Samstag, 15. Juni 2019
Mehmet Rrema: Alketa Beqari dhe poezia e saj "Mos guxo!"
PO JU THEM JU, PËRBINDËSHA TË TË GJITHA VENDEVE DHE RRACAVE SE NUK MUND TË MPOSHTNI KRENARINË E NJË FEMËRE
Nga Mehmet RREMA, shkrimtar
Vështim rreth poezisë "Mos guxo!" të autores Alketa Beqari
Kjo poezi ju Kushtohet të gjitha rrave që në kohë luftrash boterore dhe rajonale janë dhunuar seksualisht dhe të mbijetuarat kanë jetuar në traum, gjendje psikologjike të rënduar sa kanë pasur frymë. Të pakta në numër kanë qënë gratë të cilat kanë gjetur forcë të vazhdojnë jetën.
Alketa MAKSUTI
MOS GUXO...
Mos guxo të ma prekësh trupin!
Trupin e kam për dashurinë.
Mos guxo, të thashë, më dëgjon!
Mos ma prek asnjë cantim të trupit, e kam të shenjtëruar!
Joooooo…….!
Duar të ndyta, trup pisur, mos guxo!
Mos përfito në pafuqinë time, në drobitjen,
Nga shkaku tuaj, fytyrënxirë!
Mooooos!
Më vra, të vdes është më mirë!
Se asnjë pranverë nuk do të lind në trupin tim
Se asnjë rreze dielli nuk do të shoh
Se dhe vetvetja do më urrej!
Jooooooo………!
Mos guxo të prekësh, mos përbindësh!
Që gjakun, spermën dhe lotin ke ushqim.
Mos më thaj trupin!
Se nuk je fitues, po barbar!
Barbar,
Nuk të nënshtrohem!
Ti nuk do të ushqesh nga trupi im!
Ti nuk më mposht as mua, as etnin time!
Jam më e Fuqishme,
Se Jam E Paprekshme!
Jam e shenjtëruar,
E lindur nga Zoti
Që të lind Njeriun nga Dashuria!
Në flakët e Ferrit u bëfsh hi
E hiri mos të mbetet!
Pa marrë për sipër të bëj analizë të mirëfilltë letrare po shfaq mendimin tim rreth kësajë poezie
Mos guxo të më prekësh trupin!
Populli është i ndjeshëm ndaj fenomeneve dhe ngjarjeve,të cilat ndodhin në në ambientin e tij. Ndoshta, ata të cilët kanë një ndjeshmëri akoma më të lartë, janë poetët. Duket se trupi i tyre është i përbërë vetëm nga ndjenja. Në syrin dhe të të gjitha shqisat e poetit, atomet e jetës mblidhen dhe formësohen në formë fjalësh, vargjesh, strofash dhe çfaqen para lexuesit si diçka hyjnore, si diçka që sejcili e ka pa, po nuk ka mundur t'u japë atë formë të madhërishme siç ua jep poeti. Dhe kur i lexojmë poezitë, thurur aq bukur, thjeshtë e qartë themi shih sa bukur e ka shprehur këtë, që edhe neve na ka goditur në shpirtë për mirë apo për keq. Themi po nuk kemi pasur atë shqisë që ka poeti për ta shfaqur atë fenomen në kohën dhe formën e duhur për të ngacmuar shqisat e lexuesit.
Një nga këto, e cila na jep një poezi të përmasave të larta artistike, është Alketa Beqari në poezinë "MOS GUXO"
Kjo poezi kjo vikamë e fuqishme, ndoshta e padëgjuar më parë nga asnjë poet , është një poezi e shkëlqyer, është një dëshmi e qartë, e barbarizmit të disa qenieve njerëzore, e disa qenieve njerëzore, sepse që t'i krahasojmë me bishat, ndoshta do të ofendonim kafshët e gjora sado të egëra të jenë, me këto qenie të ashtuquajtura njerëz. Është një thirrje, të cilën e lëshon një krijesë e brishtë, një krijesë madhështore, ajo krijesë, së cilës natyra i ka ngarkuar një nga detyrat më të rëndësishme, e më hyjnore. Nëse themi se Perëndia e krijoi botën, krijoi gjithësinë, e bashkë me këto, krijoi njeriun, e kjo është vetëm një hamendje teologjike. Gruaja është mbartësja e krijesës së sajë plot nëntë muaj. E kjo pra, ajo që mbart njeriun në trupin e saj të brishtët për nëntë muaj, frutin e bjë dashurie, kjo, e cila ,në fillim me gjak e më pas me qumësht mëkon ripërtëritjen e jetës. E çfar ndodh në këtë mes, çfarë ka ndodhur që e detyron një grua siç tregon poetja të bërtasë kaq fort"Mos guxo të më prekësh" Një thirrje e tillë e fuqishme, na del vetëm në raste të një dhimbje të madhe, të një tmerri të madh, të cilin dikush na e shkakton. Kush mund t'ja shkaktoi këtë një gruaje,një vajze, një nëne, kur çdo njeriu është frut i sakrificës së një femëre për të gjeneruar jetën. Thash më lart që po ta krahasojmë me bishën këtë qenie të përbindëshme do të ofendonim bishat e gjora, padi asnjë kafshë apo bishë nuk e ka një sjellje kaq barbare,kaq kanibaleske sa vetë ajo qenie e cila mbahet si më e përsosura e natyrës. Pra këtë qenie hyjnore,këtë nënë, motër grua, e cila me dorën e sajë tund djrpin e siç thotë i madhi Sami se dira që tund djepin tund botën, është një tjetër qenie kjo barbare e cila me egërsinë e sajë të pashoqe, prek trupin delikat, por më shumë se trupin, prek shpirtin e brishtë të saj. E prek për të shfryer epshet e tij perverse, epshet e deformuara të tij. E bën këtë veprim kanibalesk vetëm ajo qenie e cila ndërghrgjen e sajë e ka të instaluar poshtë kërthizësprek në mënyrë barbare me gjymtyrpt e tij të egra, të ndyta, të pista dhe i shkakton dhimbhe, dhimbje shpirtërore e dhimbje fizike.
Historia, e sidomos historia jonë në shekuj dëshmo qartë se çfarë është në gjendje të bëjë njeriu barbar. E kanë provuar nënat dhe motrat shqiptare këtë dhunë që nga Molla e Kuqe, ku ushtarët serb me egërsinë e pashoqe kanë ushtuar dhunën më barbare, e ka provuar Shkodra në rrethimin e saj nga malazezët në prag të luftës së parë botërore, e kanë provuar këtë dhunë gratë Çame dhunë nga ushtarët e Zervës, e kanë provuar në dekada nënat,gratë, motrat kosovare dhunë çnjerëzore kryer nga vampirët, kanibalët, gjakthithësit, barbarët e pashoq serb. E kështu e kanë provuar sa e sa gra e vajza në të gjithë botën
Kjo poezi e Alketa Maksuti, Beqari e shkrua me kaq ndjenjë, me kaq dhimbje, por edhe krenari është një perlë në poezinë tonë shqipe e cila ia rrit fondin e poezisë tonë.
"Mos ma prek asnjë cantim të trupit, e kam të shenjtëruar!
Joooooo…….!
Duar të ndyta, trup pisur, mos guxo!
Mos përfito në pafuqinë time, në drobitjen,
Nga shkaku tuaj, fytyrënxir.
Mos ma prek asnjë centimetër...
Se çdo centimetër e këtij trupi të bukur,të pastër, të pafajshëm,këtij trupi të shenjtë që vetë Perëndia i ka dhënë detyrën dhe privilegjin më të lartë, lindjen, e nuk e ka krijuar për të çfryrë epshet e egra përbindëshat me trup e fytyrë njeriu. Si të mos i lindi nga thellësia e shpirtit të sajë të pastër. Kho thirrje e cila do të bënte të skuqej edhe vetë Perëndia për këto krijesa monstruoze që gabimisht Perëndia i ka krijuar. I ka krijuar dhe me sa duket nuk do që të pendohet për këtë krijesë të ndyrë. E jo vetëm që është e ndyrë e kundërmo ngado kalojnë këto përbindësha, po për fat të keq, në rrugën e tyre ata, me gjymtyrët e pista, kërkojnë të ndotin edhe trupin e më shumë se trupin, shpirtin e krijesave të bukura, luleve erëkënde, të grave, nënave, motrave. Kryejnë këtë dhunë të paparë e dëgjuar mbi trupat e pafuqishëm, mbi trupat e drobitur, të drobitur nga dhuna e përbindëshave.
Mos më prek, i thotë, se asgjë, përveç mallkimit nuk do të marrësh, po përbindëshi, ka lindur për krime e me krime ushqen trupin e tij kërmë që kundërmo. Vdekje kërkon një grua, dhe do të ishte e lumtur, vetëm mos ta ptekin ata duar të di gjymtyrë kafshësh prehistorike. Se po qe sa do ta prekin trupin e sajë ato duar, në trupin e saj nuk do të vijnë më pranverat, do të thajnë lulet, dhe jeta do të kthehet në skëterrë...
Se nuk je fitues, po barbar!
Barbar,
Nuk të nënshtrohem!
Ti nuk do të ushqesh nga trupi im!
Ti nuk më mposht as mua, as etnin time!
Jam më e Fuqishme,
Me një kspërvim të fuqishëm artistik,
Në porzinë e Alketa Maksuti Beqarit tragjikja dhe e madhërishmja ndëthuren dhe shfaqen më mënyrë të fuqishme.
Më vra, të vdes...Lutet aq sa e dëgjon toka, mali deti, ndoshta nuk e dëgjon vetëm Prëndia në qiell e sigurisht nuk e dëgjon njeriu përbindësh i cili ushqehet me fatkeqësinë e viktimës. Si mund të lusi vdekjen krijesa që mision të sajë ka jetën. Ja pra, sa e padurueshme bëhet jeta e femrës, kur asaj kërko t'i grabisi dashurinë, kur kërkon t'ja dhunoi trupin dhe shpirtin një qenje barbare. Ajo më parë do të kërkonte vdekjen, por jo orekhen e dhunëshme nga krijrsat monstruoze, bijë të dë keqes. Poetja me forcë të një femre krenare, shpejt tregon se femërat, mund të bëhen viktima për një çast, por ata nuk nënshtrohen, bëhen të pamposhtura nga barbari, gjakatari. Femëra e ka krenarinë e sajë dhe nuk mposhtet
TI NUK MË MPOSHT AS MUA AS ETNINË TIME!
Sa madhështor është ky reagim i një femëre, nëpër mes penës së poetes Alketa Maksuti ,Beqari.
Faleminderit poete për këtë poezi të bukur!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen