Mittwoch, 5. August 2015

Poezi nga Baki Ymeri (3)

Poezitë janë zgjedhur nga vëllimet "Kaltrina", "Dardania"  dhe "Zjarr i Shenjtë".


MALLKIM ME ERËTIMA

Vetëm hyjneshat mund të mburren
Me po atë dridhje
Të gjinjve
Kur ecin.
O, cfarë shtjelle
Dëshirash e artesh magjike
TTë shpërthekimit të veshjes sate
Prej mëndafshi të tejdukshëm
Që të bie te këmbët
Asnjë mallkim
Nuk është më i fuqishëm
Se sa ai i erëtimës
Me të cilën më mbështjell
Trupi yt i cveshur!



FUQIA E DASHURISË

Me lëkurën tënde i shndrit yjet
Me zërin tënd i thith burimet,               
Me buzët tua i nxeh dimrat,                    
Me gojën tënde i shpreh lutjet,

Me sytë e tu i verbëron agimet,
Me emrin tënd i zbardh ditët,
Me gjakun tënd i stërkuq frytet,            
Me gjinjtë tui i shpërtthen netët,
Me belin tënd e vërttit diellin,
E sheh?!
Me belin tënd e vërtitt diellin...




FEMRA TË STOLISURA NË MËNDAFSH DHE AJËR

E kërkoj shëmbëlltyrën tënde në turmë,
Me një shikim e ftoj.
Shoh vetëm mëndafsh dhe ajër,
Femra që mbajnë si peshë:
Stoli, buzëqeshje, përqafime.
E shoh vetëm mungesën tënde.
Emri jot i shpërndarë si një pluhur
Ktthehet drejt buzëve të mia.
Them: Të dua!
Dhe dëgjoj vetëm pluhurin
Se si ngjitett mbi tinguj.
Shoh vetëm mëndafsh dhe ajër.
Fuqia e dashurisë, megjithatë,
Më mundëson ta kaloj rrugën.


MALL

Mallin ta dëgjoj -
Mbi jastëkun tim duke marrë frymë,
Me dorën time duke shkruar,
Shkresa ne agim duke mbirë:
Të shijoj dhe s'kam të ngirë
Dhe mallin quaje cakërdisje
Ngase vetëm ne të dy kemi kuptuar
Se si takohet një parajsë
Me një tjetër parajsë
Pa u bërë në botë mëkatë.



GJINJTË

Më vjen druajtje disi
Kur shikoj fjalët
Që bëjnë fjalë për to.
Ua kuptoj atë magji
Që më detyron të hesht
Por vjen përsëri vjeshta
Dhe më vjen druajtje disi
T'i shikoj fjalët
Që bëjnë fjalë për to
Dhe s'mund t'ua kupttoj
Atë magji
Që më shtyn të hesht.



JE KËNGË?


Kalliri i këngës
Ndërmjet gjinjve ttu
Me erëtimë të trëndafiltë
Fshihet.
E praruar me hijeshi
Qëndron porsi burbuqe
Në mes të lulishtes
Dhe mendon
Për një mbarim të lulëzuar.
Je këngë
Apo vdekje
Pas një kënge



BRISHTËSI

Krejt bota flet për dashuri -
Vetëm ti flet
Për mashtrimin e shpirtërave.
Puthja - tringëllimë hyjnore,
Pret të pëshpërisë: Të dua!
Ich liebe Dich!
Dashuria ime! Amore mio!
Dritë e zemrës,
Brishtësi
Që ka qenë e do të jetë.

Krejt bota flet për dashuri -
Vetëm ti flet
Për mjaltën e mashtrimit.



VARGJE DASHURIE

Gjatë verës shkruaj
Vetëm vargje dashurie
Me shkronja të arta
Të cilat i botoj
Mbi papirusin e trupit tënd.
Gjatë verës kur vlon
Qumështi i grurit,
Unë shkruaj
Vetëm vargje dashurie
Dhe muzgu nuk ka muzg.
O Zot, gjatë verës vetëtima ka
Flatra prej engjëlli -
Me vettëtimë i shkruaj
Këto vjersha.
Flatra e engjëllit i vjedh
Dhe i dërgon në botim



SHTRAT I PURPURTË

Dje ishe e ëmbël si mjalta
Dhe sonte njësoj, më pëshpëtrisje
Me përzemërsi, derisa treni
Na conte drejt Kroit të Ilacit.
Posa i lëshuam valixhet përtoke,
Nga një dëshirë e perfeksionimit
Të dyfishtë, të së shkuarës,
Më the vetëm kaq: Më ka kapluar
Malli ndaj atij shtrati të vetmuar.
U kthyem përgjatë rrugës,
Duke pëshpëritur mbi hënën e yjet,
Pa e ditur se, të verbëruar nga dashuria
Shpirti mund të na terratiset.
Që atëherë kanë kaluar tremijë vjet,
Tre netë, tre ditë dhe një sekondë.
Kur do të zgjohemi, kush e di
Se a do dëshirojmë të kthehemi
Në atë shtart të purpurtë!



KOLENDËR DASHURIE

Laura, lar, pastaj lar përsëri -
Ar, mëri dhe dafinë që bulon -
Dhurata e dhembshme e larit -
Dhembje e ëmbël
E një diamanti të lulëzuar -
dëshmi dashurië dhënë padijes -
Puthje të ëmbla
Në një mijëvjëcar të shëmtuar.

I porosita krejt yjet të shndrisin,
Të shkëlqejnë,
Për atë të shkruaj për dashuri,
Thuajse bota do të stolisej në kreshtë
Me kurorë dafinash - nuse
Pastaj lar përsëri. Shpella e diamantevek
Është dhurata e dashurisë në lulëzim.

-------
Kolendër - këngë tradicionale rumune që këndohet nga fëmijët, 

të rinjtë apo të rriturit, me rastin e Kërshëndellave.



IMAGJINATA E MAGNETIT


Përvetsoje artin e ikjes!
Adaptoje taktikën e vetëtimës!
Merr nga retë fshehtësinë e levarashtë!
Mësohu t'i thesh shkronjat
Porsi do lajthi
Për ta krijuar thelbin e fjalëve!
Përkëdhelu porsi një thesar
Derisa të depërtosh
Në fshehtësinë e përkëdheljes!

Përvetsoje Taon dhe sekretet milenare
Të jetëzgjatshmërisë!
Mësohu të lulëzosh
Duke e shfrytëzuar imagjinatën e magnetit!
Stolise me tremijë puthje shtatin e saj
Në cdo milimetër katror
Derisa ai vete bëhet puthje.

Mësohu te cmësohesh nga mëkati!
Plaku duke u përlindur!
Fshihe atë që s' është për t'u fshehur!
Tregoje atë që të tjerët e fshehin
Pastaj do ta kesh shumë më lehtë.



KAQ E  ËMBËL DHE E BUKUR

Ritme të rrëshqitshme të shtegut
Që përpiqen të mos bien në humnerë.
Duar që mbajnë ajrin.
Shumëfishim i një psherëtime.
Shtrati i dëshirës së lulëzuar në ekstaz.
Jasemini tij i shtrydhur nën ftonjtë e gjinjve.
Erëtimë e borzilokut të përflakur.

Askund në botë nuk ekzistojnë
Netë më të vogla e caste më të mëdha
E më të thela së në Kështjellën e Bukurisë.
Madje, edhe tani më tingëllojnë në vesh
Fjalët e zonjës që më luste si ajrin:
Eja të lutem, eja edhe një herë
Me atë zonjë!
Është aq e bukur dhe e ëmbël
Saqë më duket se ne shpirt ka një krua
Që duhet ta pish.




LËNDIMI

Zbrite nga një tren
Bukuri
Me duart bosh
U nise drejt shtëpisë
Ku jetonim
Dhe trokite në dritare
Aq fuqishëm
Saqë e theve xhamin
E atyre përkëdheljeve të ashpra
Që ma mihën në fytyrë
Një plagë
Për të më njohur.



LARTËSIM

Jetojmë në një pjesë të harruar
Të një Parajsë të vjedhur.
Në mbrëmje vjen terri
Dhe ik drita.
Në mëngjez ik terri
Dhe vjen drita.
Prej nesh shkëputet
Me gëzim trishtimi -
Degdiset furishëm dëshpirimi
Dhe vjen duke klithur ngazëllimi
Dhe sërish lindim
Për të vdekur dhe vdesim
Për të lindur përsëri
Duke u ngjitur
Drejt Perëndisë.


 

GRA TË BUKURA ME FOSHNJE TË PËRGJUMURA

Dymijë vjet kanë kaluar
Përmbi qepallat tuaja,
Duke u lutur për këta
Fëmijë të përgjumur.
Shumëkush prej nesh
Ende nuk e dimë
Dhe ndoshta
S' do ta dimë asnjëherë
Se drita e fjalës
Që e ka burimin
Në fontanat shqiptaro-vllahe
Është dhurata më e shënjtë
Nga buzët e Zotit.
Ngase Zoti pat pyetur atëherë,
Ca kohë para muzgut:
C'po doni prej meje:
Perandori, detra me anije,
Femra kalimtare
Apo fjalën e Qiellit?
Dhe ne, të gjorët ne,
Morrëm guxim
T'i kërkojmë një qiell me fjalë.
Atëherë Zoti i mbylli
Qepallat e gtrave
Përmbi këto foshnje të përgjumura.



ALBANO-VLLAHIA

A po dëgjon
Si këndojnë turmat e Camërisë!
Më ka kapluar frika e mëshira
Dhe malli ndaj shtëpisë.
Jepma Zot qetësinë
Të më përfshijë dhe pastaj
Vetminë trime të shenjtë
Lëre le të shkojë përsëri
Më turmat e Pindit
Të ndalem
Në trishtimin e tyre të gjatë
Ngase vjen vjeshta
Dhe më kaplon të ftohtit
Nga Pindi e nga të gjitha -
Po kthehem në shtëpi.



DARDANIA

Magji e tmerr!
Pragu i shtëpisë është shembur -
Fshatrta digjen,
Fushat degdisen
Në kohën kur ne
Ngjitemi të cliruar
Kodrinave të vdekjes.

Emri yt
Është një poem i trëndafiltë
Që përmes nishanit të pushkës
Kundrohet
Nga brigjet e Adriatikut.

Të trembur
Si në një ëndërr,
Rrëshqasim së larti,
Ëndërrojmë
Mbi kodrinat e tua
Që një ditë,
Nën shikimet ë Zotit,
Do të shndërrohen
Në një botë Parajse.

(1998)



OHTUL ARBINESHILOR*

Ishte një stuhi arumune
Që kalonte nëpër shpirtin tim
Si një ikje nga sëmurjet.
Sytë e tu, e dashur,
Më fshikullonin me stuhi
Kurse unë s'e dija
Se faktikisht
Ishte një dimër për të gjithë.

Hapi sytë
Në stuhi, grua
Dhe thua-më
Po qe se e njeh
Dimrin e vitit të shkuar
Apo dimrat
Që do të vinë
Për të na zbardhëlluar
Deri në eshtra?

---------
* Ohtul Arbineshilor (Shpati i Shqiptarëve) - emërtim i lashtë,
i një lagje në Krushevë.


 

KËNGË E LASHTË

Vlerësimi i lidhjeve
Mes engjëjve në veri
Dhe në jug të Danubit
Fshihet në folenë
E një kënge të lashtë:
"Bli pamuk all bre dilber,
Bukurosh e bojatesh,
Mo tët rrin kokonat
Tët lan' n'Bukuresht!"



GJETH DIMRI

Derisa isha fëmijë
Nëna shpesh më fliste
Për dimrin e krojeve të mia.
Atëherë rrënjët
Mezi mësonin të flasin.
Vëllezërit e mi
I njihja nga trokitja
Në portë
Dhe nga turmat
Që nëpër dëborë i prisnin
Malett e orteqet tthela-thela.

Ku jeni ju
Pind, Krushevë,
Voskopojë?
Ju keni mbetur të lëvarura
Nëpër pyjet e fëmijërisë
Ndërsa gjuha e vëllezërve të mi
Është degdisur nëpër dëborë.
Një popull që është përgjakur
Dhe ndritur nëpër Ballkan
E të cilit dita që kalon
Nuk i mbetet mirën johësë.



 

FJALOR I PËRBASHKËT (II)

Mirremi vesh fare mirë mes nesh,
Madje edhe pa përkthyes, atëherë
Kur vjen fjala për moshën:
Fëmijë, gjysh, i moshuar;
Kur shikojmë teshat:
Brezi dhe kësula;
ur hamë për drekë te stanet:
Brundzë, urdë dhe dhallë;
Kur përmendim prej nga vijme:
Rrëgallë, katund dhe vatër;
Kur flasim mes nesh për cifligje:
Sukë, gropë, ujanë, magullë, mal
Apo për drurët që gjenden mbi to:
Bung, kopac, bredh apo dru...

Që të dy shijojmë po ato perime e fryte:
Modhulle dhe maraq,
Sumbull dhe musht;
Që të dyve pop na shpon
Po i njëjti gjëmb;
Që të dy presim mugullën e parë;
Që të dy njohim këto fryte të hidhura:
Brushtull, hudhër dhe shpendër...

E sheh se cfarë misteri të admirueshëm
Përmban fjalori rumuno-shqiptar
Që e fsheh përrallën
E një lidhjeje të lashtë prej gjaku
Kur edhe zogjtë kuptonin c'po flasim:
Edhe bardha, edhe sorra, edhe gjoni, edhe pupëza,
Kur turmat ngjiteshin drejt stanit
Dhe ne kur flisnim për:
Bashkë dhe bac, shkardhe dhe fyell,
Thep dhe shtrungë, tharrët dhe thark
Dhe supiseshim apo cupisnim nga një tel
Dhe bukuroheshim kur ylli i dritës
Shkrepte në lartësi.



FERRI I RRUGËS PËR NË PARAJSË

Po vajtojmë
Për shembjen e dheut ne humnerë,
Për ferrin e njerëzve,
Për hapat e tij
Dhe për hulumtimet e tij
Pa u trembur prej Zottit.

Cfarë mallkimi është ai që bie
Mbi ty kur i ofron
Pikë për pikë
Hijeshinë tënde ttë hidhur
Kujtdoqoftë, kurdoqoftë,
Kudoqoftë?
C'po të pyes
E c'po më përgjigjesh
Ndaj atij që është poshtë
Dhe ndaj atij që është lart?

Cfarë ironie është ajo
Qe ta mund shpirtin kur vajton
Se s'ke edhepse ke,
Se s'di edhepse di,
Se ua ndan të gjallëve
Atë qe të vdekurit s' e kishin.
Madje edhe mendimi yt
Duket se s'është tjetër
Vecse një shije që të shet.



ÇAPKËNJA

Si puhizë je e lehtë,
Porsi shije e përkundur
Në krahëror të një zonjushe.
Je përherë si asnjëherë,
Asnjëherë s'e din se kurrë
Porsi zockë e vjedhur je
Nga erërat përmbi dhe.
Dhe je flatra që në qiej
Lë pas gjurmave nje rresht
Nga poema që flatron.



MALLKIM PERMALLIMI

Gjithfarë ëndrrash
Të shkruara e të pashkruara
Kalojnë nëpër kantjerin tim të fjalëve:
Një turmë  yjesh, njëmijë mendime,
Një përmallim i vetëtishëm i ndjenjave
Dhe stoli të tjera të imta:
Letra, fitore, zhgënjime,
Deti apo ylli
Që i është nënshtruar territ.
Për atë të shkruaj ditë pëtr ditë
Nga një rradhë,
Për të ta bërë të ditur
Se ditët e mia po shkojnë
Si një mallkim përmallimi
Që më mëson
Të të pres përherë.



MBRET I BESNIKËRISË

Të jetosh një jetë të tërë
Duke shkruar brigjeve të gazetës
Mijëra vargje
Pa e ditur se je poet!

Të jetosh një jetë të tërë
Duke dashur njëqind femra
Dhe vetëm njërën duke e zgjedhur
Pa e ditur se je
Mbret i Besnikërisë!

Të sakrifikosh një jetë të tërë
Duke rendur, duke u përpjekur,
Duke grumbulluar  e humbur pasuri,
Duke u shkrire
Për kombin tënd
Pa e ditur se je patriot!

Ç'janë të gjitrha këto?
Mos është vallë Poezia
Një gjendje e vuajtjes së përjetshme
Apo flatra e engjëllit
Që të cik nganjëherë?
Dashuria apo Fuqia
Mos janë vallë
Ato qe të bëjnë fitimtar?



DO TA GJUASH BUKURINË

Hidhe trishtimin hyjneshë!
Merre përsëri trajstën, shigjetat
Dhe nisu gjurmave të gjahut -
Do ta gjuash bukurinë.
Hidhërimin
Zhyte në burimin e lumtur
Që shikon kah ti!
Merri sërish: trajstën, shigjetat
Dhe nisu gjurmave të gjahut
Për ta gjuajtur bukurinë
Që na e turbullon mendjen!

E larë në qumshtin e agimeve
Përjetë do të jesh e re
Kurse ne:
Pleq e më pleq!


 

RIKTHIMI NË PARAJSË
(variantë e një vjershe paraprake)

Pas pesëmijë vitesh
Erdha nga Parajsa ta shoh
Se si e prisni dritën në vatër
Dhe si i lansoni ëndërrat
Në zemër të Dardanisë
Kur Zoti ishte Zot
Që i ndëshkonte barbarët
Me zjarr e barot.

Fëshferimë yjesh,
Engjëj me ëndrra e libra,
Thëllënxat shtojzavallet,
Bishat e Vardishës
Dhe Përroi i Kishës.
Muret e shtëpive të vjetra
Porsi në çerdhe
E mbajnë frymëmarrjen
Qenje e gjallë
Historia hyn dhe del nga dyert
Bebzat i drejton tejmatanë Kalasë
Ngazëllimin e mban mes oborresh
Qetësi mbëlton mes shtatoresh
Shtëpi lidh mes shtëpishë
Mure lidh mes muresh.

Sulltani na i ndërroi emrat
Por jo edhe shpirtin
Kola e mban të pashuar dritën në vatër
Kadareja na shpie në botë
Historia merr frymë
Ndërmjet mureve
Ajo i shpërlan teshat
Teshat e bardha presin.

Çfarë hijeshie!
Teshat e bardha flasin mes veti
Zjarri kënaqet në vatra
Njerëzit dëgjojnë ç’thotë era në mbrëmje
Muret dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjez
Pasqyrat dëgjojnë çka thotë
Shëmbëlltyra juaj në mesditë.
Teshat e bardha
Rrjedhin përmes shkumës së natës
Unë kthehem në zemër të Transilvanisë
Dardania e qëndis flamurin e Pavarësisë
Për njohje e jo për hatër,
Qenje e gjallë
Historia ta pjek bukën në vatër.

(2001)




DASHURIE

E kam paguar këtë libër:
Për secilin mendim
Kam dhënë njëmijë mendime.
I përpjestova njëmijë kilomëtra
Në fjalë                          
Dhe më doli
Distanca e saktë
Ndërmjet zemrës dhe Fjalës.



EPITAF

E kam dashur një grua dikurë
Porsi rrezen e agut.
E kruspulluar në shtrat -
Kur gjinjtë e saj
Ma prisnin frymëmarrjen -
Trupi im lulëzonte.



FJALA E FUNDIT

Është magjike
Kjo dritë e tingullit
Para se të të përfshijë
Përjetë, shpirti i gjumit.

Trupin, fale dhe ti
Dhe bëhu vetëm shpirt
Që strehohet në syrin
E atij që më përkujtton.

Fjala e fundit është magji
Që na hedh
Në dritën e përjetshme.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen