Hyqmet B. Hasko |
KUR MË ERDHE PRANË
Pa zbardhir mirë dita,
Bëje garë me flladin,
Syri bënte xixa,
Zemra ndezi zjarrin…
Të pyeta ku shkon,
Ti nuk m’u përgjigje,
Dita po agon,
Qielli yjet fikte.
Dhe vazhdove rrugën,
Për tek zemra ime,
Yjet dritën këputën,
Çele mijëra agime.
I habitur mbeta,
Që më zgjodhe mua,
Diell për ditë të nxehta,
Fllad për t’u flladuar…
Kur më erdhe pranë,
Më drithëroj zemra,
Fjala të lëshoi mjaltë,
Zjarre ndezi brenda.
Ti nuk pyete për fjalë,
Për moshën nuk pyet kurrë,
Më the paskam mallë,
Zjarrin si do ta shuaj.
Ende pa aguar mirë dita,
Bëje garë me flladin,
Gjithe jetën të prita,
Si fusha që pret malin…
S’di ç’ta bëjë tani
Këtë male gazmi…
Zjarri në pleqëri
Termet Lumturimi
MË KËSHILLONTE BABAI…
Kurrë mos u nxito në fjale dhe veprime,
Një lumë të rrëmbyshëm mos e kalo me not,
Në jetën tonë gjithmonë ka dhe mos pëlqime,
Lulja e dashurisë mes ferrash nuk lulëzon dot.
Fjalën e fundit asnjëherë mos thuaj të parën,
Një fjalë e thyer nuk ka peshën e duhur,
Mes konkurentësh mundohu të fitosh garën,
Në një rrugë të gjatë do thithësh dhe pluhur...
Asnjëherë nuk harronte të më këshillonte,
Babai im dhe pse shkollë nuk kishte shumë,
Se nga biri i tij më të mirën përherë kërkonte,
Syri dhe zemra për ne gjithmonë i pagjumë…
Më këshillonte babai dhe për më të pavlefshmen,
Ruaje më thosh se neser do të hyjë në punë,
Nëse arrite të sotmen mos e harro të djeshmen,
Sot një rreze e vogël nesër bën dritë më shumë…
Më këshillonte babai dhe për shumë gjëra të tjera,
Një miku të keq nuk duhet t’i hapet dera,
Nderin që i bën dikujt kurrë mos ia përmend,
Peshën e një miku ruaje në shpirtin tend.
MENDOJE DHE MË THUAJ
Moj lastër në ftua,
bëmë që të dua,
me buzët e tua,
piko mjaltë tek mua,
Mendoje dhe më thuaj,
çfarë pelqen te unë,
syrin që të dha dritë
më trego moj Vitë…
Poshtë tek një krua,
c'më tërbove mua,
buza lëngëzoje,
si mjalti në hoje,
Bëmë që të dua,
merrmë në krahëror
ato dy mollë e ftua,
m’i jep, mos të vij zor.
Gushën edhe gjinë,
unë më shumë nuk dua,
lulja gjeragjinë,
nuk më mërzit mua,
Më bëj që të tretem,
në këmbë të mos mbetem,
dhe frymën ma merr,
të më bësh të ndjerë,
Moj lastare me lule,
zemrën seç ma shkule,
ah ç’më dehe mua
mollë shartuar me ftua.
Ditët ç’ikin larg
Ti gjithnjë më pranë
Syri yt porsi hark
Si deti nën hënë.
TRËNDAFILI I KËNGËS
Motiv popullor
Trëndafili i këngës,
në kapak të syrit,
në mes të zemrës,
si flakë e kuqlimit.
Këngë e trëndafiluar,
zemër e dallgëzuar,
buza plot muzikë,
çelur tek një ditë.
Tek ajo ditë e bekuar,
më dole përpara,
fole qetë e shtruar,
mua më zuri dallga.
Dallga sec më zuri.
ty të qeshte nuri,
syri çelur dritë,
më shumë zjarr më pruri.
Trëndafile e këngës,
kënqësi e zemrës,
aromë plot petale,
permbi det ndez zjarre.
Zjarrin s’do të shuaj,
do digjem ngadalë,
me ty jo s’do vuaj,
të kam këngë e mallë.
Me ty nuk kam plakje
Koha paska ngrirë
Me dashje pa dashje
Krej më ke përfshirë.
SONTE NUK PASKAM PIK FRYMEZIMI
Jam mësuar të shkruaj çdo natë diçka,
Një varg me emocion apo të thatë,
Por sonte shpirti frymzim s’paska,
Dhe vargu nuk paska asnjë pikë vlagë.
Sonte nuk paskam pikë frymëzimi,
Po shkruaj kuturu disa vargje pa lidhje,
Dhe pse muza më thotë pa pikë ngurimi,
Por dora po më shkruan pa dridhje.
Ndodhem në një gjendje boshllëku,
Më janë larguar të gjitha figurat poetike,
Trishtimi më ka kapur për zverku,
Dhe endem në një dehje anemike.
Një mike më tha, ke kohë nuk shkruan bukur,
Poezitë e tua nuk duket me simpatike,
Nuk e di, ndoshta asaj në vargje i jam dukur,
Bohem në bosh dhe delire kaotike.
Nuk i ktheva përgjigje mikes që më kritikoj
Se unë shkruaj ashtu si di dhe si ndihem,
Por ajo me takt nga një ëndërr më zgjoj,
Tek poezia me pasion të rikthehem.
Dhe ne poetet kemi nevojë që të shkundemi,
Nga plogështia e kohës dhe mërzitja pa fund…
Në hapësira boshe poetike të mos lëkundemi,
Poezia me muzë të shëndoshë kurrë nuk humb.
O miqtë e mi, sonte nuk paskam frymëzim,
Ju kërkoj ndjesë nëse kjo poezi do t’iu mërzisi,
Se poezia nuk shkruhet vetëm për argëtim,
Poezia e bukur dhe dashuria kanë rrënjë si të lisit.
Poezia qënka një zë që më duhet ta ndjekë
Në humnerat e kohës me ankth pa mbarim…
Çfarë bie çasti as shekulli vetë nuk pjekë
Vargu është një ftesë dashurie në amëshim.
LUSHNJA IME ME DIELL DJELLUAR
Fisnikëroi fisnikëria,
syri yt me diell dielluar,
thonë që nga lashtësia,
është qytet i urtësuar…
Mos kërko në tjera vende,
urtësinë të jetë legjendë,
me fisnkërinë e binjakëzuar,
Lushnja ime me besë e këngë…
Sipër kokës kurorë blerimi,
urtësia me rrënjë gjëmimi,
fjalëpeshuar në çdo kohë,
trubullirat kurrë s’i do.
Tek dera kush i trokiti,
dhe ia shtriu dorën miqësore,
zemra zemrën me mjaltë e ngjiti,
qyteti im, rrënjë fisnikërore.
Mos kërkoni në tjera vende,
një të tillë s’gjeni të dytë
një qytet me mall e dhembje
me urtësinë rrit madhështitë.
Lushnja ime me diell djelluar
zjarri I shpirtit kurr stu shua,
syri yte qiell I kalteruar
me ty ndihem I plotesuar
Jam me fat qe jam biri yte
ne kete jete te kam gjithcka
zoti ti bekone miresit.
moj e bukura moj e mjalta.
Lushnja ime moj këngë gezimi,
Ti me fale të gjitha mirësitë
në shpirtin tim nuk ka vënd trishtimi
Nepër kohëra qendron denjësishtë
GURI I BARDHË KU RRINTE BABAI
S’ dihet nga erdhi ai gur i bardhë,
në oborr i pa shkulur mbeti,
por vitet kaluan me radhë,
babai im mbi të ishte monumneti.
Ulej me pleqërinë si përmendore,
guri mbante mbi shpatulla mençurinë…
jeta largohej pa përvjetore,
koha nga ai s’pati kurrë zhgënjim.
Të tetëdhjetat i kishte kalur,
por nuk mbahej si plak i sertë,
kish parë shumë dhe kish dëgjuar,
për ç’lind mbi dhe, vdes një jetë.
Po një mëngjes dot nuk u zgjua
dhe nëpër fshat më s’u duk,
tek ai gur u ngrit dhe u rrëzua,
nuk nxori tym më ai çibuk.
Siç pati jetuar edhe vdiq,
pa shumë zhurmë dhe bujë,
por te vetmin merak që kish
ai gur nga ai vendi të mos luaj.
Sot tek ai gur një myshk gjelbëron
dhe ia ka mbuluar shtatin
hedh sytë përqark dhe kërkon,
se mos po vjen ai nga krevati.
Për atë gur thanë dhe pleqtë e tjerë,
mbi atë gur askush nuk do të ulet,
vjen një dimër dhe fryn një erë,
por koha e tij të mos përkulet.
Sot këtë gur unë e përkëdhel si fëmi,
myshkun e kohës ia largoj gjithmonë,
që bardhësia e tij pëherë të rri,
tek malli i tim eti që dhimbjen ma largon.
Ky gur, për mua, më shumë se monument,
kujtesë e ajrit për jetën e një plaku…
çdo çastë i tim eti mbi atë gurë është i shejt
dhe frymon historin familjes atij pragu.
SHPIRTI I ZBRAZUR I NJERIUT TË VOGËL
Zbraztësia e njeriut nganjëherë si plumbi të vret,
dhe frymën ta merr si vapa e një muaji të nxehtë.
Se shpirti i njeriut të vogël e ka fundin krejt të zi,
që të krijon një jetë fare boshe dhe pa lumturi .
Na ndodh të shikojmë shtëpi të braktisura,
ku gjithçka brenda tyre është e vdekur,
aty dhe heshtja kalon momente të krisura,
ngurtëson shpirtra dhe pse e vogël ka mbetur.
Por shpirti i zbrazur i njeriut te vogël kërkon të flas,
dhe pse askush s’i përgjigjet veç smirës së vetvetes,
oshtima e zërit të saj dhe malin e kthen mbrapsht,
njeriu i vogël veç besnik i zbraztësirës së tij mbetet.
Shpirti i zbrazur i një njeriu të vogël tremb dy vetë,
ashtu si pushka që është destinuar të marrë dy jetë,
Zbraztësia është si një dhomë pa ajër që të mbyt,
si errësira e natës së përjetshme që ka i verbëri te sytë.
Në shkretëtirën e njeriut të vogël, stuhi rërë ka,
dhe aty nuk lulëzon as më e thjeshta bimë…
Të jetosh ne atë botë mundësitë janë të pamundura,
tek zbraztësia e një shpirti nuk gjen njeriu-njerinë.
Njeriu i vogël end dhe end pa prehje, pa pushim
pëlhurën e mërzisë që nuk i vlen jo as atij vetë…
Dalldinë e kotësisë e ngre në kult dhe adhurim
mbi thumba vogëlsirash bie e ngrihet në këtë jetë…
KUKUVAJKA VAJTUSE
U bënë vite që rri në majë të pemës
dhe i duket vetja mbretërshë e kohës,
vajton me kuje në thellsi të brengës,
çdokush që shkruan i duket jashtë modës.
Krekoset si një pulë me qafë rejpur,
mendon se vetëm ajo është e madhe,
ide në shpirtin e vrerosur i ka mbetur.
dhisë së zgjebosur i duket vetja sorkadhe.
Flet dhe përgojon për dikë që ka vlerë,
nga goja e saj vrer dhe helm nxjerrë,
flet si një e çmendur, fryma i mban erë,
qelbet në dimër, pranverë dhe verë.
Për t’u dukur serioze dhe e madhe.
kopjon ndonjë rrjesht diku në YUTUB
vajton kukuvajka se ka shumë halle
për letërsinë flet më teper se një zuskë…
Si një qaramane ka gjetur dhe hapësira
tek disa botues që e shikojnë mes këmbëve
dhe u duket këtyre qyqarëve se është e mira.
kukuvajka që i duket se është moderrne.
Nëse dikush e ka lexuar këtë kukuvajkë,
do të ketë kuptuar se hirrës i thotë ajkë,
iu thotë të gjithëve se është mbretëreshë
por ç’e do se krijimtaria saj vjen era preshë…
Një kukuvajkë vështron nga maja e pemës,
dhe i duket vetja se është mbi gradaçelë
pemës së vjetër po i kalben rrënjët
kukuvajka ka mbetur në llumin që mban erë…
Këndo kukuvajkë ti këngën tënde vajtimtare,
ankohu dhe krenohu nga toka gjer tek retë…
e mjerë je, lëneshë e lodhur, vetmitare,
që pi çdo ditë, ti vrerin që vjell vetë…
THONË SE MJALTI ËSHTË I ËMBËL
Thonë se mjalti është i ëmbël,
ate e kam provuar edhe unë,
mjalti i buzës ta heq brengën,
ajo ka ëmbëlsi më shumë.
Nuk e di ku e gjen ëmbëlsinë,
buza e mikes kur flakëron,
koha në thellësi ëndërrimi ngrinë,
zemra impluset rinore seç i zgjon…
Unë them se ëmbëlsia e vërtetë
qëndron në zemër, qëndron në shpirt…
ëmbëlsinë që merr një jetë,
dashuria i ka të gjitha ëmbëlsitë.
Mrekullitë që gjenden në botë,
janë të vërtetuara se janë shtatë…
mjalti i buzës o zot o zot,.
qënka kryemaja më e lartë….
Dhe nuk gjendet mrekullia tjetër,
Zoti e ka çuar tek buzët e mikes,
mund mendojnë se ka sensin e të vërtetës,
diellit si mohohet rrezja e dritës.
Thonë se mjalti është shumë i ëmbël,
i provuar dhe shkencërisht…
por nuk ta shuan zjarrin e zemrës,
atë e shuajnë veç dashuritë.
Fola shumë apo fola pak,
për ëmbëlsinë që ka buza.
buza e mikes shuan çdo flakë,
nuk lejon të na shuhet muza.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen