Dienstag, 11. August 2015

Xhevahir Cirongu - Pensioni dhe inflacioni

Humor 

     Megjthëse u bë shumë zhurmë e madhe nga politikanët duke filluar nga deputetët e qeveritarët, sigurisht në kohë fushatezgjedhore, se pensionet do rriten aq e kaq përqind. Kjo i gëzoi masën e pensionistëve. Kishte nga ata që thoshin se shyqyr që u kujtuan në kohë fushate, se pas kësaj jo fjalët e premtimet harrohen, por edhe deti fillon e shteron. Ikin edhe fushatat zgjedhore, dhe të gjorët pensionistë presin me ankth rritjen e pensionit të tyre. Lajmpremtimi në kohë fushate zgjedhore, ju shtoi oreksin për të pirë kafe apo dhallë diçka më shumë edhe pensionistëve te ajo kafeneja që ndodhet afër lulishtes në qëndër të qytetit. Pra, nga dy kafe që pinin më parë, nga lajmi i premtimeve që dëgjonin nëpër ekranet e televizorëve,  pensionistët vendosën që të shtonin pirjen e kafes e të dhallit. Kështu, nga dy shumëfishuan në katër kafe e  tre  bidona me dhallë të konsumonin në ditë. Kalonin ditët e pritjes, me shpresë se do rritej pensioni sipas premtimeve të bëra në kohën e fushatës elektorale. Por çudia s’vazhdoi gjatë, fap ja bëri inflacioni. Kudo dëgjoje fjalën inflacion, inflacion…!!

     - Sa do presim, tha dikush nga tavolina që ndodhësh në cep të lokalit….?! Një tjetër pensionist që ishte pak më tutje ulur te ajo tavolina ngjitur me dritaren e dëgjoi me kujdes bisedën, sepse ata po flisnin për rritjen e pensioneve. Si me shaka u tha atyre:

     - Të presim edhe pak, sa të iki vapa, na i mori shpirtin kjo e shkretë vapë. Si ktheu pikën e fundit të kafes që kishte mbetur në filxhan, ndërroj vend e doli në aneksin e lokalit për të pirë duhan. Edhe tregëtarët, shitësit e dhallit, të kafesë e rakisë, lajmi i dhënë  nga ekranet televizive dhe shtypi, se për shkak të rritjes së inflacionit, pensionistët do përfitojnë nga ky indeksim 1.4 përqin… Lajmi i entuziazmoi pa masë. Pleqtë e plakat filluan të mbushnin klubet duke pirë kafe e dhallë sikur të ishin në stadiume futbolli. Por….më shumë pensionistët, sakaq mbetën të dehur jo nga rakia, por nga dhalli …!  Nesër, pra nesër do fillojë rritja e indeksimit te pensionet e pleqërisë ….a dëgjon nga veshët ti apo jo! Po kufjet ku i ke lënë sot, sepse s’po t’í shohë te veshi! Bobo, i paskam harruar në shtëpi, atje mbi tavolinë i kam lënë, se na i mori mendjen ky i shkret inflacion. Në atë çast  isha duke dëgjuar një nga ministrat që fliste në televizor  për inflacionin dhe pensionet. Por fajet m’í ka edhe Zadekua, plaka ime de, që nuk m’í kujtoi që të merrja kufjet e dëgjimit.  Bisedat tirreshin ato ditë të nxehta korriku si peri në furkën e plakës kur tjerr lesh. Nuk kaloi shumë kohë, dhe Zadekua  hyri në atë lokal ku pinte kafe çdo ditë me bashkëshortin e saj. 

     - Merri kufjet, sepse i kishe lënë mbi tavolinë, more i uruar….!  

     Sakaq, Sotiraqi mori kufjet dhe i vendosi në vesh.  Kështu po, tha me vete ai. Në këtë kohë kamarieri solli kafetë.  Vëmendja e të gjithëve ishte përqëndruar te ekrani i televizorit. Sotiraqi merr  filxhanin e kafesë dhe kthen me një frymë. Harroj se ishte e nxehtë, ngaqë ja prishi mendjen lajmi i indeksimit  që do merrte te pensioni. Jo vetëm ai, por të gjithë sa ishin aty në atë lokal, përqëndrimin e kishin  te lajmi që po transmentohej…. Askush si vuri re lotët që po i rrithnin në faqe  plakut Sotiraq. Shikimin e kishte të përqëndruar atje në ekranin e televizorit. Ai dukej si i ballsamosur në atë çast. Të gjithë flisnin, vetëm ai nuk fliste! Plaka kthen shikimin drejt plakut, por mbeti e shtangur kur pa lotët e tij mbi faqe.

     -Ç’ke more plak, çfar t’u kujtua!?  Mos bëj kështu, se s’të ka lezet në këtë mosh që jemi edhe në pension…në vend që të gëzohesh ti….!

     - Ke të drejtë moj plakë, foli më së fundi plaku. Si u qetësua, fshiu lotët që po i thaheshin në faqe, mori frymë thellë dhe u drejtua nga njerëzit e pranishëm në atë lokal, ngaqë e njihnin edhe për shakatë e tija të holla duke u thënë: ‘’Lotët  që më rrodhën si për t ‘u  shfaqësuar, mos kujtoni se më dogji kafeja, janë lot  inflacioni!’’.

     Të pranishmit filluan të qeshnin me të madhe, por plaku Sotiraq  shtërngonte buzët sepse e djegura e përcëllonte akoma në gojë. Nga ajo ditë, ai  i frynete edhe dhallit kur dëgjonte lajmet në televizor. Sa herë që hyn e del nga ai lokal xha Sotiraqi e harroi pensionin, dhe nën zë thotë: Inflacioni, inflacioni, po ky virus a i ka prekur rrogat e deputetëve e të qeveritarëve. Këtë nuk dihet se kur do e mësojë i gjori Sotiraq nga shtypi i ditës e televizori.

Durrës, 10 gusht 2015.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen