Sonntag, 17. März 2019

Poezi nga Vaid Hyzoti (2)

Vaid Hyzoti


PUTHJA E PARË

Ishte aq e shkurtër; vetëm pak sekonda.

Ishte e plota me vlerën e puthjes... 
Ndonëse e dhënë me gjysmëdëshirë
Dhe gjysmën tjetër ia vodhëm druajtjes.
E ndjeva veten të humbur brenda zemrës.
Frymë mora thellë me poret dhe flokët.
Veç nje çast të vetëm se pastaj u meka,
I gjallë pa zemër, pa...kapak të kokës! 
Herë ndihesha fajkua të sulmoja qiejt, 
Herë si fosile e pagjetur akoma.

...kanë kaluar vite. Ajo më vjen shpesh

Puthja më e shkurtër - veç në pak sekonda.

Më ndjek, drithëron dhe veten e humb,

Paçka se shumë puthje dhashë ne jetën time.
Mbeti krejt e njëjtë, si e kuqja Onufrit.
Ndërsa te tjerat... vetem retushime!



MOS U RRIT SHPEJT


Te jane sulur mtonjesit e sexit te te rrisin, vogelushe

Dhe çdo dite nga nje shtrese te shtojne ne taka,
Ti hutohesh, te pelqen dhe ben kujdes,
Te mbash rradhen: here e majta e here e djathta,
Se nje shtrese me pak ne anen e nje take
Do te te kthente sakate!

Duan bukurine e shtatin tend,

Te zgjatesh me deshire e t'i afrosh tek puthja.
Ndonese me vone copeza lekure
S't'i mbulon buzkuqi dhe asnje tonim
Lekure e tyre do te mbetet tek buza.
Dhe fryme e epshit do te zbrese ne gushe
E do sulet ethshem gjoksit te forte te mishte,
Do harrojne atje dhembet edhe thonjte,
Dhe do te levdojne:
Ah, ç'gjoks i fildishte!

Ti do te hutohesh dhe me s'do t'i njohesh,

Do t'u bjere fytyra dhe fjala e perkore,
Duart krejt ne jermi do t'i çojne mes kofshesh,
Te brendshmet e tua t'i grisin me dore,
Veç atje qetesohen, ashtu kafsherisht,
Rritja jote matet
Vetem me dy gisht...

Dhe ti do te zgjohesh nga nje ulerime,

Do te heqesh takat,
Do vraposh e zbathur...
Bukuroshe vogel, eshte e veshtire rritja,
Ne nuk vjen natyrshem
Nga njerez te dashur!



JANE TRI VAJZA


Janë tre vajza, që s’i quan të vogla,

Por edhe të rritura nuk janë ende.
Të zbresë natën e vonojnë
Te hyrja e pallatit çdo mbrëmje.

Janë tre vajza që sapo kanë filluar

Vetullat t’i heqin nga një çikë
Edhe thonjtë ti ylberojnë,
Edhe tonet t’i derdhin tek sytë.

Zëulët bisedojnë tek bëjnë deshifrimin

E fjalëkroseve të vështrimit të djemve
Pastaj shpërthejnë në qeshje të bujshme
Duke veshur pemët me gjethe.

Ashtu përskuqur nga përvlimi i moshës,

Për “atë” të ndjejnë kanë zënë.
Gishtat i kanë mbushur me unaza,
Çudi që në bel nuk kanë vënë

Paçka se xhinset shkurtohen çdo ditë

Ankohen bluzat nga i gjoksit brufullim…
Vajzat këdo ngacmojnë me vështrime
Çdo mbrëmje, në hyrje të pallatit tim.

Përkitazi i shoh, veç lehtë i përshendes,

Tek sa para tyre shkoj nxituar.
Se jam kaq i ri tu jap këshilla,
Jam kaq i vjetër për t'i dashuruar


New York, 2007



GJETHJA E EVES


Shekuj me pare u vendos ne menyre te prere

T'ia hiqnin gjethen Eves.
Mbase pse rronte fare pak,
Vetem nje stine eshte jeta e gjethes.
E çuditerisht nisen lufterat per nje gjethe.
U shkretuan shume plantacione me peme.
Ta zevendesonin u shpiken fabrika e firma moderne,
Vetem te ndertonin nje gjethe te rreme.
Vendosnin te tjeret-
Kurre nuk pyeten Even.
Ajo vazhdon

Te perdore ...gjethen



DASHURIA


Ke zene vend dhe nuk luan nga syte e mi...

Shoh drejt e me behesh drite,
Shoh majtas e djathtas - me kthehesh ne gjemb...
S'ka mjek te marre pergjegjesine e operimit,
Me thone: mbetesh qorr
E perjetesisht te dhemb!
Perjete urdheron syte çfare te shohin,
Ne gabojne, je gati t'i nxjerresh me thike!
Nuk pyet se vitet e mia po shkojne, 
Ani, floket le te thinjen, te bien,

Ti mbrohesh me qerpike!




VAJZA E ENDRRAVE


Kurre mos ardhte,

Kurre ma e pafsha,
Vajzen qe me vjen ne enderr!
Ka vite qe e rris
Per nuse e stolis
Dhe veten zgjedh dhenderr!

Ndjej fort ta dua,

Krejt i perhumbur,
Syve plot drite...
Ne ardhte-medet,
Nje shuk erresire

Do m’i mbylle syte!




DY FIJE FLOKU


Dashuri s'kam bere dhe mbase gjithe jeten

Nuk do te shkoj me vajzen qe kam dashur vertete.
Se njeriu vetem nje here dashuron me te gjithe indet,
Çdo flirt e dashuri tjeter
E plote s'do te jete.

E ruanin nen qerpike ata qe e donin

Nena dhe vellai i saj aq i mire.
Atehere s'kish motele,
S'gjenim shtepi ku te shkonim.
Nga pengu akoma i kam floket e nxire!

Por veç nje here, nje here te vetme

Floket me gishta ia kreha e ledhatova...
Dy fije-hajmali me mbeten ne duar,
S'i treta, i shterngoja
Te beja shenjezat ne molleza!

Te nesermen s'e di ku shkuan ato dy fije floku,

Kishin hyre ne damare, ne arterie dhe vena,
Prej tyre patjeter kam sistemin nervor,
U bene gershete, a doreze
Ku rri e varur zemra!

Dhe po iken jeta dhe ende akoma

Asnje vajze s'i dhashe perkedheli te plota!
Doja t'i llastoja,por shume nuk i ndjeja
Nuk me linin floket
Mbetur neper molleza.

Floket e saj kam shenja te gishterinjve,

Ne dhe do t'i marr. Dheu kurre s'i tret.
A do me hape varrin per nje llastim te plote?
A do vije te marre

Veç floket e vet?




NATE


Eshte nate e sterrte, nje qiell i bere pis,

Kulshedra me rete mbi koke na leviz.

Eshte nate per ne, qe kemi nje te fshehte,

Gezojme erresiren, gezojme per rete.

Por krejt papritur nje blic a vetetime

Dhe qielli s'dashka te ruaje dashurine!

Me mire mbi krye te na binin rrufete!

Te shkrumboheshim ne, veç jo ndjenje e fshehte!




SI MUNDESH?


Kaq kohe qe syrit tend me hapesire te pafund, nuk gjendem une...

Nuk jam as i mbytur, as leshterik, as peshk, as sterkale apo nje tape mbi det...
As syrin s’e hap. Nuk me fal asnje shkulme.
Je kthyer nje det qe hesht!

Hapma syrin!


Te shoh pafundesi te hapesirave,

Te shoh qiellin si çdo dite lahet atje.
Ne bote ka dete te shumta,

Ne bote asnje det... nuk fle!





ESHTE NJE VAJZE...


Tere jeten time me ndjek nje vajze qe ende nuk e njoh,

Me lane syte, me fal nje enderr, me vesh me kujdes...
Me urdheron te flas i qete, te jem i vemendshem,
Te fsheh emocionet kur flas e qesh,
Me sugjeron si te qeth e kreh floket,
Ajo zgjedh ngjyrat e zerit dhe veshjeve,
Tere jeten e ndjej prane dhe kurre nuk e shoh,
Bejme dashuri, por kurre me prekje...
Me ndjek nje vajze tere jeten time, 
Per cdo gabim me shungullon fort si kembane tek kisha.
E dua te jem gjithnje ne syte e saj,

Perndryshe...perndryshe, tek te shumtit do isha!




KISHA NJE VAJZE...


Kam patur nje vajze qe pinte cigare

Dhe çdo dite me ftonte ta pinim bashke...
S'ishte nicotine cfare mbanim brenda,
Se tymin e merzise e nxirrnim jashte...
Kam patur nje vajze, si cigare qe per mua
Me digjej buzeve. Kthehej ne zjarr...
Kam patur nje vajze...mbase cigaren ka lene,
Tani ndjej nicotinen e cigareve te saj!

New York 2016




AJO, ME E BUKURA...


Nuk e di  perse nuk i urdheroj kembet e mia,

Me cojne ne fashion avenue, ku jane dyqanet e modes,
Ku floriri dhe diamantet te verbojne pas xhamave...
Ne Manhatan paskan ardhur te gjithe me te bukurat e botes,
Qe te permbushin deshirat ne xhepin dhe ne krahun e te dashurve!

Po xhepave te mi i jane grisur astaret

Dhe ajo me e bukura qe doja  eshte martuar larg me nje te pasur.
Ajo kurre s’e dinte (s’guxoja t’i thosha)
Kisha frike nje “Jo” ndaj e doja ne heshtje,
Sepse tinezisht e ruaja te dashur!

E kujtoj kur iku me avion dhe s’u kthye me,

Me mbeten syte ne qiell e frymoja thelle...
Ta shihja njehere,vetem ta pyesja,
Pati tronditje ne fluturim nga ajri qe thitha,
Thua frymemarrjen time ta kete ndjere?

Ah marrezi qe nuk po me le nje jete,

Per me te bukuren gdhendur ne syte e mi!
Ma “blene” te enderruaren, duhet ta kene veshur e stolisur,
Jam i vetem dhe ne sy
Po rritet...nje selvi!



M'I MORE TE GJITHA...


Nje jete enda endrra, ngjalla perfytyrime per vajzen time qe desha

E te gjitha t'i fala, si te vetmen hajmali te fshehur thelle ne veten time.
Trupi mu pershkijendua nga dritat e deshirave te çmendura,
Gezoja gezimin tend dhe tretesha ne enderrime.

Nje jete endrrash per ty, qe ishe persosmeria per mua.

Per dashurine time, se vetem nje jete me eshte dhene.
Por ike, me humbe, u fshehe, u trembe,
(Donkishotet sot me gure i zene).

Te kerkoj dhe s'te gjej. E pafundme qenka bota.

Te pakten te me ktheje ato te miat perfytyrime.
Asnje avokat s'merr persiper çeshtjen pa prova
Dhe une vazhdoj te vuaj vetmine time.

Te gjithe vajzat qe shoh dhe takoj ketyre diteve

Nuk kane as kembe te drejta, as kofshe per hamngjitje.
Kembet i kane vetem dy lopata,
Qe i sherbejne udhes per vozitje.

Nuk me bie ne sy te kene gjokse te forte a te plote,

Vetem dy qeska plastike te fryra.
Thjesht per qumeshtin, thjesht per ushqyerje,
Nese te nesermen kane fat tek femija.

Nuk i kane as te fryra, as elipsoide,

S'i kane as te hijshme formen e buzeve.
Pse t'i kene? Vetem ne babezitje,
Kur jane te uritura ne pastrimin e lugeve?

Dhe syte...Tek asnjera nuk shoh veshtrimthella,

Asnjera si ti nuk sheh ate qe s'shihet kurre.
Dhe vete di te shoh vec deren e shtepise
Dhe autobusin qe me çon ne pune...

Ndaj shfaqu, me rikthe gjithcka qe me more.

Me jep rinine, me jep mua jeten.
Ktheju te tjerave bukurine vajzerore.

Veç ti per mua vesh boten me te verteten.



I DROGUAR

Sapo të prek më merret goja

Si të kem pirë një kupe hashashi. 
Se prapthi lajmet transmetoj,
Zhurmues antenash që ka Dajti!

Të ngjis tek vetja të puth fort

Në gushë, në buzë, në sy e faqe
Krejt ç'akorduar - ah, ç'superdozë
Patjetër prej marihuane!

Ti fergellon, s'të mbajnë këmbët, 

Si bisk i njomë rrëqethet shtati...
Mua më vjen si drogë e fortë
Kolumbiane, jo ... Lazarati.

Lekurës të bulëzon vesa,

Shegët e gjoksit shpërthejnë kokrriza.
Marramendja vjen tunduese,
Efekt i plotë nga kokaina!

Gremisem te vdes në humnerë-

Se s'ka më bukur tjetër vend!
Se ç'hungëroj, rënkoj e flas
E di qe kurrë s'do t'i mbaj mend.

...çudi, më pas hap sytë ngadalë,

Fillon del droga, vjen frymarrja.
Si filozof e them me bindje
Drogë merr vertete kush s'ka të dashura!

2017



NJE DITE DO TE BEJME DASHURI

Nje jete qe duhemi dhe kurre s'beme dashuri,
Dhe tani jemi prej vitesh larg njeritjetrit.
Prape besojme se nje dite do te dalldisemi,
Aq sa te shterrojme ujin e detit.
Besojme se kur te piqemi pas 10-20 vitesh,
S'do kemi turp te puthemi a te shkojme ne hotele,
Ndonese une me karroce invalidi mund te jem
Dhe ti shoqerues shkopin do kesh me vete.
Do prekesh karrocen e do thuash: ç'makine e bukur,
Ti gjithnje ne zgjedhje ke patur shije!
Une do perhumb buzeve te tua te mishta,
Ndonese do jene rreshkur si stafive.
Dhe doren do shkoj te prek thithkat e gjinjve,
I kujtoj gjithe leng si manaferra.
Sepaku t'i prek, se per t'i thithur
Kam frike se me bie proteza.
Por thithkat turperohen nga dora ime,
Jane bere njesh me gjoksin e rrine kokeposhte.
Veren e endrruar qe atje do te thithja
E paskan derdhur...kane mbetur bosh.
Me thua se je ende e virgjer,
Si mua qe nje jete jam ne pritje.
Te afroj ne mekat dhe ti je e bindur,
Je e plota qe me jep nxitje.
Je e plote tani si atehere,
Kur ndodheshim prane rreqethte gjithe shtati,
Tani, per dreq, e ndjej nje therrje,
Pse erdhi kur nuk duhej prostati?
Me etjen e viteve sulem drejt fundbarkut,
Ti dridhshem me thua: E ke kot qe nxito!
Kujtoj te vetmin rast qe kemi patur,
Kur me ndalove: "Jam me ato...".
Dhe s'kemi ç'bejme, veç nje perqafim
Dhe nje premtim te duhemi perjete..
Ty te pret mbesa dhe mua nipi
Te na kthejne ne jeten e vertete...

New York, 2014



SYMBYLLUR

Kaq vite dhe akoma e zhveshur
Me shfaqesh ne sy...
S'je xheloze, por kur shkoj me ndonje tjeter,
Ti hop-aty!
Me syrin me rremba te blerte,
Me qukat-pluhur kanelli mbi embelsire,
Me nishanin mbi thithken e njerit gji,
Me poshte-ah purgatori!-qe me kthente te dlire!
Me shfaqesh, me huton dhe gjithnje me duket,
Se bej dashuri me ty, ndonese eshte tjeter femer!
Mbyll syte mos te shohin, nuk e nxjerr sekretin,
Se burri ne jete veç nje vajze mban ne zemer!
Dhe pse kaq vite qe s'po takohemi,
Une fshehtas sekretet i ruaj si burre i matur...
Vec s'di kur do vish, mbase para se te çmendem,
Veç te bej dhe nje here
Dashuri syhapur!



STJUARDESAT

Stjuardesat i zgjedhin nga qielli.
Me qiell i veshin.

Dhe syte e kalter,
Dhe zogu ne bluze, 
Ne jaka dhe menge...
Ne qiell i moren
Qiellit i lene.

Stjuardesat jane te bukura
Dhe cdo udhetim e bejne te lehte.
Se jane te buta e te embla ne buzeqeshje.
Me te gjithe burrat bien ne dashuri,
Te gjitha grate i shohin si modele.

Stjuardesat i shkurtojne udhetimet.
Dashurite e rralla jane aq te shkurtera.
Zbret ne toke dhe...s'sheh vajza te bukura!

Nga merzia, nis filozofon:
Sa e shkurter,
Nje udhetim me avion qenka jeta!
Plot shprese per jeten tjeter ne qiell, beson,
Se atje lart ka...stjuardesa!

2012



DIKUR DO TE ME DALE VERA

Me fton te pijme nje gote vere,
Pastaj dhe nje, dhe nje...deri ne dehje,
Kjo vajze ne klub te nates sonte,
Ne gjirin tim kerkon prehje...
Dhe une pi krejt i perkore,
Edhe pa peshk dhe fruta deti,
Kur ke nje vajze dhe nje gote,
Veçse per mbare te merr shendeti.
Dhe kurre nuk dehem, ndonese pi
Nga vererat e botes, me te mirat,
I jap asaj perkedheli,
Me pas, me pas i ngop deshirat.
Dhe iken vajza e panjohur
Ngopur me mua dhe me veren...
Une jam student, ne zbor, ne Droje,
Me tjeter vajze qe me dha dehjen...
Me vere te cilesise se dyte
Te nje qyteti jo shume me emer.
Ajo kish flutura ne stomak,
Qe me flatronin mua ne zemer.
Por kishim afer dhe te tjere,
Ish koha kur denohej puthja...
E prekja lehte (oh, lengezonte!),
Si mund ta ruaja nga ato flutura...
Edhe kuptova qe  jo nga mollet
Ne bote u shtuan Adamet dhe Evat,
Vetem nga vera dhe perndezja saj,
Njerezimin e krijuan vreshtat.
Dhe fergellonte ne proteste
( Ish koha kur denohej puthja),
Ndaj mbeta jetesisht i dehur
Dhe ate vajze ...do ta humbja!
Por nuk me eshte ndare akoma,
Me vjen  gjithnje me gote vere.
Dhe nje mije vajza te takoj,
Vetem ajo me jep dehje. 
Dhe kur te iki nga kjo jete
Dhe krimbat te ngopen me mua...
Do behem esell, varri do hapet,
Krimbat e mi do behen flutura!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen