Freitag, 21. Juni 2019

Buqetë poetike nga Vaid Hyzoti (4)

Vaid Hyzoti

TI KURRË NUK DO TË JESH E IMJA...

Kurrë nuk do të jesh e imja, ndonëse duhemi aq shumë,
Kurrë nuk do të prek e të frymoj poreve të lëkurës tënde të
brishtë,
Kurrë s’do t’i pi sytë e tu të thellë,
Kurrë nuk do të të thith gjoksin tënd të fildishtë!
Kurrë s’do të mbytem në humnerën ku shuhet çdo burrë,
Kurrë nuk do krenohem për rënkimin e orgazmave,
Kurrë nuk do të fryjë flokëve kur të fshihem në gushë,
Kurrë nuk do çmendem e të them në vesh fjalët e të marrëve.
Nuk do gëzojmë bashkë, se unë nuk jam i plotë,
Nga vetja dhashë gjithçka dhe mbeta me gjysmë zemre.
Dhe ti më je aq larg në vite e në vende
Më ktheve gati krejt një pako mungese.
Më bëre të besoj se vetëm shpirti duhet,
Veç ende nuk e di në shpirt unë kam akoma...
Prej ëndrre të krijova, prej shijesh e ndjesish,
Gëzo, se kurrë s’do shihemi. Nuk dashuron kufoma...



KAM MBETUR LARG...

Kam mbetur aq larg prindërve të mi...
Ka mbi njëzet vite që dhe varret s’u kam parë!
I blemë mermerin më të shtrenjtë
Dhe prapë (më thonë),
Ka plasa në damarë...
Kur do përmbysem, në një përqafim,
Të nxjerr një lot,
Të shërohem duke qarë...
Kam mbetur larg,
Sa lojë e ndyrë jeta!
Fëmijë u ikja nga duart,
Para tyre vrapoja unë...
Prapë para meje ata ikën kaq herët.
Shpesh fajtor ndihem:
Mos u vonova shumë?



NUK I NJOH GJARPËRINJTË...

Nuk i njoh gjarpërinjtë që falin helmin për mua,
Helmin që më duhet për ilaçet e zemrës...
Nuk ua njoh pyllin, vendin dhe fshatin,
Nuk e di ku flenë:
Rrëzë gurëve a majë pemës...
Nuk di a ushqehen me kafshë të egra,
Nuk di a gjuajnë për minj apo hardhuca,
Mbase ne bahçen me barë të dendur,
Ku ka shtëpinë
Ajo sygjarpërueshja...
Nuk di sa vazhdojnë te rrine të fshehur, 
Nuk di sa kane vendosur të më mbajnë në jetē,
Mbase kur ajo do të më shfaqet,
Mbase sygjarpërushja
Të më mëkojë vetë...



ËSHTË SHPIKUR
NJË MAKINË E RE

Një makinë e re është shpikur, që ka trurin tim,
Si unë udhëton pa sy, përmendësh e di rrugën...
Nuk shkel kurrë vijëzimet, s’ka mushkëri për borinë,
Para dritës së kuqe i këputen gjunjët.
Një makinë e re, që bindet aq shpejt,
Me një pëshpërimë vihet në lëvizje.
Si unë që zgjohem e rend në punë,
Si unë që ngjaj një orë me kurdisje;
Si unë, që nuk më duhen tabelat,
Se rrugën për punë e mas me hapa.
Për estetikë ka xhama, si sytë që kam në ballë,
Se kurrë nuk shoh as anash, as prapa.
Një bateri të vogël - në bagazhin e zbrazur,
Aq sa çanta ime e bukës me vete...
As dimër, as verë nuk i hap xhamat,
Si uniforma e punës në veshje.
Një makinë pa shofer është sot në modë,
Që bindet pa të bërtitur, me një urdhër të lehtë...
Një makinë që më ngjan mua e shumëkujt në botë,
Se makina si njerezit duhet te jete!



NE DO TE PROJEKTOSH NJE SPITAL...

Diploma, pervoja, projektet e shumta,
Nuk jane te mjaftueshme per arkitekturen
Sepse kerkesat jane te panumerta,
Dhe dhimbja,
Dhe hallet
Me nje projekt nuk permbushen.
Dhe do fillosh me studimin sizmik.
Por mos i ze bese plotesisht gjeologut.
Trualli i spitalit ka dridhje te forta,
Nga dhimja,
Nga dashuri,
Per te afermit dhe shoket.
E tmerrshme, por nuk ka rruge tjeter,
Morgun ta ndertosh njesh me themelet.
Cdo godine, grataicel, shkolle ku bujtin njerezit,
Mbahet ne kembe,
Mbahet e forte,
Prej atyre qe iken heret.
Ne katet e para te jete ambulanca,
Laboratoret e analizave dhe vaksinat e perditshme.
Nga dhimbjet e lehta mos te humbin shume kohe,
Njerezit ne gjallje u duhet levizja.
Injoronje plotesisht forcen e rendeses,
Per dhimbje sa me te renda cakto kate me te larta.
Se kur peshe e tyre behet me e madhe,
Dhimbjen s'e mban toka,
Rete e dhimbjeve behen flatra.
Mos te kesh paragjykime per numrin e dhomave,
Per futurizem a kubizem, per zgjedhje projektesh.
Katin me te larte beje me te madhin,
Po shtohen kaq shume streset-ndaj atje te vendosen
Teper te renduarit,
Ne prag te cmendjes.
Dhe puna jote ende s'ka marre fund,
Per hir te vertetes, catise mos i hidh soleten.
Nerto atje lart nje kishe te vogel:
Per pershpirtjen e fratit,
Shpirtrave qe marrin qiellin..

New York, 2011



NUK SHIHEMI SOT...

Nuk mund te shihemi sot, me thua,
Vec shkruhemi apo flasim ne telefon....
Une trembem, mos te lashe ndonje kafshim tek buza,
Ne enderr te nxiva thithken
E gjinjve te njome...

Mos ke pak grip e ka shperthyer ne pucra,
Mos nga te ftohtit hundet te jane zene...
Ti qesh aq i lirshem me hamendjet e mia,
Me nis nje cader plazhi,
Qe hijeson ne rere...

Pse druhesh, perse nuk me del paksa zhveshur,
Me ben mua te vuaj ne te nxehte,
Jam larg,
Nuk mund te vij nen cadren tende,
Vec dil te shoh,
Te ndihem det!



ENDE NUK JE ZGJUAR?

Nje top i zi rri pezull ne lindje
Eshte dielli , thone, i mbetur pa rreze,
Nje feshferime cicerimash fshihet pemeve,
Por asnje dritherime nuk ka neper gjethe.
Nje varg makinash e njerezish kane dale ne rruge,
Por asnje levizje, veç hije te ngrira,
Ze e buzeqeshje te shtangura, nje qytet- gravure,
Ca njolla bardhe e zi, pa kembe e pa fytyra...
E tmerrshme,
Te gjithe presin te marrin jete... por ti akoma nuk je zgjuar,
Hape syrin! Sille driten!
Mezi pres per tu verbuar!



ME NISE RRUFETE...

Ne fillim-nje vetetime ngjyreviolet,
Si e dale nga shtepi e funeralit...
Por s'durove:i nise rrufete
Nga keshtjelle e Krujes
E nga mali i Dajtit.
Ne kala te Ishmit, Durres, Preze, Petrele...
Qielli i teri
U dogj nga zjarret...
Thierzat e rrufeve me pershkuan venat
Vrullshem rrodhi gjaku tek damaret...
S'me duheshin me ilacet per hollim gjaku.
S'me vlenin recetat, doktoret, spitalet..

U shkri qielli dhe pikoi brenda shtepise sime ne Tirane.
Unë ne New York zgjohem dhe e gjej ne gote
Dhe e pi ne mesnatë qetë-qetë.
Vendi im me qeteson,
Me cmall mallin e mallte
Qofte dhe kur ketu larg me nis rrufete!



JEMI TE PANDEHUR

Jemi te pandehur ne kete bote te gjalle,
Jemi akuzues dhe vete gjyqtare
Na mallkojne femijet, sa here kane vuajtje,
Ah, moj nene?-themi
Kur ndihemi te vrare.
Jetesisht ne gjyq ne boten e vuajtjeve.
"Gjyqi behet lart"-thote Libri i Rralle.*)
Mungojne deshmitaret. Kurre nuk vijne te ikurit.
Veç ATJE deshmojne
Dhe njerezit e gjalle...

*Bibla



MARANGOZ

Kam ndertuar shkalle ne ajer, te ngrihesha lart,
Gjithe jeten...
Diellin ta kisha me prane,
Me afer frutin
Edhe gjethen...

U bera marangoz, por ende nuk di perse,
Gozhdet ne ajer fare pak po me zene.
Duhet te zbres,
Se per arkemort
Ne toke derrasat kam lene..

2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen