Freitag, 13. September 2019

Edhe dy dorëheqje tjera nga kryesia e Lidhjës së Krijuesve në Mërgatë


Eshtë berë vërtetë e vështirë të përcjellet ritmi i dorëheqjeve që po ndodhin këtyre ditëve në Lidhjën e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës. Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të disa prej themelusve dhe anëtarve të kryesisë, si: Dan Kosumi, Sevëme Fetqi, Muhamet Luma, Driton Smakaj, Fakete Rexha, Miradije Z. Avdullahi dhe Shenida Billalli; keto ditë, dorëheqje kanë dhënë edhe dy anëtarë tjerë të kryesise, Valdete Berisha dhe Mustafa Ismaili.
Përderisa znj. Valete Berisha thotë se dorëheqjen e jep për arsse personale, z. Mustafa Ismaili thote se dorëheqje jep për shkak të shumë parregullsive të ndodhura në ketë shoqatë.

Kësisoj, deri më tash, dorëheqje nga LKSHM kanë dhënë gjithsejt nëntë anëtarë të kryesisë, njëri prej të cilëve mbante edhe postin e nënkryetarit.

Përkunder gjithë këtyre dorëheqjeve për shkak të pakënaqësive të krijuara në ketët institucion, çdo gjë e ka mbuluar heshtja! Asnjë prononcim apo reagim serioz nga të mbeturit në udhëheqësinë e kësaj shoqate. E vetmja paraqitje publike ishte një shkresurinë e publikuar me nënshkrimin e kryetarit të LKSHM-së (me 5 shtator 2019), përmes të cilës kërkohej nga shoqatat simotra që të verefikojnë të kaluarën e secilit anëtar veç e veç! 

Tekstet dorëheqjeve të z. Mustafa Ismaili dhe te znj. Valdete Berisha:





Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen