Sonntag, 9. August 2015

Poezi nga Muharrem Kurti (1)


NË MËNGJESIN E DASHURISË

Në mëngjesin e dashurisë
Lulet dashurojnë
Premtimet e rrezeve


Me fijet e dritës qep
Plagët e djeshme
Shtigjet e dhimbjes

Në agimin e dashurisë
Dritarët dashurojnë
Sytë bojëqielli
Fytyrë e perrisë

Me perin e dëshirave qëndis
Hanën e nusëruar
Yjet krushq
Ne mëngjesin e dashurisë



KËRKOJ NJË VARG

Kërkoj një varg
Që rri zgjuar
Terë natën
Ta djeg errësirën

Nuk e gjej dot
Nuk ia di portën
Dhe aortën

Vargu im i bardhë
Ku je?....



NË ERRËSIRËN E NDARJËS

Natë e zezë heshtë
Rrudhat e mendimeve protestojnë
Mungon zëri yt i drittë
Në errësirën e ndarjës



ËNGJELLI I NËNËS

Nga nëna merr fitorët
Të gjitha mrekullitë e botës

Engjëlli i saj
Vihet në teh të shpatës
Dhe nuk pritet
Duke mbrojtur fëmin ...



KANJUSHËS SË JUSUF GËRVALLËS

Dikur
Në acar të egër të janarit
Ideal –idealin ilir
Pranë oxhakut ngrohur
Në çerdhen e jetës dardane
Nuk shtegtonte përtej atdheut
Për ta zbrazur kullën
E bukur nga germat shqip

E sot ikur e ikur
Nga dheu i shkretëtirës politike
Nga mjerimi i lirisë shtegtuar
Për ta shpëtuar zogun e zaifet
Larg- larg varfërisë se bardhë të paqës
Shkretuar oden e qilarin
Ngjyrat e ylberit kapërcen
Me shkronjat e Jusufit
Me dritën e vargjeve

Në fluturim tretur
Në largësi përhumbur
Nuk e kthen kokën pas
Nuk vjen në atdheun e të parëve
Kanjusha e Jusufit



NUANCAT E LIRISE SE ZAIFET

Liria e varfër :
Në dritaren e territ
Sy të trishtuar

Liria e zezë:
Në vështrimin e femiut
Dita e nxirë

Liria e demagogut:
Murmurime në qiellin e kthjelltë
Rrufe e zjarrit

Liria e krimineleve:
Qielli i mverjtur
Streha e lotëve

Liria e lirisë:
Premtim i zhgënjyer



VARGJE TË ANARKISË

Çallma rësh mbin
Si kërpurdhat pas shiut
Kush tha- Skënderbeu qafir
Cili pështyu në atdhe
Në emër të zotave aziatik

Basriplanet ngordhën
Po pollën mjekrroshat pa mustaqe
Shqiptari thotë vdeksha turk
Tjetri katolik
Atdhetari revoltohet e deklaron
Ma mirë mos të isha gjallë
Në ujera të zeza të anarkisë

Athua po vyshket shqipja
Gjakut i thuhet ujë
Bukës i thuhet “jemek”
Mbi kësul të bardhë të maleve shekullore
Zot mbroje Shqipërinë
Nga fekale i shajkaqit
Mos lejo të krrokatin korbat
Krra-krra, jemi aziatik
Mos këndofshin klyshshkinat
“Misimo” autokton
Mos u zvarritshin krim-krimbat
Në dhe të atdheut ilir
Mos vënshin prapanicat melztë në fron
Me “kerv”, me”kan”, me “blood” ...

Poezitë e autorit janë marrë nga profilii tij në Facebook



Muharrem Kurti, lindur me 30.05.1963 (Smolicë, Gjakovë) Jeton dhe punon në Gjakovë
Krijimtaria e autorit Muharrem Kurti është përkthyer në gjuhen angleze, portugeze, spanjolle, kineze, greke, franceze dhe turke. 
Gjithashtu është përfshi në antologjinë ”Poetas del mundo” dhe “Word Poetry“ Year book 2014.
Është anëtar i “International Writers & Artists” IWA.

Vepra te botuara:

  • Gjelbërimi Natën ,poezi,”Rilindja”, 1998
  • Lutja e Kthimit, poezi,”Marin Barleti”, 2000
  • Lotët e Luleve, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, 2008
  • Dritë e Zezë, tregime, Klubi letrar”Gjon N. Kazazi”,2011 
  • Porta e Arsyes, poezi e përzgjedhur, “Lulu” SHBA , 2011
  • The gate of Reason, poezi, përkthyer në gjuhën angleze ”Lulu” SHBA, 2012
  • Dialog me Dhimbjen, poezi,Klubi letrar ”Gjon N.Kazazi”, 2013
  • Antologji e  Poeteve të Malësisë së Gjakovës, poezi, 2013, bashkautor me Lulzim Logu.
  • Data Njëmbëdhjete, roman, “Nacional”, 2015.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen