Montag, 25. März 2019
Falënderim nga zijafeti i bejtexhinjëve
Shkruan: Boksh Baruti nga qyteti Of-la-la
Dje në qytetin Of-la-la, nën patronazhin e mbretit Suxhuk nga Prishtina, më prokurë nga “zëvendës-bajraktari” i fisit, “Shoqata Shqiptare e Bejtexhinjve” mbajti mbrëmje me bejte kushtua vatanlive, ku ishin të ftuar përfaqësues fisesh, bejlerët e xhunglës, pastaj, bejtexhi nga gjithë Evropa e sidomos nga Gjermania, Austria...
Siç lajmërojnë agjencitë e lajmeve, në manifestimin e këtij zijafeti, ku pati gosti me mish n´hell dhe, pasi bejtexhinjtë u ngopën mirë e mirë me mish dashi, më autorizim të posaçëm të “zëvendës-bajraktarit” të fisit që erdhi nga kryeqyteti dhe më leje të “mis-hanëmes” që punon si përfaqësuese e fisit në “çadrën” afër qytetit Of-la-la; Mareshali i I-rë, i ndau dekoratat, mirënjohjet dhe shpërblimet. Pasi mexhlisi ia afroj rezultatet e bejteve, ai në emër të parimeve prej bejtexhiut më të madh i ndau mirënjohjet, dekoratat duke iu falënderuar përulësisht i thirrjeve dhe ovacioneve te të pranishmëve.
-Së pari u falënderua Sekretari gjeneral ( I Flotës së parë të bejtexhinjve), Mareshali i II-të. Ai mori falënderim të dyfishtë si nga Mareshali i I-rë, ashtu edhe nga “Zëvendës-bajraktari” i fisit që kishte ardhur nga kryeqyteti. Bashkë me falënderimin, atij ju nda edhe një fjalor metodologjik si të shkruaj bejte kushtua fisit të ve.
-Gjeneral (Admirali) për administratën e fisit, mori lavdërime nga dy mareshalët për dëgjueshmëri deri në përulje dhe për bejtet e tij në stilin fisnore. Sidomos ky u lavdërua për muhabetin e tij ala-fisnor.
-Mbase rreth sofrës së fisit dhe rreth mishit të pjekur duhej rregull dhe disiplinë, për ketë ishte kujdesur vet Mareshali i I-rë, i cili i falënderoj bajraktarët e paneli. Atyre Mareshali përveç falënderimeve u dha edhe nga dy stilolapsa për të mbajt shënime nëse dikush flet pa rend.
-Gjeneral Majori nga Fisi i admiralit, që tregon përralla për mbretin me (pa)brirë, përveç që u falënderua për bejten e tij, atij ju dha edhe një bashkë lesh të majmunëve të bardhë që t´ua tjerrë shokëve qeleshet e fisit...
-Gjeneral-Majori, u duartrokit gjatë mbase mexhlisi i kishte ndarë shpërblim për bejten e saj.
-Gjenerali i moçaleve, që po e luan rolin e Tarzanit në çdo zijafet të bejtexhinjve, me kravatën shara-shara, u shpërblye si novator i bejteve, sado që ai me bejte ka filluar në moshën gjashtëdhjetëvjeçare pasi një natë kishte pa ëndërr se mund të bëhet Omer Khajami i fisit....
-Më duartrokitje të gjata u duartrokiten të gjithë bejtexhinjtë për lukun e tyre, e sidomos për kravatat klasë. Pastaj, lokët e tyre, shumica të ngjyrosura lanë shumë për t´u dëshirua...
Ajo që i impresionoj të pranishmit ishte prezenca e togerëve veteranë (jo të luftës) që morën pjesë. U tha se roli i tyre si në “luftë” ashtu edhe në paqe është i madh pasi po e ruajnë mirë Mareshalin e I-rë, nga sulmet e fiseve tjera...
Në promovimin e shoqatës kishin ardhur edhe shumë gjeneral, major, kapiten të fiseve tjera simotra që shkruajnë bejte (muhalife), qoftë në Prishtinë, Gjermani, Francë, Austri, Maqedoni...
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen