Samstag, 22. August 2015

Mbreti dhe molla e kuqe

Tregim nga Xhevahir Cirongu 

       Ishte ditë të bukur me diell, mbreti kishte dalë në ballkonin e katit të tretë të vilës e po vështronte disa re të bardha që po dilnin nga kupa e qiellit.Si u mendua pak, vështroi poshtë bahçesë në oborr. Ato re të bardha, që i ngjanin çarçafit të jorganit të gjumit, i ngacmuan memorjen dhe diçka tha me veten:

        - Po sikur t’i them bahçevanit që atje tek ai cep i oborrit të mbjelli një mollë! Ç’më duhet ajo shkurre plot gjëmba në oborr! Kjo e mundonte prej kohësh mbretin, dhe në shpirt e griste si ata gjembat e asaj shkure pa frute që kishte mbjellë në fund të atij oborri plot gjelbërim me pemë e lule të ndryshme.
        - Epo, u tha, u bë, - vendosi më s’fundi mbreti atë ditë tek vështronte kupën e qiellit ku lodronin retë shtëllungore të bardha të cilave rrezet e diellit të pranverës u jepnin edhe më shumë shkëlqim bardhësije.

       Bahçevani plehronte dhe i prashiste pemët e lulet nëpër kopsht. Ai ,u shërbene bimëve, si të ishin fëmijët e tij.  Ashtu si  mbreti, edhe e zonja e tij ishin të kënaqur nga shërbimi e puna që bënte bahçevani. 
         - Eja të pimë një kafe, - i tha më s’ë fundi mbreti bahçevanit. –Si urdhëron, - ia ktheu përgjigjen ai, por mendja i shkoi për keq, sepse s’i kishte ndodhur asnjë herë më parë  kjo skenë kaq e pa pritur e befasuese…! Një bahçevan të pinte kafe me një mbret! Çudi!? Por ja, edhe ndodh, se fatit nuk i dihet.

       Ngjiti shkallët e u ul afër mbretit.

        -E di pse të kam thirrur, - i tha më së fundi mbreti.

        -Jo, zotri, - ja kthen përgjigjen bahçevani.

       Si pinë kafetë të shoqëruar edhe me një limonadë ngjyrë portokalli të gazuar, ashtu si me një ton urdhërues, mbreti i thotë që në vend të shkurres me gjemba të mbjellësh një pemë tjetër. E kam menduar, që atje do mbillet një mollë, kur të lulëzojë, të marim  mollë të kuqe prej saj. Si dëgjoi këto fjalë që i tha mbreti, bahçevanit ju skuqën faqet sikur të ishin mollët e kuqe që donte mbreti.

        -Kjo është punë që bëhet, - foli i gëzuar bahçevani.
       Pas disa ditësh në vend të shkurres me gjemba, u mboll molla. Kaluan disa vite,  molla  lulëzoi e hyri në prodhim. Kishte patur të drejtë mbreti, sepse frutat e kuqe të asaj molle, i dhanë lezetin oborrit para vilës. Kush hynte e dilte në serajet e mbretit, të gjithë merrnin nga një mollë të kuqe. Këtë se kishte vënë re mbreti, ngaqë sytë si hidhte shpesh nga retë e bardha që dilnin herë pas here nga kupa e qiellit.. Meqënse kishte kohë pa dalë tek ballkoni, një ditë vjeshte kur kokrrat e mollëve ishin skuqur si flakë zjarri, vështron drejt asaj peme magjike. Kujtoi se frutat e mollëve ishin të pa prekura në degët e pemës, por kur pa se në degë kishte mbetur vetëm një kokër, dha urdhër rojeve që ajo kokërr e vetme të ruhej e të mos këputej.  

        - Mirë i thanë rojet mbretit, do ta ruajmë….!  Por, edhe atë kokërr të vetme që kishte mbetur, ia morën mbretit. Thirri rojet dhe u dha urdhër të gjendej vjedhësi i mollës. Mbreti u trishtua shumë nga kjo skenë që s’e kishte menduar kurrë se do i ndodhte atij. Rojet u vunë në kërkim të vjedhësit të mollës. Sipas mbretit, hajduti do të ketë qënë i gjatë me trup, ngaqë molla e kuqe ishte në degën më të lartë të pemës. Kërkimet u përfshinë në qytet e në fshatrat rreth qytetit.
       Para mbretit rojet sollën një burrë të gjatë . Ishte një fshatar me  trup  të madh dhe i gjatë, që dallohej nga të tjerët në pazarin e frutaperimeve të qytetit.

        - Ky do jetë hajduti sipas mbretit, - thanë rojet.

        - E sollëm hajdutin- i thanë mbretit ata. Mbreti e vështrio nga koka deri tek këmbët fshatarin e i tha: ‘’Zgjate krahun deri tek ajo degë e mollës atje lartë’’.

Fshatari zgjati krahun, por s’mundi ta kapte degën e mollës ku donte mbreti. Mbreti u inatos dhe urdhëroi rojet që ta linin të lirë fshatarin. Urdhëroi prap rojet që të vazhdonin kërkimet për të gjetur hajdutin me trup të gjatë, sepse sipas tij i tillë do të ishte ai që i mori mollën e kuqe.

        -Nuk është ky hajduti, bërtiti si i një marrë mendësh mbreti rojeve.

      Aty mësoi fshatari pse e çuan tek mbreti. Ai u la i lirë e shkoi në punën e vetë. Kërkimet vazhduan për të gjetur hajdutin. Po, më kotë. Mbreti vendosi që ai që do thotë të vërtetën se kishte marrë mollën e kuqe në oborr, do ta shpërblente me flori.Lajmi mori dhenë….! Mbreti dilte e vështronte çdo ditë tek ballkoni, se si ja kishin marrë mollën e kuqe. Mbas një kohe, një burrë i shkrtër troket në portën e mbretit. Rojet e  futën brenda në oborr, ngaqë ai u tha se donte të takonte mbretin.

         - Ç’e mirë të solli, i tha mbreti njeriut të sapo ardhur atë mëngjes. Po, ja …si të them…, dhe iu mor goja kur shqiptoi fjalët ‘’Unë jam hajduti i mollës tuaj, o mbret!’’ . 
         -Me  kë tallesh , ore shkurtabiq! E di ç’të punoj ty! Ja, atje në majë të pemës të var në litar.
        - Unë e mora mollën e kuqe, të betohem për atë zot!

        - Si e more?!, - t’i je i shkurtër. Mashtrus, mashtrus! - i bërtiti mbreti.

       Të betohem, unë e mora….! Më trego atëherë, si e more mollën atje lart në degë?!              

       - Fare thjesht, o mbret. Unë me të vërtet jam i shkurtër ashti si thoni edhe ju,por mollën e mora unë….! Rojet ishin në gjumë kur unë hyra në oborr, si i vogël që jam hipa degë më degë, e u ngjita deri atje tek kokrra e mollës. Po kështu zbrita e u largova. Më kot kërkoni hajdutin e ‘’gjatë’’, kur ju paguani rojet për të ruajtur vilën e bahçen tuaj….! Ja kështu ta mora mollën, prandaj erdha të them se pagesa më përket mua e jo rojet që ti i pag …… Mbretit si kishte shkuar ndërmend kjo që i tha ai burrë i shkurtër, por i zgjuar. Si u mendua pak, nuk duhej të turpërohej, sepse lajmi kishte marrë dhenë e njeriut trupshkurtër që u paraqet si ‘’hajdut’’ i dha shpërblimin që kishte premtuar.

        - Epo, kështu e pësojnë edhe mbretërit, të cilët  vënë në plan të parë pasurinë e jo mençurinë, - tha burri trupshkurtër e u largua nga kishte ardhur. 


Durrës, 26 mars 2015.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen