigjeve të çakorduara në FSB prej anëtarëve të dëgjueshëm të kryesisë së mbetur, ende asnjë reagim zyrtar serioz!
Hesht i pari i Lidhjës Hasan Qyqalla, heshtin edhe mëkëmbësit e tij të përulur!

Pas shumë ditësh, i pari i Lidhjës Hasan Qyqalla del me nje shkresurinë publike në emër të (siç thot ai) kryesisë së ngushtë (!), duke e pranuar kësisoj publikisht se vetëm KRYESIA E NGUSHTË, kryetari dhe të dëgjueshmit e tij, janë ata që marrin vendime dhe vendosin për çdo gjë! Prandaj, ata janë edhe pëgjegjësit kryesore që lejuan të vije situata deri në ketë gjendje, që lejuan kryetarin e tyre të keqpërdorë besimin e dhënë, që heshten edhe kur ndodhnin skandale te njepasnjëshme, që heshtnin edhe kur ishin të informuar me kohë se përkrah tyre kishin njerëz me të kaluar të dyshimt, që heshtnin edhe kur ndodhte të ngacmohej seksualsht ndonjëra prej kolegeve të tyre nga bashkëudhëheqës të LKSHM , që heshtnin edhe pse kurrë nuk bëhej bilanc financiar, që heshtnin edhe kur jepeshin mirënjohje shkel e shko etj. etj...

Përkundër faktit se te dëgjueshmit (ata që ia mbajnë zhagun kryetarit) shkruanin komente gjithandej në FCB se Lidhja nuk është institucion që merret me verifikimin e biografive të njerëzve, në shkresurinën e bërë publie nga kryetari i tyre HQ, kërkohet nga degët apo shoqatat simotra që të verifikojnë të kaluarën e secilit anëtarë veç e veç!!! Dhe tash lind vetvetiu pyetja: Kujt ti besohet? A duhet besuar atë çfarë thonë anëtaret e dëgjueshëm të kryesisë së mbetur, apo atë çfarë thotë kryetari i tyre?!


Ky është teksti i shkresurinës së publikuar nga HQ:

LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË 
NJOFTIM 
Kohëve të fundit, po reflektohen disa pakënaqësi, përkatësisht dorëheqje nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM)! Për këto pakënaqësi, kryesia e ngushtë e LKSHM, i mori seriozisht dhe diskutoi për këtë dukuri! Pas konsultave, dëshirojmë t'ju NJOFTOJMË, me sa vijon:  
Duke qenë në vlugun e përgatitjeve të Kuvendit Zgjedhor të LKSHM-së, kërkojmë nga të gjitha shoqatat dhe asociacionet simotra, që të kenë parasysh degët për përfaqësuesit që dërgojnë në KUVEND! Prandaj, ngrehim zërin edhe njëherë tek asociacionet simotra, të verifikojnë të kaluarën e secilit veç e veç, mbase etiketohen disa individ të kryesisë aktuale. Ndryshe, të gjitha përgjegjësitë i bartin degët që i delegojnë të tillët. Shih për këtë, nuk dëshirojmë që të bëhet objekt kritikash KRYESIA E RE që do zgjidhet. Natyrisht, edhe për lëshimet e çështjet tjera, do jemi të hapur. 
05.09.2019 për LKSHM: Hasan Qyqalla, kryetar


DHJETË TË VËRTETAT QË I KA FSHEHUR HASAN QYALLA
ose është munduar ti veshë me vellon e mjegullës së krijuar!

1.  Kohëve të fundit, po reflektohen disa pakënaqësi... Paknaqësia dhe vërejtjet që janë edhe shkak i dorëheqjes sime dhe të tjerëve është neglizhimi për më shumë se një vit e gjysme nga kryesia, *Shih shkresën drejtuar Kryesisë e datës 10 qërshor 2018, si dhe letrën e dytë që mbanë datën 24 korrik 2018 ku kam njoftuar për largimin tim nga kryesimi i shoqatës së Zvicrës si dhe distancimin tim publik të datës 04 qërshor 2018 lidhur me shkrimet ne gazeta për njërin nga anëtarët e shoqates se krijuesve ne Zvicër si dhe anëtarin e kryesisë së LKSHM, ku etiketohej me të kaluarën e tij antikombëtare!

2. "Këto pakënaqësi, kryesia e ngushtë e LKSHM, i mori seriozisht dhe diskutoi për këtë dukuri", thuhet në shkresurinën e publikuar nga HQ !
Deri më tash, asnjëri nga ata që ju kam shkruar nuk më është përgjigjur. As kryetari Hasan Qyqalla, as sekretari Fran Tanushi, as arkëtari Mentor Thaqi, as nënkryetarët Musa Jupolli dhe Anton Marku...

3. Ju kërkohet shoqatave dhe asociacioneve të verifikojnë të kaluarën e secilit anëtar veç e veç. Ndërsa vetë, brenda këtyre ditëve, më shumë se dhjetra herë keni deklaruar se ju nuk merreni me verifikimin e biografive dhe më të kaluarat e krijuesëve letrar! E, të kërkosh një gjë të tillë nga shoqatat, është e papranueshme dhe tendencioze, sepse dihet fare mirë se shoqatat nuk kanë as të drejtë e as mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, sepse nuk janë as agjension i inteligjencës as polici shtetërore...

4. "...etiketohen disa individ të kryesisë aktuale". Cilët janë ata me emër dhe mbiemër? Kush i ka etiketuar dhe sa janë që ju i dini dhe i njihni? Apo ndoshta pikërisht ndonjëri nga ne kemi ofruar apo interpretuar publikimet në gazeta, e që ju është dashur ti ftoni apo njoftoni lidhur me ato shkrime dhe ta merni edhe prononcimin e tyre rreth etiketimeve.

5. Nese e keni ditur para më shumë se një viti dhe keni marrur edhe shkresë dhe prova, ahere pse nuk keni reaguar? Pse me heshtjen tuaj u bëtë shkaktar që të japin mëpastaj detyrimisht dorëheqje disa nga bashkëthemeluesit e LKSHM-së; poet, shkrimtarë dhe veprimtarë të dëshmuar, më qëllim që ta mbronin dinjitetin?

6. A nuk ishte e domosdoshme thirrja e një mbledhje apo konference të jashtzakonshme, qoftë edhe online, që të merreshin vendime të përbaskëta për tu distancuar nga ata njerëz që e dëmtojnë imazhin e LKSHM-së?

7. Pasi ishit fajtorë për mosveprim të menjehershëm dhe moszbatimin e statutit të LKSHM-së, ahere pse nuk e dhatë dorëheqjen si kryesi? Pse qëndronit të heshtur?!

8. A nuk ishte e turpshme mosthirrja e kuvendit të jashtëzakonshëm pas skandalit me efekt shkatërrues për LKSHM-në? A nuk ishte e turpshme të anashkaloheshin dhe të injoroheshin të gjithë krijuesit që u larguan? A nuk ishte e turpshme që të injoroheshin edhe shumë të tjerë që ne heshtje shfaqnin habinë dhe neverinë e tyre për ato që kishin ndodhur dhe vazhdonin të ndodhnin në ketë institucion?

9. A ka kuptim që tani të mbahet kuvendi i rregulltë i LKSHM-së kur dihet se një pjesë e mirë e anëtarëve të kryesisë kanë dhënë dorëheqje dhe janë larguar, kur dihet se ka edhe shumë të tjerë që nuk deklarohen por për shkak të pakënaqësive janë tërhequr dhe e kanë pushuar veprimtarine e tyre në LKSHM?

10. Si e shpjegoni faktin se ende pa dalur zyrtarisht me një distancim, keni fshirë nga lista e kryesisë ne faqen e LKSHM-së emrat e të etiketuarve për të kaluarën e tyre të dyshmitë, bashkë me emrat e të dorëhequrve, pa ju këthyer atyre asnjë përgjigje me shkrim?!


NË VEND TË PËRFUNDIMIT

Flitet dhe ngulet këmbë se të gjitha problemet do të zgjidhen në kuvendin e rregullt qe do të mbahet në nëntor 2019, pavarësisht faktit se kuvendi I rregullt është dashur të mbahet para dy vitesh, atëhere kur edhe është lajmeruar publikisht se do të mbahej të nesërmen e Festivalit të Poezisë në Koblenc, por që nuk u mbajt për shkakun se iku dhe u fsheh kryetari HQ!

Pra, kuvendi i cili mëtohet të mbahet në nëntor të këtij viti nuk mund të quhet kurrësesi i rregullt. E si mund të quhet KUVEND I RREGULLT kur tetë anëtarë kryesie tanimë kanë dhënë dorëheqje?! Bile njëri nga të dorëhequrit ishte nënkryetare dhe pritet që dorëheqje të japin edhe të tjerë. Mandej, dihet edhe fakti se kryesia e tanishme thirret në emra  të përsonave që janë futur në listën e kryesisë dhe që s’përfaqësojnë asge. Madje - madje, disa persona emrat e të cilëve janë vendosur në lista si anëtarë kryesie, as që e dine se jane në kryesi?! Bile, ka edhe të atill (të cilëve u janë vendosur emrat si anëtarë kryesie në LKSHM) që befasohen dhe pyesin se si mund të ndodh diçka kësisoj, kur ata nuk janë anëtarësuar ndonjëherë në ketë insitucion?! Bie fjala, rasti i znj. Miradie Z. Abdullahi (anëtare e kryesisë), Mëhill Velaj (nënkryetar), Raimonda Moisiu etj.

Pra, në nëntor mund të mbahet kuvendi, por prapë jo si kuvend i rregullt. Në nëntor mund të mbahet kuvendi, por ahere do jetë tepër vonë, sepse nuk mund të kurohen çarjet në ketë institucion. Në nëntor mund të mbahet kuvendi, por kryetari dhe sejmenet e tij nuk mund ta pastrojnë veten nga gjithë ato të këqija që kanë ndodhur dhe që ia kanë sjellur LKSHM-së. Dhe, nese flasim për të këqijat që kanë ndodhur, ato janë shumë, janë aq shumë sa me to duhet marrur gjatë, tepër gatë…

Prandaj, pas asaj që u tha dhe u argumentua më lartë, vetvetiu shtrohen pyetjet:
Ç'kuvend do mbahet në nëntor? Më kë? A mundë të quhet kuvend ai?... 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen