Montag, 10. Juni 2019

Buqetë poetike nga Arif Bozaxhi

Arif Bozaxhi

PLISI

Plisi
Si lisi
Qëndron në shekuj
Në malet e kohës

Zog prijësi
Shkëlqen në ballë
Si yll fisi

Plisi
Bardhësi e tokës
Në zemrën e lokës

Plisi
Abetare
Dritare
Në ballin e Ilirit

Prishtinë, 1987


PAVARËSIA

Uji përlotet
nga gëzimi.

Kambana
e diellit
edhe rrënjët e shiut
i zgjoi nga gjumi.

HAPËSIRA

Në hapësirën
ku mungon liria
dhe dashuria

ndiej
mungesën
e ajrit
në fjalë.

Edhe uji m´i përvëlon buzët
si gaca e prushit
etjen e detit.


VJESHTA NË MËRGIM

Gjethet që ranë
në tokë
u varrosen
në varrezat
e vetmisë sime!

Malet e mallengjimit
Heshtin si qielli mbi
Supet e mija

Në mërgim edhe
Hija ime nuk më njeh

Mërgimin e mbartë
Si barrë mallkimi
Si këmishën
E një te vdekuri
Në trupin tim


PULËBARDHA DHE DETI

Detin prush në damar
Pulëbardhat det në fjalë

Përgjimi

Në një pikë shi
Përgjoj ushtimën e oqeanit

Zogu i imagjinatës

Qielli 
Këmishë e ngushtë
Për zogun e imagjinatës sime



TURP QË TË MORËN

Le ti vjen turp vdejes
Që ma mori zërin më të bukur
Ishte zogu im i vrtmi diell

Asnjë nur drite në mua
Nuk ishte më e thellë se dashuria për Ty

Vdekja ime s'mund të më ndalojë
Të të marr ngrykas etjen për Ty

Ti flutura e bardhë që loton mbi mua
Për Ty të ketë turp nata që të kafshoi

Prishtinë, 18.11.2018



FUQIA E DASHURISË
/Me dashuri, birit tim, Bylentit/

Alfabetin e këngës e mësova nga zogjtë
Yjet ma zbuluan edhe një sekret
Se feja ime është vetëm një buzëqeshje
E Zotin e kam dëshmi të frymëmarrjes
Hyji im më mësoi edhe në madhështi
Shpirti i zogut tim është dashuria
Kur diellin e bart atje...
Në një hapsirë ku heshtja vret zogun
Kur pikën e shiut e shndërron në oqean
Hapat e një hijeje përgjojnë etjen time
Gjithë dhimbjen e zogjeve ua prek kujtimin
Fara e tokës të rilindet e buzëqeshur
Ta dish se toka është një plis dheu
Me dashuri përqafon kujtesën për Ty
Dashuria tk herdh qiejve
Për t'i prekur pafundësitë e dhimbjes
Dashuria jote më bëhet zë i gdhendur
Mbi një gur varri të puthur ballit tënd

Prishtinë, 18.11.2018



ZEMRA

Zemra ime
Jashtë meje
Nuk ekziston
Brenda orkestrës
Simfonike
Dirigjent është
ZOTI

13 maj 2019



ADRESA E PRANVERËS

Motrës i thash 
në telefon
dërgoma adresën 
e pranerës
dhe emalin

Në ënderr më erdhi
një zog i verdhë
një puthje
ma kish lënë në dritare



MË MUNGON VETËM 
EDHE NJË VARG

Më mungon vetëm
edhe një varg
vetëm edhe një
fjalë
me aromë dashurie
pres t'i marr ngrykë
KUFIJTË e AJRIT



ZOGU

Zogu është
i vetmi planet
ku pikturon
ëndrra ime
ku çertifikata
e Lindjes ka kuptim


MURI I BERLINIT

Kur u rrënua Muri i Berlinit
çdo copë betoni
në duart e mija
u shndërrua në flutur


Shënime për autorin

Poeti, publicisti dhe përkthyesi Bozaxhi ka lindur me 25 maj 1944 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe gjimnazin në gjuhën turke i kreu në Prishtinë, ku kreu gjithashtu edhe shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega Gjuhë dhe Letërsi Turke. Në Fakultetin e Filologjisë është diplomuar në degën e orientalistikës.

Nga 1970-1973 punoi në Komunën e Prishtinës. Në vitet 1973-1987 punoi gazetar, fillimisht në gazetën turke “Tan”, pastaj kryeredaktor i revistës për kulturë, letërsi e shkencë “Çevren”. Është njëri ndër themeluesit KMLDNJ-së. Në zgjedhjet e para të lira të Republikës së Kosovës 1992 zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Në vitet 1999-2000 kthehet në Kosovë dhe emërohet përgjegjës për marrëdhënie me Turqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

Arif Bozaxhi ka botuar tre libra me poezi në gjuhën turke dhe tre në gjuhën shqipe. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Kurse Federata Ndërkombëtare e paqes më 2008 e emëroi ambasador të paqes për Kosovë dhe Ballkan. 
Në vitin 2011, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ia dha çmimin “Esad Mekuli”. Ndërsa një vit më vonë, Lidhja e shkrimtarëve turke e shpalli poet të vitit 2012.
Poezia e tij është përkthyer në disa gjuhe. Po ashtu, dy poezi të këtij autori janë përfshirë edhe në antologjinë botërore të poezisë të botuar në gjuhën angleze, ku janë prezantuar poetet nga 68 shtete.

Veprat:
  • "Zogu i paqes", poezi, 1975
  • "Pranvera e syrgjynosur", poezi, 1980
  • "Hiri i lotit", poezi shqip-gjermanisht, 1996 
  • "Liria", poezi, 2004
  • "Flutura në grila", poezi shqip-anglisht, 2004
  • "Flutura në grila", poezi frëngjisht-shqip, 2006
  • "Ngjyrat e etjes", poezi, 2012
  • "Deti dhe pulëbardha", poezi, 2014
  • "shkallët e imagjinatës", poezi, 2015



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen