Hasan Elshani |
Kur flasim për fatin e ndonjë letërsie të një populil tjetër, duhet të kemi parasysh shumë komponente që mund të ndikojnë në këtë fat. Njëra nga komponente kryesore sigurisht është edhe tradita. Ajo ka ndikim të tradita e letërsinë përkatëse, si dhe të tradita e letërsisë së popullit pranues. Sa më e vjetër të jetë tradita, ekziston mundësi me e madhe për recepcion. Komponenta e dytë është gjithsesi ekzistimi I njohësve, njerëzve që e njohin gjuhen përkatëse dhe letërsinë e saj. Dhe si komponentë e tretë, edhe pse jo e fundit, në fatin e ndonjë letërsie mund të ndikojë edhe vetë inciativa, dëshira e pjestarit të ndonjë kombi që njohjen e letërsisë së vet t'ua transmetojë edhe kombeve të tjera. Si qëndrojnë punët në fatin tonë, në rastin e letërsisë shqiptare të sllovenët?
Sa i përket komponentë së parë tradita e të dy letërsitë, letërsisë shqiptare dhe Sllovene, është mjaftë e rë. Kjo s'ka dyshimi, deri në një masë të caktuar zvogëlonë mundësinë për ndonjë depërtim të thellë të letërsisë shqiptare të sllovenët. Por nuk mund t'i harrojmë edhe disa fakte, që flasin se njëfarë tradita prapseprapë ka ekzistuar. Sllovenët mjaft here kanë filluar të interesohen për shqiptarët.
Posaqërisht për gjuhën e tyre. Për shqiptarët dhe gjuhën e tyre qysh në shemullin e XVIII, për shembull, ka shkruar Anton Tomazh Linharti, fillestar I histori - grafisë sllovene. Në fillim të shekullit XIX gjutha shqipe e intereson edhe gramatilogun Fran Mikloshiqi bile ka shënuar disa libra për ceshtjen e gjuhës Shqipe. Në fillim të shekullit XX sllavisti Rajko Nahtigal ndihmoj albanologun Pekmezi me rasti e shkrimit të gramatikës deskriptive të gjuhës Shqipe. Edhe në përiudhën mes dy luftrash interesimi për gjuhën shqipe të sllovenët NUK është shuar. Indoevropianisti I njohur slloven, Karel Oshtir, në mënyrë intensive merre me studimin e gjuhës shqipe, Posaqërisht me gjenezën e saj.
Me këtë rast si kuriozitet dua të permendi edhe një të dhë e cila flet për interesimin e llovenve për shqipëtarët. Fjala është n për novelën e shkruar "Izdjstvo in sprava" - "Tradhëtia dhe pajtimi" të cilën e ka shkruar shkrimtarja sllovene Josipina Turnograjsak dhe e cila është botuar në revistën " Sllovenska bella" në vitin 1851. Në mënyrë romantikeështë përpunuar motivi i Skënderbeut dhe luftës së tij kundër turqve.Edhe pse ky shembull është mjaft i vetmuar, meriton vëmendje, sepse trgon se interesimi për shqiptarët të sllovenisë i ka kaluar kufijtë e interesimit për gjuhë shqipe.
Interesimi për shqiptarët, e posaqërisht për letërsinë shqipe, u shtua veçanërisht në përiudhën menjWherë pas luftës së Dytë Botrore. Të përmendim vetëm një emër. Ky ishte gazetari i njohur Drago Koshmërl.
Fatëkeqësisht, e tërakjo traditë dhe i tëri ky interesim për shqiptarët, gjuhën dhe kulturën nuk ka mund të vijë në shprehje për shkak të mungesës së komponentës së dytë, pra për shkak të mungesës së njohësve të gjuhës së gjallë dhe mungesës së përkthyesesve. Sepse vetëm përkthimet e veprave të ndonjë letërsie janë fakt se kjo letërsi ka depërtuar në vetëdijen e popullit që e pranon atë. Kjo , mungesë e njohësvetë gjuhës shqipe, sigurisht është pika me e dobët në marrëdhenijet shqiptaro - sllovene. Nëse shŇrbehemi me fakte që na ofron " Sllvenski leksikon novejshega prevajanja " - Leksikoni Slloven i përkthimeve të reja ", i cili ka dalur nga botimi dhe në të cilën gjenden dhe të dhënat se nga cilat gjuhë përkthejnë më shumë se 2500 përkthyes, të cilët kanë përkthyer gjatë kohës së pasluftës , këtu mund të vërtetohemi se drejtpërsedrejti nga gjuha shqipe ka përkthyer vetëm një përkthyes, e ka vdekur në vitin 1963!
Eshtë interesant e dhëna se në librin reprezentues "Shqipterët", i cili para disa kohësh doli nga shtypi në Lubjanë dhe, siç kujtohet, nxiti mjaft polemika krahas dëshirës së madhe që ky libër të jetë sa më komplet, sa më informativ, në të nuk ka kapitull për letërsiinë shqiptare. Kjo, s'ka dyshim, flet edhe për atë, se te sllovenët nuk ka ekspert që mund të shkruajë për këtë problrm. Ose shkaqet janë të tjera?
Dhe tani nëse ekziston një gjendje e tillë, nëse nuk ka njerëz që do të përkthenin dhe do të shkruanin për letësinë shqiptare, atëhere si të njihen sllovenët me këtë letërsi? A thua kjo do të totë se ata nuk e njohin farekëtë letërsi? Gjendja nuk është tragjike! Po mundohemi në të gjitha mënyrat. Kryesorja është gjithsesi që të përkthejmë me ndihën e gjuhës ndërmjetsuese. Kështu, për shembull romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Ismail Kadaresë është përkthyer nga gjuha frenge. Shumica e poezive, që janë botuar në revista e libra tëndryshme, e bile edhe në disa përmbledhje, janë përkthyer nga gjuha serbokrate . Këtu u botua edhe antologjia e poezisë së shqiptarëve" Gjakimet për diellin "Slla po soncu" në të cilën jan prezentuar 25 poet ë me afro 250 poezi. Të themi se përkthimet janë të nënshkruara nga poetët më të mëdhenj siç janë: Janez Menart, Ivan Minat, Tone Pavçek, Severin Shali, CIiril Zlobec etj.
Kështu tani jemi në komponentë mjftë të rëndësishme, të vetëinciativave. Në rastin e letërsisë shqiptare te sllovenët mu kjo komponetë ka qenë vendimtare. Interesimi i shqiptarëve që njohja e letërsisë të zgjerohet dhe në mesin e sllovenëve, ishte aq i madh, sa që u desh të ketë sukses. Dëshira që krahas mosnjohjes së gjuhës, të mundësohet përkthimi, angazhimi i disa poetve për përkthime. Edhe pse kemi ca poezi të përkthyera bukfalisht, gjërsisht të sakta që ua mundësoi poetve sllovenë të krijojnë dhe të rikëndojnë. Me këtë rast nuk duhet harruar edhe punën e madhe të që uinvestua në këtë punë. sido që të jetë, e gjithë kjo punë e shpagua. Tani sllovenët mund të thonë se e njohin mirë poezinë e shqiptarve të Kosovës ,por jo edhe të Shqipërisë.
Ado të thotë se mund te jemi të kënaqur? Mund të jemi por nuk duhet te ngelemi ketu, sepse të gjitha këtyre sukseseve mund t'u bëhen vërejtje. E para është se vetëinciativa tek ne shqiptarët është egoiste. Sepse këtu është prezentuar vëtem letërsia ose vetem poezia e shqiptarve të Kosovës, jo edhe ajo e shqipërisë.
Vërejtja e dytë ka të bejë tregimin e vjetër për njeriun, krijuesi i cili ushqeu një kohë të gjatë me peshq. U desh të kalojë një kohë e gjatë derisa bëmirësi e ndihmoj të peshkojë vetë.
Njeriu nga mundësitë reale e shoh hapjen e vendit të lektorit të gjuhës shqipe në Universitetin e Lubjanës. Nëse është gjetur vend për lektorë të disa gjuhëve që janë mjaftë ekzotike, pse mos te jetë edhe shqipja, mendoj se është e pa mundeshme te mos gjendet një vend për lektorin në gjuhën shqipe.Për të arrit këtë qëllim kërkohet bisedime mesë ministive te dy shteteve të arsimit. Edhe pse dihet që shqiptarët me kënaqësi mësojnë gjuhet e huaja dhe atë sllovene, nuk do të ishte keq që fëmijë tonë tu ipet mundësia që gjuhën e nënës të mësojnë dhe studijon në gjuhën shqipe. Në këtë edhe sllovenët do kishin dobi me zgjidhjen e keti prroblemi. Mendoj se duhet bisedu ne ketë drejtim numëri i shqiptarëve nga dita në ditë po rritet në slloveni tani po lind gjenerata e tretë ketu, në mungesën e mundësisë per të mësuar në gjuhen amë.duhet tentuar të ndërpritet tradita dhe sa më parë të zgjerojm rrejtin e njohësve të gjiheve dhe te shtojmë me vetëinciativë dhe mundësinë për baskëpunim, Unë jetoj mbi 50 vite ,e di se sllovenet janë të gatshëm për bashkëpunim, shpresoj në një të ardhme të shpejt të siqojmë me optimizem më të madh fatin e letërsisë shqiptere te Sllovenet.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen