Montag, 23. September 2019

Edhe poeti Skënder Lazaj, heq dorë nga kryesia e LKSHM-së.

Poeti Skënder Lazaj
Pas njëmbdhjetë dorëheqjeve të njëpasnjëshme nga anëtarësia dhe kryesia e Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mergatë, vjen edhe një dorëheqje e parevokueshme. Kësaj radhe nga kryesia e Lidhjës heqë dorë edhe poeti Skënder Lazaj, i cili jeton në Itali. 

Poeti Skënder Lazaj (ashtu si ndodhi edhe më disa të tjerë), është i befasuar, sepse as vet nuk e kupton si ka mundësi që emri i tij të figuroj në listën e anëtarëve të kryesisë së LKSHM-së; për çka ai asnjëherë nuk është pyetur, konsultuar apo informuar! Madje-madje, z. Lazaj thotë se edhe mbiemrin ia kanë shënuar gabimisht: Llazaj, në vend se Lazaj! 
"Ia kam paraqitur kryetarit dorëheqjen time të parevokusheme!" - shton ai në fund të prononcimit të tij.
Vlen theksuar se z Skënder Lazaj është kryetar i Lidhjës së Shkrimtareve në Itali dhe antar i këshillit drejtues të Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare që veprojnë në ketë shtet.




Dorëheqjet e deritashme:
  1. Dan Kosumi, ish themelues dhe anëtar i kryesisë - Zvicër.
  2. Sevëme Fetiqi, ish themeluese, zëdhënëse dhe anëtare e kryeisisë - Gjermani. 
  3. Muhamet Luma, anëtar i kryesisë - Gjermani.
  4. Driton Smakaj, Anëtar i kryesisë - Hungari.
  5. Fakete Rexha, anëtare e kryesisë - Francë
  6. Miradije Z. Avdullahi, anëtare e kryesisë - Itali
  7. Shenida Bilalli, anëtare e kryesisë - Kroaci
  8. Valdete Berisha, anëtare e kryesisë dhe nënkryetare - Belgjikë
  9. Mustafa Ismaili, anëtar i kryesisë - Kanada.
  10. Raimonda Moisiu, anëtare e kryesisë dhe nënkryetare . SHBA
  11. Skënder Lazaj, anëtar i kryesisë - Itali
  12. Ajet Shala, ish anetar i kryesisë në degen e Zvicrës.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen