Haxhi Muhaxheri |
NE DHE LISAT
Rrënjët thellë në tokë
Diellin... Kësulë mbi kokë
Kur lisat e rrisin shtatin
Ne lirshëm e hedhim hapin
Ata i përkund era moteve
E fëmijët tonë... Djepat
Me nillullat e lokeve
Lisat puthin qiellin
Ne lutemi për diellin
Të sotmën dashuri
Të ardhmën lumturi
Ata bartin historine e moshës
E ne kujtimet e trishta
Të kohëve me grip
Tokën e Arbërit
E madhërojnë lisat
Shekujve e zbardhin plisat...
Rrënjët thellë në tokë
Lirinë... Qeleshe mbi kokë
25. 02. 2014
LISAT DHE PLISAT
Askush mund t‘i numëroj lisat
Askush mund t‘i përulë plisat
Me lisat flasin legjendat
Me plisat flet historia
Gjokseve tona
Shpesh u thyen stuhitë
Që t'mos priteshin lisat
E kokën të na e zbardhnin plisat
. . . . .
Disa nga komentet e miqve në FCB
Ismet Aliu:
Lisi e plisi marrin dhe i japin njëri-tjetrit. Dy gjysma që bëjnë tërësinë dhe të dy gjysmat kanë rrënjën në hapësirën prej dheu, dhe sëkëndejmi ndërtohet triniteti Lis (qëndresë, histori) plis, simbol (shenjë identifikues) hapësirë prej dheu (ushqim mitik i rrënjës/ hapësirë e lëvizjes dhe lojës së jetëvdekjes që vazhdimësinë e siguron po përmes këtij triniteti...
Arqile Gjata:
Epika në raportet NE-LISAT-PLISAT(toka) është skalitur me përsosmëri letrare, e zbukuruar me elegancë e me një lirizëm që rrallë e gjenë në poezinë e ditëve tona, ku trinunfon medimi i krenarisë shprehur me shumë art poetik! Mendoj se e meriton të thuhet POEZI MONUMENTALE!
Rrahim Sadiku:
Lirikë përplot simbole, mbi pathyeshmërinë e krenarinë, trashëgiminë e ardhmërinë, që shfaqur përmes lisave e plisave, lidh kohë e shton ndjenjën e besimit dhe të qenies shqiptare, që lidhet me vendosmërinë për të jetuar në liri. Sepse:
...shpesh u thyen stuhitë
Që t'mos na priteshin lisat
E kokën të na zbardhnin plisat...
Fran Ukcama:
Poezi që me shumë se njëmijë ligjerime flasin madherushem per karakterin dhe vyrtytetet e shqiptarit. Lisat e Plisat me rrenjet tona te ekzistencs... Poezi qe percjellin qendresen dhe atdhetarine ne shkallen siperore... Nje kenaqesi estetike per t`i lexuar keto poezi filozofike.
Pal Sokoli:
Trekendesh i bukur metaforik, Lisa, Gjoks dhe Plisa.
Myrzeta Mara:
Me pak rreshta percillet gjithe ai mesazh-mesazhi i mbijeteses dhe i perpsektives! Vertet nje trekendesh barabrinjes me tre simbole jetesore! Urime poet!
Miho Gjini:
Thjesht dhe bukur i ke paraqite simbolet e krenas e te qenies njerezore, i nderuari mik-poet!
Hajdin Morina:
Lisi, plisi, rrenja e tij perzier me gjak e dhe ilirian- ja biografia e Shqiperise sone...
Gjon Rroku:
Poezi me mesazh te qarte. Egzistenca dhe vazhdimsia e kombit jane dhurate e lisave e plisave. Metafora e perdorur ja rrit forcen shprehese cdo vargu. Krijime te tilla i vlejne nje publiku te gjere, me vlere veçanarisht per brezin e ri. Suksese i nderuar poet!
Myzaljen Hoxha:
Emocion që ka gjetur mendimin e thellë, dhe mendim që ka gjetur fjalën e latuar, për ti dhënë udhë meditimit dhe veprimit njerëzor...
Lumo Kolleshi:
Thjeshtesia i jep force simblolikes ne keto dy poezi,ndersa vete simbolika e ben te hijshme thjeshtesine.
Hamit Taka:
Sa bukur qendrojne keto vargje perballe mijra vargjeve me dashuriçka pa asnje kuptim, lodra fjalesh, qe pelqehen vetem nga grate, te cilate vrasin kohen me komente bajate!
Agim Gashi - Drenica:
Haxhi, ti na vjen rrall me vargje, por ato i ke margaritar. U kenaqa duke I lexuar poezit tuaja dhe, thene te drejtën, ne kete kohe po kemi pak mundesi te shijojme vlera. Vargjet tuaja i karakterizon nje rrjedhje e natyrshme dhe e kristalizuar mjeshterisht me figura, simbole e krahasime qe janë ushqim shpirti për lexueait. Uroje qe te na vijsh me shpesh perla te tilla.
Agim Metbala:
Haxhi, më impresionuat me vargjet e poezisë "Ne dhe lisat". Mjeshtërisht të thurura e biologjikisht të lidhura, duke krijuar një simbiozë të mrekullueshme...e mbi të gjitha, te ndertuara mrekullisht me figura te qrlluara...
Kujtim Stojku:
Me lisat flasin legjendat
Me plisat flet historia...
Gjuhe e paster metaforike... Lisat qe mbijne dhe popullojne nje pyll ose zabel te ri... Toka qe cahet kur mbijne filizat na hedh ne mitet dhe legjendat e lashta... Plisat qe jane gjuha e historise....figure artistike dalluese per nje komb qeeedhe kjo sipas mendimit tim lidhet me perendite e lashta te historie...
Ermira Guza:
Mrekullisht e bukur ne vargje, edhe pse nje stil i vecante i perdorur nga ju, nje paralelizem shume i bukur midis rizgjimit te natyres dhe te shpirtit. Keto vargje me arome pranvere, me erdhen si mesazh i dashurise dhe i jetes.
Musa Jupolli:
Lisi e Plisi, Tokë e qiell, dashuri e ndriçim i t'ardhmës sonë!
Një këndim historie, një këndim shpirti! Vargje që mësohen dhe recitohën n'aromë arbërie!
Sabit Abdyli:
Lisi, lisave e pliasave te vete ua di dhembjet, rritjen, te kaluaren, deshirat ...!
Ismet Tahiraj:
Gjithëçka rreth etnisë sonë dhe truallit ku i kem rrëjët. Përgezime poet!
Brahim Avdyli:
I lexova disa herë dhe të lumtë, Haxhi!... Vargje të qëlluara...
Fehmi Berisha:
Për sot më mbushe qenjen mik. Të lumtë për motivin, ritmin dhe gjuhën poetike!
Nikoll Ulndreaj:
Nje lum poetik i rrjedhshem dhe i kristalte... Pergezime!
Mehmet Rrema:
Dy nga simbolet përcaktuese. Sa më lart e hedhin shtatin, aq më të thella i kanë rrënjët në tokën tonë. Sa më shumë mbështetem në tabanin tonë aq më të fortë e të patundur, jemi.
I bardhë plisi mbi kokë, e bardhë faqja e shqiptarit. Faqja e bardhë cilësi dhe detyrë e çdo shqiptari. Atë çast që nuk mbështetesh në truallin e të parëve, atë çast edhe faqja nxihet.
Urime poet, për këtë perlë-poezi që i shtohet fondit të poezisë shqipe!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen