Brikena QAMA: Postin e nënkryetares nuk e kam ushtruar asnjëherë!... Dani ka të drejtë në shumicën e atyre që thotë për mosfunksionimin korrekt të kryesisë. Kam qenë dhe unë në Koblenz në 2017 dhe e pashë shmangien e Kuvendit dhe të zgjedhjeve për arsye idiote e të paqarta... Mos më diktoni se ç'duhet të bëj! Gjithkush ka të drejtën të ikë, ashtu siç e ka gjithkush të drejtën të rrijë.
Dan KOSUMI: Ç'mund të bëni ju per te miren e Lidhjes, znj. nenkryetare Brikena Qama, kur dihet se deri me tash askush nuk ju ka pyetur dhe vazhdojne te mos ju pyesin per asgje?! Kur asnjehere nuk keni arritur qe ta ushtroni detyren apo funksionin tuaj si nenkryetare?! Kur prap lejoni qe emri juaj te neperkembet duke qendruar vetem si dekor ne listen e Kryesise se Lidhjes?!... Me thuaj, si mund te rezistosh? Apo, mbase besoni qe zeri juaj mund te jete me i fuqishem se zeri i dhjetra kolegeve tuaj per te cilet ju mendoni se kane ikur?!!!
Postin e nënkryetares nuk e kam ushtruar asnjëherë!
Shkruan: Brikena QAMA
Udhëtimi im drejt Kosovës ishte ëndërr. Vite të tëra pritje pas përfundimit të luftës dhe pas gjithë mundit të derdhur në rininë time të hershme nëpër rrugët e Athinës duke qenë në ballë të demonstratave mbështetëse të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Ky udhëtim u mundësua vetëm në viti 2014 pas një ftese të marrë nga LKSHM për të marrë pjesë në një nga aktivitetet letrare të saj, organizuar në Prishtinë.
Ky ishte dhe prezantimi im i parë me Kosovën, Prishtinën, shumë të dashur që prej atij udhëtimi, dhe me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mergatë.
Prej atij viti kam udhëtuar çdo Gusht drejt Prishtinës, për të njëjtën arsye. Njoha miq të mirë e shumë të dashur, njoha njerëz të rinj e mentalitetin patriotik të shqiptarëve të Kosovës.
Gjithçka deri sa u propozova nga shoqata letrare në të cilën aderoja në atë kohë në Athinë, si përfaqësuese e saj në LKSHM.
Postin e nënkryetares nuk e kam ushtruar asnjëherë! Asnjëherë nuk m'u kërkua mendim, ndihmë, ide por gjithsesi në takimet që kam marrë pjesë jam mjaftuar me atmosferën e krijuar mes miqsh me të përbashkëtën tonë, artin e të shkruarit.
Ka kaq muaj që ndjek zhvillimet në këtë shoqatë dhe ndjehem keq! Kam menduar disa herë të reagoj e të jap mendimin tim por kam patur dyshimin të vetja nëse kam apo jo diçka për të thënë, pasi kur flet e nuk dëgjohesh, je i tepërt. Këtë dyshim e pata derisa pashë listën e publikuar nga miku im Dan Kosumi në fb, listë në të cilën figuron dhe emri im si një nga nënkryetarët, listë e shoqëruar ngo lloj lloj epiteti që nuk shkon për emra të veçantë por për gjithë të permendurit në atë listë.
Miku im Dan, a me pyete nëse doja të bëhet publik aderimi im në atë shoqatë? A e mendove mirë se ndoshta ndjehem e fyer kur më quan edhe mua ashtu si ti quan ata që sipas teje janë të padenjë për postet që kanë?
E vërteta është se Dani ka të drejtë në shumicën e atyre që thotë për mosfunksionimin korrekt të kryesisë. Kam qenë dhe unë në Koblenz në 2017 dhe e pashë shmangien e Kuvendit dhe të zgjedhjeve për arsye idiote e të paqarta. Madje u ndjeva e fyer pasi udhëtova nga Greqia për atje dhe në ditën e largimit për një çast mendova se isha e tepërt aty. Askush nga kryesia nuk ishte aty për të më përshëndetur e përcjellë (nëse jo si kryesi, të paktën si zakon shqiptari).
Për gjithë temat e tjera, financa, ryshfetet, anëtarësimet me apo pa vend, nuk kam mendim pasi kam qenë larg gjithë këtyre temave.
Unë nuk jam peng i asgjëje në LKSHM! As i çmimeve pasi nuk kam marrë asnjë të tillë në sa vite jam aty, por as dhe e ndonjë lidhjeje dashurore pasi asnjëherë nuk më është bërë ndonjë propozim i tillë.
Çmime nuk kam marrë sepse e quaj të mirëqenë nivelin e dobët të poezisë sime, as lidhje erotike nuk kam sepse po ashtu e quaj të mirëqenë se nuk jam aq e bukur e tërheqëse për të tërhequr vështrime e epshe mashkullore.
Pra, duke mos qenë peng i asgjëje shumë mirë unë mund të jap dorëheqje ashtu si miqtë e mi, por... jam mësuar që diçka që shkon gabim, përpiqem ta ndreq deri sa, ose ta ndreq, ose të më mbarojë durimi.
A ka gabime LKSHM? Plot!
A duhen ndrequr? Patjetër!
Si ndreqen? Duke ikur? Unë them, jo!
Një pyetje për të dorëhequrit, pasi të zgjidhet tjetër kryetar e kryesi, a do ktheheni në LKSHM të cilën ju vetë e keni krijuar e mbështetur?
Fund, mos m'u impononi! Mos më diktoni se ç'duhet të bëj! Gjithkush ka të drejtën të ikë ashtu siç ka gjithkush të drejtën të rrijë. Nuk gjykoj, mos më gjykoni! Gjithë miqtë e mi do të mbeten miqtë e mi edhe nëse kemi mendime të kundërta.
Më respekt e dashuri për përkushtimin e secilit!
Brikena Qama, Athine - Greqi
Disa fjalë rreth reagimit të mikes, Brikena Qama.
Shkruan: Dan KOSUMI
E nderuara Brikenë, e lexova letren apo shqetesimin tuaj dhe, te them te drejten, mendova nje here te mos pergjigjem fare. Por, papritmas me erdhen ne kujtese ardhjet tuaja te disahershme ne takimet e LKSHM-se, qe nga themelimi (Nentor 2013) e deri ne kuvendin e paralajmeruar dhe te deshtuar të vitit 2017 në Koblenc.
Mike e dashur, ju jeni nenkryetare e Lidhjes. Lista e Kryesise bashke me emrin tuaj, eshte publike. Ajo figuron tek faqja virtuale e Lidhjes ne internet! Pra, nuk jam une ai qe kam publikuar lista dhe emrin tuaj. Eshte pune te cilen e kane bere kreret e Lidhjes. Une vetem jam sherbyer nga publikimet qe ata kane bere.
Sekendejmi, me shkrimet e mija te postuara se fundmi, une u drejtohem atyre qe udheheqin shkel e shko me shoqaten dhe jo dikuj qe e pranon edhe vet publikisht se eshte nenkryetare e zgjedhur sa per sy e faqe, duke thëne se nuk e ka pyetur kurre kush për asgje dhe se asnjehere nuk e ka ushtruar detyren qe ia ngarkon statuti si nenkryetare!
Ke pare ti e nderuar se asnjeri nga emrat qe i kam qortuar une publikisht, nuk pergjigjet; perveq disa zerave te larget, disa zerave qe gjithmone jane injoruar, emrat e te cilve ua kane sherbyer vetem per dekor. Dhe sefundmi, degjova edhe zerin tend!
Nese mendon se une u merzita dje dhe po ike sot, e ke gabim! Une kam punuar dhe vepruar me dinjitet, duke ngritur tema te ndyeshme dhe duke propozuar qe te shqyrtoheshin probleme te shumta qe ia zinin frymen shoqates. Por, për më shumë se një vit, zeri im i arsyes nuk eshte perfillur nga bosset e LKSHM-se. Per kete, kam deshmi dhe fakte. Madje, deri para pak ditesh, eshe une kam qene nenkryetare i Lidhjes, ashtu si ju jeni akoma! Por tash po e shoh, po bindem e po befasohem, se vertete paskemi qene te ndryshem!
E them se paskemi qene te ndryeshem, sepse une nuk mund t'ja lejoja vetes per te qendruar me gjate aty ku nuk degjohet zeri im i arsyeshem. Nuk mund te qendroja i heshtur perballe keqperdorimeve te tmerrshme qe ndodhnin. Nuk mund te heshtja dhe te qendroja krahperkrah me njerez qe ne te kaluaren i kishin sherbyer pushtuesit, sepse ne ate menyre do te kisha mohur perpjekjet shekullore qe jane bere per çlirimin e atdheut, do te kisha mohuar gjakun e derdhur te deshmoreve, do te kisha mohuar krenarine e te qenurit shqiptar. Kurse ju... Ju perkunder faktit se gjate gjithe kohes jeni injoruar, perkunder faktit se kurre nuk jeni pyetur per asgje, perkunder faktit qe edhe vet e pranoni se postin e nenkryetares nuk e keni ushtuar asnjehere; ju prape vazhdoni te qendroni e heshtur dhe formalisht ne ate post, ju prape vazhdoni te qendroni vetem si dekor i asaj kryesie!
Kur dhjetra ish themelues, anetare kryesie e nenkryetar u detyruan te jepnin doreheqje vetem per shkakun e parregullesive te shumta, per shkakun se nuk u degjua zeri i tyre, per shkakun se u injoruan, per shkakun se ata vendosen te mbrojne dinjitetin e tyre dhe nuk u pajtuan te qendrojne perkrah njerezve te perfolur si kolaboracionist; athere vetvetiu shtrohen disa pyetje:
Ç'mund të bëni ju per te miren e Lidhjes, znj. nenkryetare Brikena Qama, kur dihet se deri me tash askush nuk ju ka pyetur dhe vazhdojne te mos ju pyesin per asgje?! Kur asnjehere nuk keni arritur qe ta ushtroni detyren apo funksionin tuaj si nenkryetare?! Kur prap lejoni qe emri juaj te neperkembet duke qendruar vetem si dekor ne listen e Kryesise se Lidhjes?!... Me thuaj, si mund te rezistosh? Apo, mbase besoni qe zeri juaj mund te jete me i fuqishem se zeri i dhjetra kolegeve tuaj per te cilet ju mendoni se kane ikur?!!!
Miqesisht e me respekt, Dan Kosumi
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen