Ajet Shala |
Në dorëheqjen e tij, Ajet Shala ndër të tjera thotë:
Jam shokuar kur kam degjuar se anëtar kryesie në SHKSHZ dhe LKSHM është edhe një njëri antikombëtar, besnik i përbëtuar i regjimit barbarë Millosheviçian.
Teksti i plotë e dorëheqjës:
KRYESISË SË SHOQATËS SË KRIJUESËVE SHQIPTARË NË ZVICËR - SHKSHZ
KRYESISË SË LIDHJËS SË KRIJUESËVE SHQIPTARË NË MËRGATË - LKSHM
Unë Ajet Shala anëtar i Kryesisë së SHKSHZ dhe njëherit anëtar i LKSHM, jap:
DORËHEQJE TË DYFISHTË
I pakënaqur me zhvillimet brënda shoqatës, ndërrimet dhe lëvizjet e shpeshta të kryesive, si edhe përplasjet rreth mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme, si të atyre profesionale të shoqatës, poashtu edhe të atyre etike e kombëtare.
Une Ajet Shala, hapin e parë të anëtarsimit në (SHKSHZ) e bëra pas ardhjes së z. Dan Kosumi në krye të saj.
Motivi: Z. Kosumi ka qënë i pari dhe i vetmi deri me tani nga të gjithë kryesuesit, që më ka ofruar të bëhem anëtar i shoqatës, si dhe ka komunikuar me mua miqësishtë dhe me shumë respekt. Z. Kosumi e dinte mirë se une Ajet Shala poet e krijues në Zvicër që 30 vite, isha anashkaluar e injoruar nga ish kryesuesit në takimet letrare poetike në të mbajtura në Kosovë. Poashtu i ka parë edhe sjelljet e pahijëshme dhe injoruese deri në fyerje të disa kryesuesve të LKSHM. Sjellja e tyre në mënyrën më jocivilizuese, joetike, përbuzëse ndaj meje si krijues dhe vëllimëve të mia poetike.
- Kam kryer më përgjëgjësi dhe deshirë, detyrimin tim duke e paguar anëtarsinë vjetore për kohën sa Z. Kosumi ishte kryetar i shoqatës.
Une si anëtar i kryesisë pas largimit të z. Kosumi nga shoqata, nuk jam ftuar më e as njoftuar për zhvillimet dhe kryesimin e shoqatës. Z. Kosumi më kishte njoftuar se pas dorëheqjes së tij ushtrues detyre i kryesisë do jetë Muharrem Blakaj deri ne thirrje te kuvendit zgjedhor ku do zgjidhet kryesia e re. Tani pa u mbajtur kurrfar kuvendi, po del se Gani Bytyçi dhe thirret ne emrin e kryetarit të SHKSHZ, dhe nënkryetarit te LKSHM.
- Unë si anëtar i dy shoqatave, jam shokuar kur kam degjuar se anëtar kryesie në SHKSHZ dhe LKSHM është edhe një njëri antikombëtar, besnik i përbëtuar i regjimit barbarë Millosheviçian.
Për këtë më shumë mundë të lexoni e kuptoni nga linku i publikuar nga tjeterkush në fbc :
https://www.facebook.com/100002242072216/posts/2387981747953204?sfns=mo
I pakënaqur me sjelljet e kryetarit të LKSHM, Hasan Qyqylla dhe të anëtarit të kësaj kryesie Mentor Thaçi.
E potencoj më përgjëgjësinë më të madhe, se ska poet e krijues shqiptarë, që ka marrur pjesë në takimet e krijuesve për diasporë, që mbahen në Kosovë, e që nuk i kanë parë sjelljet arrogante dhe atë pa kokërr kulture të këtyre dy kryesuesëve të kësaj lidhje.
Hasan Qyqalla dhe Mentor Thaçi në sejcilin takim kan bërë si kanë dashur dhe çfar kanë dashur. Ata ma kanë mohuar të drejtën që si krijues nga diaspora të kem të njejtin statut dhe privelegj si edhe të gjithë krijuesit e tjerë nga mërgata, ashtu siç i bënin këta njëri tjetrit reklamë librave të tyre. Këta dy përsona me sjelljet e tyre për tu dukur më superior ndaj të tjerëve e në veçanti ndaj meje edhe në rastet e konkurseve letrare, bënin marrëveshje dhe luanin me jurinë vlerësuese, përher duke marrur një anëtar viktimë nga poet të njohur. Të tjeret ishin Hasani, Mentori, apo ndodhte kur dilte njëri dhe vendosnin një tjetër nga kryesia por përherë me porosi dhe diktat: "Kujdes Ajet Shalën!".
Qëllimi im kurrë nuk ishte për të marë çmime nga juria e tyre qesharake. Sepse ato ata ia ndanin përherë njëri tjetrit dhe e promovonin njëri tjetrin, sikur askush tjetër të mos ishte aty nga krijuesit tjerë. Bile edhe pasi zbritnin nga banka e jurisë, vinin duke u zgerdhirë. Njëherë M. Thaçi më drejtohet keshtu: "Heee Ajet, ça je mërrolur, a vetëm pse nuk more çmim apo ..."! Pasi publikisht ma bëri pytjen, ashtu edhe ja ktheva: "Ooo Mentor, unë duhet të isha shumë idiot sikur të prisja vlerësim nga një injorant sikur që je ti!".
Duke i parë të gjitha këto marifete, që nga 2018-2019 nuk kam marrur pjesë në manifestimet letrare të organizuara nga kryesia e LKSHM-së, dhe as që do të jam më pjesëmarrës i tyre, deri sa të jenë në krye këso monstra të papërgjëgjëshme.
I përshëndës të gjithë krijuesit shqiptarë kudo që janë dhe veprojnë në mbarë globin. Ata janë motivi pse unë doja të isha pjesë në këto takime.
Me respekt:
Ajet Shala
Giubiasco - Zvicër
Faksimili i dorëheqjës |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen